Çfarë do bëjë Blloku nëse PDK e bllokon seancën konstituive? Presin ca ditë dhe veprojnë vet!

0
700

blloku_collage

Nëse Partia Demokratike e Kosovës nuk do të thërras seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Blloku LVAN nuk do të qëndroj duarkryq. Brenda Bllokut janë duke u diskutuar disa ide se si të veprohet nëse PDK do të vazhdoj me këtë bllokadë.

Një zyrtar i lartë i Bllokut i ka thënë Gazetës Blic se kanë disa ide se si të veprojnë. “Nëse PDK nuk do ta thërras seancën deri ne fund të javës së ardhshme, atëherë do të veprojmë ne”, ka thënë ky burim. Sipas këtij burimi, deputetja më e re e Kuvendit, Teuta Rugova do t’i bëjë ftesat për deputetët dhe do të thirret seanca konstituive.

“Janë disa opsione se si të veprohet në rast se thirret seanca. Mirëpo, opsioni më i mundshëm është votimi i kandidati i PDK-së, z. Arsim Bajrami. Dhe kësisoj të vazhdohet me formimin e qeverisë”, ka thënë ky burim.

Mirëpo, nuk ka përjashtuar edhe opsione të tjera në rast se PDK do të vazhdoj me bojkot.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i PDK-së i ka thënë Gazetës Blic se ata nuk do të marrin pjesë në Kuvend pa pasur marrëveshje edhe për qeverinë. “PDK nuk do të thërras seancën konstituive. Nëse e bën Blloku këtë gjë, pra e thërret seancën, realisht bëjnë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ky zyrtar i lartë u PDK-së në kushte anonimiteti.

“Neve na takon edhe qeveria. Pa marrëveshje nuk shkojmë në Kuvend. Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhje të reja”, ka thënë ky zyrtar.

Zyrtarisht as nga Blloku e as nga PDK nuk kanë dashur të flasin se si do të veprohet nëse PDK nuk do të thërras seancën konstituive.

Të premten LVAN ka hequr dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, duke u zotuar se do ta votoj kandidatin e PDK-së. Mirëpo, nga PDK edhe zyrtarisht thonë se nuk do të ketë seancë pa marrëveshje.

Kosova ka hyrë në muajin e 6 që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ende nuk i kemi institucionet. PDK doli e para në zgjedhje, mirëpo nuk arriti që të gjejë asnjë partner për bashkëqeverisje. Blloku LDK – AAK- Nisma dhe Vetëvendosje arritën marrëveshje për bashkëqeverisje, mirëpo Gjykata Kushtetuese me vendimin për kryetarin e Kuvendit kishte bllokuar institucionet. Mirëpo, tash pas lëshimit pe të Bllokut, analistëtë politik konsiderojnë se më nuk ka nevojë që të mos thirret seanca konstituive.

Njohësi i fushës së drejtësisë, Dastid Pallaska ka thënë për medie se seancën konstituive mund ta thërras edhe deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu