Çfarë po planifikon LAN për seancën e nesërme?

0
898

Politika ne Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA tashmë e kanë një plan se si ta evitojnë përsëritjen e skenarit të seancës së 17 korrikut, por edhe t’ia pamundësojnë PDK’së zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Express merr vesh se Kandidati i LAN për Kryeparlamentar Isa Mustafa nuk do të kandidojë fare për këtë post në seancën e së enjtes.

Pasi PDK, si grupi më i madh parlamentar të provojë për të zgjedhur Kryeparlamentarin, gjë që nuk mund ta bëjë, për shkak se nuk i ka votat e mjaftueshme, atëherë koalicioni do të kërkojë nga Presidentja e vendit që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese një rast të ri.

“ Kreu i LDK’së Isa Mustafa është pajtuar që Presidentja ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese pyetjen se çka do të ndodhë nëse Grupi më i madh Parlamentar nuk i ka votat për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit” ka thënë një burim i gazetës Express.

Me këtë pyetje, koalicioni LAN, do të provojë të marrë përgjigjen nëse e drejta për të propozuar mund t’i kalojë ndonjë grupi tjetër.

Kjo çështje do ta komplikojë edhe më tej zgjedhjen e Kryeparlamentarit pasi Gjykata Kushtetuese është jofunksionale për shkak se nuk e ka një gjyqtar. Në anën tjetër as Presidentja nuk mund të përzihet pasi zgjedhja e Kryeparlamentarit është punë e Kuvendit.

Por edhe nëse Gjykata do të trajtonte pyetjen e Presidentes, përgjigja vështirë se do të ishte ndryshe nga ajo e aktgjykimit të kaluar.

Ja cfarë thotë pika 127 e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“127. Është e drejte dhe detyrë e te gjithë deputeteve te Kuvendit qe te gjejnë mënyrën për te zgjedhur kryetarin dhe nënkryetaret te Kuvendit, ne pajtim me dispozitat kushtetuese ne lidhje me Rregulloren relevante te Kuvendit dhe te bëjnë Kuvendin funksional”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu