Çfar tha kongresisti republikan, Dana Rohbacher për marveshjet e imponuara të diktatorës Ashton, mes Thaqit e tadicit ?

0
701

“…Me marrëveshjen me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj, thotë kongresisti republikan, Dana Rohrbacher. Sipas tij, marrëveshja nuk sjell paqe afatgjate në rajon. Në favor të kësaj do të ishte rregullimi i kufijve, thotë Rohrabacher. Të pranojmë se Kosova nuk ka marrë absolutisht asgjë për atë që ka dhënë. Ajo çfarë ka dhënë është e drejta për të qeverisur pjesën veriore të vendit dhe dy komunitetet brenda tij. Kosova nuk kanë fituar sovranitet, përkundrazi. Kjo marrëveshje minon kërkesën e Kosovës për sovranitet, sepse nuk i jep autoritetin për të ushtruar sovranitetin”!

 

Rohrabacher flet edhe për ndryshimin e kufirit. “Po, ndoshta edhe në pjesë të tjera, por kryesisht në Luginën e Preshevës. Do të mund të bënin një shkëmbim të barabartë të territoreve dhe të popullsisë nëse do të pajtoheshin për rregullimin e kufijve. Por, në vend të kësaj, kanë marrë asgjë, zero. Tani, madje, nuk mund të dërgojnë as policinë në pjesën veriore të vendit, nuk mund të dërgojnë ushtrinë e tyre, nuk do të kenë gjyqtarë që do të zgjidhen nga qeveria e tyre; ata do të zgjidhen nga serbët në veri. Kjo është humbje e madhe e sovranitetit për Kosovën…”!

 

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

 

Para do kohe Christian Schwarz Schiling, ka adresuar kritika të ashpra në adresë të BE për shkak të përjashtimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave. Në një intervistë për gazetën gjermane Bild vlerëson se. “… heqja e vizave për Serbinë është turpi më i madh i BE deri më tani – me këtë veprim BE po shpërblen vrasësit e Srebrenicës, që kryen gjenocidin më të madh pas Luftës së Dytë Botërore…”

 

E zgjodha për hyrje deklaratat kongresisti republikan, Dana Rohrbacher e zotëri Christian Schwarz Schiling, sepse po jetojmë në një ambient ku fjala e vendorëve nuk ka efekt pa u than ajo nga e të huajt. Këtë e vërteton edhe një deklaratë e një deputeti i cili me një rast e kishte lutur një të huaj në Kosovë, qe ta shtronte një çështje të caktuar, sepse nëse kjo nuk shtrohet nga të huajt nuk kalon në kuvend! Ky është serviliteti tipik i robit politik që nuk po mund të lirohen nga mentalitet autonomist i kohës së regjimit të ish-Jugosllavisë.

 

Këtë se po jetojmë nën huntën e një sundimi  diktature të huaj që sundon përmes vasalëve vendor, e vërtetojnë edhe shumë fakte tjera mes të cilave  edhe emërimi i Presidentit, Kryeparlamentarit, Kryeministrit, Ministrave dhe deri te Drejtoret e Drejtorive qeveritare nga ana e ambasadave të huaja, me të njëjtin shabllon që janë emërua Vezirët, Pashallarët e Agallaret nën sundimin osman dhe Presedniket e Naçellniket në kohën e sundimit jugosllav.

Nuk ka dyshim se Drejtori i Drejtorisë të Shërbimit  Informativ të Zbulimit është pozita më  neurologjike e një shteti, sepse ka të beje me zbulimin paraprak të tëra përgatitjeve të rreziqeve që i kërcënohen një shteti para se ato të ndodhin. Pastaj vjen pozita e Ministrit të Mbrojtjes, Komandantit te Forcave te Armatosura, Ministrit të Brendshëm, Ministrit te Drejtësisë dhe Drejtorit të Policisë. Janë këto pozita kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e  vendit, dhe që do të duhej të ishin pushtete në duar te Presidentit të shtetit, për mes te cilave do te arrihej siguria e jashtme dhe brendshme si dhe do te kontrollohej zbatushmëria e kushtetutës dhe ligjeve nga të gjitha instancat qeveritare. Ndryshe si ka mundësi qe qeveritaret e korruptuar ti kontrollojnë varësit e tyre qe i emërojnë dhe heqin vet ata. Si është gjendja e tanishme me praktik, kur Kryeministri i emëron ata që duhet të kontrollojnë atë dhe qeverinë e tij. Kjo e vërteton se te gjitha shfaqjet publike të zgjedhjeve  ishin e janë vetëm një farsë pseudodemokratike.

 

Sikur t´a kishim pyetur, psh. Drejtorin e AIK-ut se sa ka Ai njohur mbi rrjetin e shtrirë të spiunazhit të KGB të Bashkimit Euro-pian  dhe të KGB të ish Bashkimit Sovjetik në Republikën e Kosovës, kush janë Bosat, Rezidentët dhe agjentet e tyre e si veprojnë ata, Atë do ta venim në një siklet të vërtetë, sepse AIK-u me Ligjin për AIK e ka të ndaluar kontrollimin e veprimtarisë së shërbimeve të huaja të spiunazhit në vendin ton. Kjo do të thotë se  detyra kryesore e AIK është merret  me spiunimin e shqiptarëve  nga shqiptarët  në interes  të shërbimeve të  e huaja. Spiunimin e shqiptarëve  nga shqiptarët  në interes  të shërbimeve të  e huaja është dukuri edhe në shërbimet tjera te inteligjencës në strukturat e sigurisë. PSH. më shumë observohet e spiunohet Lëvizja Vetëvendosje se cila do Ambasadë e huaja në vendin ton. Më gjerësisht në ketë temë do të merrem ndonjëherë tjetër, sepse tani këta shembuj  i përmenda  vetëm sa  për ilustrimin e gjendjes në të cilën gjendemi realisht.

 

Ti kthehemi debatit të zhvilluar në javën që shkoi në Kuvendin e Republikës se Kosovës për Marrëveshjen Ashton – Daqiq – Thaqi . Përbërja e këtij  Kuvendi  dhe vendime të tij, që nga miratimi i Planit të Ahtisaarit e deri te miratimi  i Marrëveshjes Ashton – Daqiq – Thaqi,  për kufizimin total të sovraniteti të Republikës së Kosovës në veriun e saj, dëshmon se  Kosova me nuk është Republike Parlamentare, por Autokraci Diktatoriale e Brukselit, që zbatohet përmes të vasalëve  të korruptuar, në krye të pushtetit të tyre të instaluar, diku me emërime e diku vjedhjen e votave. Skena politike  e këtij parlamenti  artificial përbehet nga  tri Parti Politike:

 

1)                   Partia e Ahtisarit  e cila përbehet nga  të gjitha partitë politike që kanë heq dorë nga programet e veta dhe janë bashkua në programin i cili del nga Plani i Ahtisaarit;

 

2)                   Partia e Deputetëve të minoriteteve me vende të rezervuara (që as formalisht nuk kalojnë nëpër procesin e zgjedhjeve)  me të drejtën e vetos bllokuese dhe

 

3)                   Partia e Lëvizjes Vetëvendosje që paraqet opozitën e vetme reale brenda Kuvendit  të pushtetit të huaj vasal në vendin ton.

 

Tani kur edhe  de jure po vihen bazat juridike të Republika Srbska në veriun e  Kosovës  dhe e cila me Prishtinën ka raporte konfederatave, sepse ka policinë e vet (paramilitare)  monedhën e vet (dinarin serb),ushtrinë e vet (çetnike), dhe politiken e jashtëm të vet,  Republika e Kosovës ka me ju nënshtrua një rikolonizimi të ri me IZBEGLICAT SERBE nga krahina e Kinit dhe  me serb çetnik nga BeH si dhe nga vet Serbia. Ky rikolonizim ka me u akordua me heqjen e vizave të BE  për shqiptaret e Kosovës. Dhe kur rinia shqiptare të dyndet masovikisht  në drejtim të perëndimit, do të arrihet plani i Millosheviqit dhe Sheshelit për ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë të Kosovës.

 

Ky rikolonizim i ri i Kosovës me serb nuk mundet të ndalet me lutje as në kisha as ne xhamia dhe as me kukuvajka se “mbaruam”! Por, duhet organizuar rezistencë aktive e energjike  që kjo mos të ndodh! Para së gjithash  duhet bashkuar forcat  veprojnë me Program Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit, sepse ato nuk  kanë kur far arsye me veprua si të ndara.  Për t´u bashkuar Shqipëria, është kusht i domosdoshëm që se pari të bashkohen shqiptaret mes vet! Partia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partia Socialiste e Kosovës  vetëm u bashkuan në javën që shkoi.

 

Atyre  tani duhet të ju bashkohet edhe Lëvizja për Bashkim edhe LPK dhe se bashku me Aleancën Kuq e Zi duhet të krijohet Aleanca e Bashkimit Kombëtar, ku këto subjekte do të   bëjnë një bashkim në Program Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit, pavarësisht se a do të veprojnë në formacione aktuale apo do të shkrihen në tersi në një Lëvizje për Pavarësi Kombëtare. Kjo vlen edhe për formacione të tjera patriotike që i kanë të njëjtat synime. Udhëheqjet e këtyre subjekteve duhet te bashkohen ne një Kuvend si udhëheqje e përbashkët ndërsa kryetaret e tyre duhet të krijon  një Kryesi që do të udhëheq me këtë Kuvend të Bashkimit si udhëheqje kolektive me çfarë do te evitohen fërkimet mes prijësve koprrac për bajraktarizëm.

 

Pra, zgjedhe ka nëse ka vullnet për bashkimin e forcave. Historia e ke vërtetua    se sa herë që shqiptarët kanë arritur te bashkohen e kanë shtyrë  procesin kombëtar përpara. Do të thoja për fillim se është mirë që të gjithë ti përgjigjen thirrjes së partisë VV për ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes antishqiptare Ashton – Daqiq – Thaqi, sepse ajo është e tillë,  pikërisht si e përshkruajti  ne seancën e kaluar ne Kuvend,  Deputeti Afrim Hoti!

 

Shkruan: Abdullah Prapashtica

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu