Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në krizën aktuale në Maqedoni

0
738

Flamuri

Ja se çfarë analizojnë dhe komentojnë për INA analistët Emin Azemi, Nebi Murseli, Naim Maloku, Roland Qafoku dhe Vebi Xhemaili…

Bisedoi: Naser Pajaziti

Derisa bashkësia ndërkombëtare është më e zëshme në këtë drejtim dhe kërkon zgidhje, partitë politike shqiptare janë më të heshtura. Por në këtë situatë të tensioneve politike, çfarë duhet të bëjnë faktorët politik shqiptar, cili duhet të jetë diskursi i tyre dhe a duhet të shfrytëzohet kjo krizë si moment për të shtruar çështjë të rëndësishme dhe të pazgjidhura për shqiptarët. Këto çështje  debatohen dhe komentohen për agjencinë e lajmeve INA nga analistë në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.

Nevoja e një blloku të gjërë opozitar me figura publike dhe intelektualë

Analisti Emin Azemi thekson se qasja klinteliste e politikanëve shqiptarë kundrejt partive maqedonase, ka detemrinuar një situatë absurde ku me vullnetin elektoral të shqiptarëve bëhet pazar për disa favore individuale.

”Në momentet kur pëlcasin aferat si kjo e tanishmja, aparatçikët shqiptarë të politikës nuk munden të marrin qëndrim të prerë, për arsye të raporteve kilienteliste me partitë maqedonase. Në kurthin që po mundohet Zaevi t’ia ngrej Gruevskit, shtrohet pyetja se a ka rrezik të humb karrierën edhe ndonjë politikan shqiptarë, dhe çka do të bëhet me interesat kolektive kur kriza e përfaqësimit do të prek disa segmente të institucioneve”, thekson për INA, analisti Azemi.

Sipas tij, po piqen kushtet për një qeveri teknike e cila do të kishte mandat të kufizuar, përpos përgatitjeve të zgjedhjeve të reja që do të duhej të mbahen më së largu në shtator ose tetor.

“Në këtë kontekst, shqiptarët tash e tutje duhet të organizohen në një bllok të madh opozitar, duke angazhuar figura të shquara publike dhe veprimtarë e intelektualë nga diaspora. Deri në zgjdhjete e ardhshme eventuale që do të mund të mbaheshin në vjeshtë, shqiptarët do të mund të kenë kohë ta nxjerrin një masë kritike e cila ka qenë mjaft e pakënaqur me dy partive kryesore shqiptare. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të këputej zingjiri fatkob e politikave klienteliste të aparataçikëve shqiptarë dhe në vend të kësaj do të mund të instalohej një frymë konstruktive në politikbërjen e shqiptarëve. E para e punës do të duhej të detektohej potenciali intelektual e profesional i shqiptarëve të këtushëm dhe në diasporë, i cili do të ketë për deytrë të hartojë një strategji afatgjate të linjave menaxhuese në polikat institucionale, sociale, ekonomike, zhvillimore, kulturore, dedikuar nevojave të shqiptarëve të këtushëm.Pa një përgatitje të tillë, shqitarët nuk kanë nevojë të hynë në aventura të reja me maqedonasit”, nënvizon analisti Emin Azemi.

Ai thotë se elektoralit shqiptar në Maqedoni duhet ta kuptoj se dy partitë më të mëdha shqipatre deri më tani kanë bë politika të pandershme mbi kurriz të tij dhe kjo në të ardhmen nuk guxon të përsëritet.

Sipas tij, mund të ketë edhe skenarë të tjerë për dalje nga kjo situatë, por ajo që na duket e kapshme është që shqiptarët të çmontojnë deri në themel trajtat e deritanishme të praktikimit të politikës për interesa të ngushta, klanore e mafioze.

Qeveri teknik dhe këmbëngulje për kërkesa të rreja

Analisti Nebi Murseli thekson se shqiptarët duhet të rishikojnë pozicionet e tyre dhe të këmbëngulin në kërkesa të reja për zgjidhjen e problemve të tyre sa i përket rregullimit të statusit në këtë vend.

“Sigurisht që shqiptarët do të duhej t’i rishikonin pozicionet e tyre karshi zhvillimeve te reja, por me këtë kapacitet veprues që kanë, së paku BDI dhe PDSH, kanë deshmuar se nuk mund të bëjnë asgjë më shumë. Arsyet për shtruarjen e kërkesave për ridefinim të statusit janë të shumta, dhe, pavaresisht se çfarë do të ndodhë pas aferës së përgjimeve, dhe mundësive për një qeveri teknike, apo zgjedhje të jashtëzakonshme, shqiptarët duhet të këmbëngulin në kërkesa të reja, ngase derivatet e Marrëveshjes së Ohrit janë shterrur dhe shtrembëruar. Nëse nuk ka zgjidhje për çështjet kontestuese – çështja e emrit, statusi shtetformues i shqiptarëve, gjuha shqiptare të jetë zyrtare, statusi i ish-luftëtarëve, atëherë vendi çalon dhe nuk ka afrim në NATO dhe BE”, deklaroi analisti Nebi Murseli.

 

Të ndërpritet gjunjëzimi dhe degradimi shqiptar

Historiani dhe publicisti Vebi Xhemaili thekson se është për t’u çuditur fakti se si partitë shqiptare sidomos ajo në qeveri, është e gjunjëzuar dhe po heshtin përballë një katrahure që quhet VMRO.

“Unë siç dihet jam i kyçur në politikë që nga viti 1990, nga ajo kohë e deri më sot shqiptarët kur nuk janë gjunjëzuar para politikës maqedonase se sa sot. Po çuditem me përfaqësuesit shqiptarë pse po heshtin para kësaj katrahure që quhet VMRO, e cila me sjelljet e veta e ka degraduar totalisht egon e shqiptarëve e në veçanti përfaqësuesit politikë shqiptarë, sa që shqiptarëve ka filluar tu vij turp se kush i përfaqëson, e në veçanti deklaratat e Jankullovskës se shqiptarët do t’i kap për fyti dhe për veshi dhe do t’i nxjerrë në votime.  Turpi nuk ka kufi dhe lëkund çdo dinjitet që e kanë pasur shqiptarët deri tani, në këto vite të demokracisë në Maqedoni”, theksoi për INA historiani Xhemaili.
Sipas tij, pushtetarët shqiptarë janë bërë kukulla të  Gruevskit dhe se kjo sjellje po turpëron gjithë shqiptarët në Maqedoni.

Eksperti për çështje të sigurisë nga Prishtina, Naim Maloku thekson nevojën që elementi shqiptar në Maqedoni duhet të jetë më aktiv dhe jo vetëm spektatorë në këtë situatë të krizës dhe lëkundjes së institucioneve shtetërore në Maqedoni.

“Elementi shqiptar, pra jo vetëm partitë politike duhet të vihen në lëvizje më të fuqishme për të bërë presion që të revidohen proceset dhe çështjet që kanë të bëjnë me plotësimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të zbardhen gjitha proceset e montuara, sepse është momenti i duhur”, deklaroi Maloku.

Ai ndalet edhe në komentimin e përgjimeve që po shpalosen nga ana e opozitës. “Së pari partitë opozitare nuk kanë mundur që vet t’i kryejnë ato përgjime, që do të thotë se është një projekt i ideuar nga jashtë. Mendoj se, por sdo të thotë që kam të drejtë, se amerikanët nuk janë pas këtyre përgjimeve. Dhe në rast se çdo që nuk është në koordinim me ta, për mua është e dyshimtë për qëllimet proshqiptare. Por megjithatë e vërteta do të dal në shesh, por partitë shqiptare në këtë situatë duhet të jenë shumë të përgjegjshme dhe të shfrytëzojnë momentin për ngritjen e çështjeve të tyre preokupuese”, deklaroi analisti Naim Maloku.

Analisti Roland Qafoku nga Tirana thekson se ky debat i përgjimeve shumë pak po trajtohet dhe ndiqet në Shqipëri për shkak të debatit të ashpër politik lidhur me rastin e deputetit socialist Tom Doshi dhe problemet tjera të politikës shqiptare.

“Unë kam ndjekur situatën që po ndodhë në Shkup, por këto ngjarje kanë shumë pak jehonë në Shqipëri. Sepse ne vetë kemi problemet tona dhe këtu po zhvillohet një debat i ashpër politik. Sa i përket përgjimeve në Maqedoni mendoj se subjekti shqiptar duhet të jetë më aktiv dhe të mos heshtet përballë të vërtetës dhe proceseve që kanë dëmtuar çështjen shqiptare”, theksoi Qafoku.  Sipas tij, shqiptarët janë në vitet më të mira të afirmimit dhe faktorizimit në Ballkan. (INA)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu