Çfarë dëshmoi Ismet Arifi në “Bllaca 2”

0
1128

Prishtinë, 9 mars – Një arsye e kishte shtyrë Ismet Arifin që të dilte deri në korridorin e banesës së tij në natën e 3 nëntorit të vitit 1999, kur tre persona i kishin trokitur në derë, nga bindja se nuk kishte raporte të këqija me dikë.

“Kur trokitja u dëgjua në derë, njëherë doli djali, pastaj doli gruaja, e pastaj dola edhe unë”, ka treguar anëtari i LDK-së të premten, në Gjykatën Supreme, gjatë vazhdimit të dëshmisë së tij për vrasjen  në tentativë ndaj tij, për të cilën tash po akuzohen Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla.

Arifi u është përgjigjur pyetjeve të Ilaz Kadollit, avokat i  Sadik Abazit, dhe Tahir Rrecajt, avokat  i Fahredin Gashit.

“Në të dalë pas djalit dhe gruas në korridor ata më pyeten: a je ti Ismet Arifi”, ka kujtuar ai. “U thashë: Po. Ata më thanë që jemi të Shtabit të UÇK-së dhe më kërkuan që të shkoja me ta, por unë refuzova. Unë refuzova, sepse isha i bindur që s’ishin të UÇK-së”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu