Çfarë thotë Haradinaj nëse merret vendimi për ekstradim në Serbi!

0
758

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive të dhënë për Gazeta Blic ka folur edhe për skenarin e mundshëm të ekstradimit të tij në Serbi.

Ai këtë vendim e ka quajtur absurd dhe që sipas tij, do të shënonte kulmin e absurditetit.

Në intervistën e dhënë për Gazetën Blic, e cila më vonë do të botohet e plotë, thotë se nëse gjykata franceze e ekstradon atë në Serbi, faktikisht do të hidhej poshtë “edhe ligji dhe e drejta në Republikën e Kosovës të ciën Franca e ka njohur por poshtë do të hidhej edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës”.

Kjo është përgjigja e plotë e Haradinajt në lidhje me skenarin e  mundshëm të ekstradimit të tij në Serbi.

Një vendim  i tillë do të ishte  absurd.  Në fakt do të shënonte kulminacionin e absurdit. Pse? Sepse kjo dmth. Që atëherë do të kalohej në situatën kur nuk vlejnë ligjet e vendit atje, nuk vlejnë ligjet e marrëveshjeve ndërkombëtare por vlejnë marrëdhëniet bilaterale, në këtë rast marrëdhëniet Francë- Serbi. Pra këtu do të hidhej poshtë edhe ligji dhe e drejta në Republikën e Kosovës të ciën Franca e ka njohur por poshtë do të hidhej edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Me këtë logjikë atëherë kjo do të thotë që edhe ne shqiptarët dhe sidomos ne në Kosovë do të mund të themi që nuk njohim kurrfarë vendimesh tjera për ata që supozohet se kanë kryer krime lufte përpos vendimeve që merr juridiksioni në Prishtinë.

Që dmth. Kosova do të duhej të merr një vendim dhe qëndrim që s’e njeh asnjë vendim gjyqësor që për serbët është shqiptuar për krime që kanë kryer në Kosovë pa i gjykuar ne në Kosovë. Ky është realiteti ky do të duhej pastaj të ishte edhe qëndrimi i Kosovës sepse në rast të një vendimi të tillë faktikisht Beogradit po i jepet mundësia të thotë që nuk njohim asnjë vendim tjetër gjyqësor pos vendimeve që merr Beogradi! Kjo pra dmth.

Që shqiptarët mund të thonë që s’njohim më instanca ndërkombëtare të gjykimeve ndërkombëtare por, e kjo ka rëndësi, nuk i njohim as të rejat. Dhe krejt me këtë logjikë, vetëm kur i gjykojmë ne, vetëm ato vlejnë.  Për t’u përgjigjur konkretisht, në rast të një vendimi të tillë, si shkon më tutje, atëherë këta i kanë instancat e tyre politike të cilat marrin vendime po politike, por e them edhe njëherë atëherë do të krijoheshin kushtet që edhe Kosova të merr vendime të njëanshme të cilat do të dukeshin ashtu që edhe ne në Kosovë nuk njohim vendime nga asnjë instancë tjetër për serbët përpos atyre që i shqiptojmë ne në Kosovë. Psh. Me aktakzua kundër Vuçiqit, Daçiqit e krejt aparatit shtetëror serb ne ofrojmë një gjykim të drejt në Prishtinë.

Dhe krejt praktikat e deritashme se kemi mekanizma ndërkombëtarë, gjykata ndërkombëtare të paanshme për palët armiqësore, më nuk vlejnë dhe krejt teoria e BE-së apo Amerikanëve që duhet të ketë një instancë neutrale për gjykime siç ka qenë Haga apo siç janë Dhomat e Gjykatës Speciale për Kosovën bjen në ujë sepse kjo dmth. që duhet popujt dhe vendet në fjalë ta bëjnë këtë gjë veç e veç. Pra, atyre me na gjyku neve e ne me i gjyku ata!

Shikoni, me një vendim të tillë, faktikisht po thyhet një normë. Dmth. Kosova më s’ka nevojë të respektojë asnjë normë ndërkombëtare. Pra Kosova ka të drejtë ta anulojë çdo vendim për marrëveshjet ndërkombëtare. Dhe Kosova mund të thotë që s’njohim më këso marrëveshjesh sepse po i  lejohet atij

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu