Çfarë ndodhi me shqiptarët në Auschvtz-at serbo-çetnike

0
795

(Thirrje ndërgjegjes së disa qarqeve ndërkombëtare)

Të nderuar lexues,

Duke lexuar shkrimin Batajnica “Hollokaustii dytë” në Evropë, të autorit Fadil Halimi, të publikuar në portalinwww.zeri.info/artikulli/1/2/39985/batajnica-holokausti-i-dyte-ne-evrope/, , me 11-12-2011 09:36 CET, erdha në përfundim, që në mbështetje të një shkrimi të tillë për dhembjen tonë, njerëzore dhe kombëtare, të dërgojë këtë shkrim timin, me pak ndërhyrje gjuhësore në krahasim me versionin që ka qenë i botuar me 05 maj 2004, me shpresë se në do portale do të botohet dhe në disa do të ribotohet prapë, pas gjashtë vitesh, i bindur se nuk e ka humbur aktualitetin, por përkundrazi!!!

Shkruan: Sejdi Veseli

Shqiptarët e kidnapuar nga falangat e armatosura policore, ushtarake dhe paramilitare serbo-çetnike, u internuan nëpërauschvitz-ët, anë e kënd territorit të Serbosllavisë dhe të aleatëve të saj, për të cilët edhe sot pas kaq vjetësh që prej përfundimit të luftës, nuk janë publikuar të dhëna të plota zyrtare për fatet e tyre, pasi që u torturuan në vazhdimësi nga katile fashist.

Mund të dyshohet me bazë, se në kuadër të këtyre torturave vandale, sipas të gjitha gjasave ata për së gjalli iu ekspozuan edhe eksperimenteve nga neomengelat e medicinës ushtarake të ultrashovenizmit serbomadh.

Mund të dyshohet me bazë, se nga neo-jozef mengelet serbo-çetnik atyre u nxirrej gjaku, ashti siç pak kohë para tyre u nxirrej kroatëve dhe boshnjakëve të internuar, për përmbushjen e nevojave emergjente të transfuzionit, nëpër spitalet serbe në përgjithësi dhe ato ushtarake në veçanti.

Pesha e këtyre krimeve të mengelave serbo-çetnike ndaj të internuarve kroatë, boshnjak dhe shqiptarë, rritet në përmasa tronditëse, kur ballafaqohemi me dyshimin e bazuar, se sipas të gjitha gjasave, me organet vitale të këtyre robërve të luftës bëhej tregti shumë me përfitime të mëdha, me rrjetën kriminale të trafikantëve ndërkombëtar me këtë “mall” të ndaluar.

Çka është edhe më keq, me kapitalin financiar të fituar nga kjo tregti me organet edhe të shqiptarëve të internuar të të gjitha gjinive dhe moshave, kriminelët serbo-çetnik siguronin armatime moderne për shfarosje në masë të shqiptarëve.

Dyshimin e bazuar, se ka ndodhur kështu e përforcojnë shumë dëshmi, si psh.

-Dorëzimi i të mbeturave të trupave të viktimave filloi të bëhet nga Serbia, vetëm pas putrefikimit dhe denatyralizimit të plotë të tyre ( kur u ka mbetur vetëm skeleti, edhe ai i gjymtuar).

S’ka si mendohet ndryshe, me siguri ky marifet nga zyrtarët ultrashovenist serbijan, nuk bëhej dhe vazhdon të bëhet për as edhe një arsye tjetër, pos për qëllimin e mbulimit të krimeve të tyre të cilat u ushtruan ndaj viktimave, nga neomengelat serboçetnike të drejtuara prej tyre.

Por, është për t’u “çuditur” se nga ekspertët ndërkombëtar në Morgun unmikistanez të Rahovecit, përveç “zbulimit” të identitetit të viktimave të riatdhesuara, kinse mbi bazat e  ADN-së, nuk bëhen hulumtime tjera. Kur jemi këtu, duhet theksuar zëshëm, se si pasojë e punës “serioze” shkencore, shumë familje shqiptare varrosën, mbetjet të të panjohurve në vend të të dashurve të tyre dhe për këtë as edhe një nga këta ekspert nuk shkoi në përgjegjësi për këtë lëndim shtesë të familjarëve zemër plasur nga dhembjet !?

Është për t’u “çuditur”, si është e mundur që të përzgjedhurit e “kremës” së drejtësisë ndërkombëtare, më herët Znj. Karla del Ponte dhe tani një farë Dic Marty, gjoja si hetues të “paanshëm” ndërkombëtar, sa dihet deri më sot nuk ndërmorën asnjë veprim, për të zbuluar kush ishin ata që urdhëruan dhe ata që ekzekutuan këto kidnapime, internime dhe që torturuan deri në vdekje këto viktima shqiptare-shumica dërmuese civile të të gjitha moshave dhe gjinive. Ndërsa janë aq të zellshëm, për zbulimin e “ekstremistëve” , “dhunuesve” të Rezolutës 1244” dhe të “armiqve” të Kosovës, kryesisht nga radhët e Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Përkundër faktit se këta hetues, sidomos ata të mjekësisë ligjore, të cilët vijnë nga vende demokratike dhe nën petkun e “miqve” të “paanshëm”, me veprimet e tyre, duhet të konstatohet me keqardhje, se dëshmuan se janë  dorë e zgjatur për të mbuluar dhe amortizuar krimet fashizoide të cilat u bënë ndaj popullatës civile shqiptare, në formë të organizuar nga Beogradi zyrtar, i drejtuar dje nga Millosheviqi, sot nga bashkëmendimtarët besnik të tij, në Luginën e Preshevës dhe në pjesët e veriut të Kosovës.

Thënë me sinqeritetin më të madh, përderisa vazhdohet me këto sjellje të segmenteve përgjegjëse ndërkombëtare, me pa të drejt i bëhet një shërbim shumë i keq edhe popullit serb, sepse përderisa nuk ndahet farmaku nga sheqeri, ky popull nuk do të lirohet nga përgjegjësia kolektive për gjenocidin e ushtruar ndaj fqinjëve të tyre civil shqiptar dhe plotësisht të pafajshëm. Me zbulimin e urdhërdhënësve dhe kryerësve të këtyre krimeve ndaj shqiptarëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë, atëherë populli serb do të lirohej nga kjo përgjegjësi e rëndë kolektive. Përveç tjerash, zbulimi dhe nxjerrja para drejtësisë të neomengelëveserbo-çetnik, do të krijoheshin premisat për ndërtimin e një paqeje dhe stabiliteti të qëndrueshëm edhe në Ballkanin tonë, të lodhur nga armiqësitë konfliktuoze, të krijuara nga hegjemonizmat agresiv sllavo-grek!

Por, sa u pa deri në ditë e sotme , disa segmente ndërkombëtare të instaluara, dje kuadër të UNMIK-ut dhe sot në kuadër të EULEX-it, OSBE-së dhe KFOR-it, sikur nuk janë të interesuar për ndryshime kualitative. Këtë, vazhdojnë të dëshmojnë me sjelljet dhe veprimet e tyre dyfytyrëshe. Ato në vend se të ndërmarrin veprime konkrete për shërimin e plagëve të vjetra dhe atyre të freskëtave, ata shërbehen me terapi jo përkatës e cila ndikon në përkeqësimin e këtyre plagëve me prognozë shumë të rrezikshme, jo vetëm për regjionin, por edhe për Evropën Plakë në tërësi.

Më 12 dhjetor 2011

Prishtinë

[email protected]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu