Çfarë bisedoi Mijallkovi me Xhaferrin dhe Thaçin

0
921

Musa Xhaferi

Në kundër të materialeve të tjera të përgjuara dëgjohet edhe biseda midis shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov me zëvendëskryeministrin dhe zyrtarin e lartë të BDI-së, Musa Xhaferri dhe me kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi. 

Në bisedën midis Mijallkov dhe Xhaferrit dëgjohet se si ata bisedojnë për të vendosur kontroll mbi Gjykatën Administrative dhe ku si çështje e ngritur është një gjykatëse. Ata në këtë bisedë caktojnë një takim ku do të bisedojnë për çështjet midis tyre.

“Duhet të takohem me Abdulaqim Ademin dhe të shohim pastaj”, thotë zëri i Xhaferit, duke kërkuar një shërbim prej Mijallkovit në Gjykatë Administrative për një rast në Dollnen.

Mijalkov i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese dhe merren vesh të shihen më vonë.

Më pas u lëshua edhe një incizim për të cilin LSDM tha se është mes Menduh Thaçit dhe Mijallkovit.

“Kam një kërkesë urgjente. A mund të votoni për ne në KSHZ për Strumicën”, thotë zëri i Mijallkovit.

Zëri i Thaçit i garanton se menjëherë do të rregullohet kjo punë. Më pas LSDM lëshoi incizimin e bisedës për të cilën thonë se është mes Thaçit dhe anëtarit ët KSHZ-së Bedredin Ibrahimi, ku kërkon që Ibrahimi të votojë në favor të VMRO-DPMNE-së. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu