Çfarë po ndodh në LDK? Shumica pro, kush po e pengon marrëveshjen me VV-në?

0
211
Çfarë po ndodh në LDK? Shumica pro, kush po e pengon marrëveshjen me VV-në?

Pas thirrjes së anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Adnan Merovci, në drejtim të partisë së tij për arritjen e kompromisit për formimin e koalicionit bashkëqeverisës me VV-në ka ardhur edhe reagimi i deputetit Shkëmb Manaj.

Deputeti i LDK-së Manaj me anë të një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga të dy subjektet politike (LDK dhe LVV) që të formohet sa më parë Qeveria.

Manaj thotë se duhet të ndodhë Lidhja e Marrëveshjes që të fillojë Lëvizja e Kosovës sepse kështu kanë vendosur qytetarët me 6 tetor.

Ai tutje shton se nuk kemi kohë për të humbur dhe se qytetarët dhe miqtë ndërkombëtarë po e presin me padurim formimin e institucioneve raporton Gazeta Blic.

Edhe nënkryetarja e këtij subjekti, Vjosa Osmani ditën e djeshme u shpreh se duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe të formohen institucionet.

Postimi i plotë:
Duhet të ndodh #LIDHJA e marrëveshjes politike që të filloj #LËVIZJA e Kosovës përpara sepse ky është vullneti i qytetarëve të Republikës sonë i shprehur me votën e lirë me datën 6 Tetor 2019.

Këtë rezultat të zgjedhjeve duhet ta materializojmë duke i dhënë vendit një qeveri dhe institucione demokratike që funksionojnë mbi bazë të ligjit e kushtetutës dhe që përfaqësojnë besimin qytetarë të afër 430 mijë votuesve.

Ne (LDK dhe LVV), duhet të përfaqësojmë vullnetin e sovranit për ndryshim, prandaj duhet të dakordohemi për një marrëveshje politike, të ndërtuar mbi parimin themeltar të mirëbesimit dhe sipas një formule të balancuar që siguron përfaqësimin dinjitoz të dy subjekteve tona politike në ndarjen e përgjegjësive shtetërore.

Nuk kemi kohë për të humbur.
Ndryshimi pozitiv i duhet vendit tonë !
Qytetarët e Republikës dhe miqtë e Kosovës po presin me padurim themelimin e institucioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu