Çfarë i tha Adem Grabovci për Specialen Kodra-Deliut, Lushtakut, Musliut e Haxhiut (Video)

0
595

Grabocka

Me diskutime e tensione është përcjellë mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pasditen e së mërkurës. Shkas për këtë ishte Gjykata Speciale.

Televizioni Rrokum ka raportuar më parë se brenda partisë së Hashim Thaçit kanë mbetur veç katër deputetë të pabindur, që refuzojnë ta japin votën e tyre pro themelimit te kësaj Gjykate.

Shefi i Grupit, Adem Grabovci, i kishte mbledhur deputetët në prag të seancës plenare, ku në rend dite janë amendamentet kushtetuese për Specialen. Por, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Blerta Deliu-Kodra e Bekim Haxhiu vazhdojnë ta shfaqin qëndrimin e tyre kundër.

Disa prej deputetëve te PDK-së, të pranishëm në këtë mbledhje, ndonëse jo para kamerës, kanë thënë për Rrokum se tensionet u ngritën atëherë kur këta katër deputetë ia thanë Grabovcit se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar.

Në atë moment, Grabovci i është Musliut, Lushtakut, Delit e Haxhiut se ai është shefi që vendos për qëndrimet dhe se në raste të tilla deputetët duhet të pajtohen me qëndrimin e grupit.

Vërtetë ishte mbledhje e tensionuar. Grabovci, iu drejtua deputetes Deliu-Kodra: “Ti nuk mundesh me vendos qysh dush, unë jam shefi i Grupit Parlamentar dhe qysh them ashtu duhet me qenë edhe qëndrimi i juaj”, ka treguar deputeti i PDK-së.

Sipas tij, deputetja ka vazhduar me kundërshtimin duke thënë se as Thaçi nuk ia ndryshon qëndrimin. E, në këtë është përfshirë edhe Musliu. Por, meqë diskutimi ishte i ashpër, deputetët e PDK-së një nga një e lëshonin mbledhjen.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Edhe ai ka dalë jashtë pas këtyre diskutimeve të nxehta.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=VfzzkRak_TM” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu