CIA vërteton akuzën e Sigurimit për “grupin çam”, ishin agjentët tanë

0
800
Ne numrin e sotem do te botojme nje tjeter dokument te deklasifikuar nga  Dosja  Operacionale e Misioneve te CIA-s ne zonen e Konispolit.  Kjo Dosje eshte nje prej volumeve me interesante qe ndodhet ne Arkivin e Deklasifikuar amerikan mbi Shqiperine e viteve 1950-te. Edhe pse jo shume voluminoze ajo hedh drite per disa figura dhe ngjarje nga me te njohurat ne historine 50 vjecare komuniste.
Megjithate duhet theksuar se ne disa dokumenta tashme te deklasifikuara Agjensia Qendrore e Zbulimit amerikan pranon se Dosjet e Operacioneve Klandestine kunder Shqiperise jane  asgjesuar ne pjesen me te madhe te tyre. Per kete arsye zbulimi i dokumentacionit te mbetur eshte shume i rendesishem per te kuptuar disa prej mistereve te historise komuniste si denimi i nje sere figurash qendrore dhe lokale te ardhura nga zona e Camerise.
Deri me sot opinioni i te gjithe studiuesve qe jane marre me  historine e denimit te Grupit te njohur si Grupi I Konispolit kane pranuar njezeri se procesi kunder tyre ka qene i montuar. ka pasur shume deshmi te mbijetuarish nga ky grup apo njerez te lidhur me familjet qe vuajten ne kalvarin e internimeve komuniste se akuzat ndaj tyre kane qene nje proces absurd i Sigurimit te Shtetit. Deri me sot askush nuk ka mundur te hedhe poshte deshmite e ketyre njerzve dhe opinioni publik ka pranuar ne fakt se denimi i disa ish partizanve dhe komunisteve nga Konispoli ka qene plotesisht nje veper e Sigurimit te Shtetit.  Por gjithsesi historianet e fushes nuk kane mundur ti pergjigjien nje pyetje mjaft legjitime. Perse Enver Hoxha dhe Sherbimi Sekret donte te godiste keta ish komandante te luftes partizane?  Perse keta njerez duheshin denuar dhe cfare reaksioni do te kishte ky denim ne publik ne se provohej se njerzit qe kishin luftuar ne krahun e forcave clirimtare tashme ishin armiq te rregjimit qe sollen vete ne fuqi?  ne se nje numer i madh funksionaresh te komunitetit cam ishin kunder Enver Hoxhes dhe rregjimit te tij a ishte kjo nje humbje e madhe per kauzen e Pushtetit te ri?
te gjitha keto pyetje nuk kane marre dot nje pergjigjie te sakte dhe denimi i funksionareve Came eshte pare gjithmone si nje goditje e ketij komuniteti nga ana e Enver Hoxhes. Po perse? perse Hoxha donte me cdo kusht goditjen e ketij komuniteti?  askush nuk di te pergjigjiet me saktesi.
Dokumenti i botuar javen e kaluar mbi nje prej Miisoneve Klandestine te CIA-s ne zonen e Konispolit eshte deshmia e pare nga burimet origjinale mbi kete ceshtje kaq enigmatike. Nga dokumenti i zbuluar dhe i botuar sipas origjinalit kuptohet qarte se amerikanet me ndihmen e zbulimit grek kishin baza operacionale ne Konispol. Nga Konispoli vepronin disa agjente  besnike te amerikaneve te cilet nepermjet nje rrjeti sekret te “kutive te fshehta” merrnin te dhena ushtarake dhe politike nga Tirana dhe i percillnin ne Athine. Dokumenti i botuar nuk jepte mundesi per te identifikuar emrat e sakte te agjenteve qe hynin nga Greqia per ne KOnispol por ngjarjet dhe koha e pershkruar ne kete dokument nuk ka dyshim se i lidh ata me Grupin e Konispolit. Dokumenti qe botohet sot si pjese e Dosjes se MIsionit OBHUNT sjell deshmi te reja per agjentet qe operonin ne Konispol dhe misionet e tyre klandestine.  Vecanerisht ne dokumentat e Zbulimit amerikan per kete Mision te bie ne sy roli i nje gruaje te pa njohur e cila sipas oficereve amerikane luan rolin kyc ne rrjetin e agjenteve ne kete zone.  Kush eshte kjo grua misterioze e cila del shpesh ne dokumentat sekrete amerikane dhe cfare roli ka pasur ajo ne rekrutimin e personaliteteve te rendesishme te kohes? Hulumtimi i metejshem i kesaj dosje do te sjelle te reja ne vazhdim per te kuptuar me mire misterin e denimit te Grupit te Konispolit.
Auron Tare
SEKRET
Raporti i Statusit te Projektit
Projekti OBHUNT
Divizioni SE/1
Shenjestra  Albania
Oficeri mbikqyres ( emri i fshire)
NR 1313J -672
( emer i fshire)  ( emer i fshire)  ( emer i fshire)
Veprime te Raportuara nga Terreni
  1. Grupi “E Merkura” u infiltruar ne Shqiperi ne 16 maj 1955. Grupi i perbere nga agjentet AILICH dhe AIPUMP munden te arrijne te sigurte ne shtepine e objektit tone AIPRIG por e gjeten ate te braktisur dhe pjeserisht te shkaterruar. Grupi “E Merkura” doli nga territori shqiptar pa asnje problem per ne Greqi ne 19 Maj 1955 por pa arritur te merrnin informacion mbi fatin e AIPRIG.
  2. Zyra operacionale e terrenit raporton se edhe pse Grupi “E Merkura” duket se ka raportuar me vertetesi ngjarjen e MIsionit anetaret e grupit do te dergohen prane LCFLUTTERED ( ka mundesi emri i koduar i vendit ku kunderzbulimi amerikan merrte ne pyetje agjentet e vet per te verifikuar vertetesine e raportimit te tyre shen yne) per te vertetuar ne se ajo qe ata thone eshte korrekt apo jo.
  3. Zyra Operacionale ne terren po shikon mundesine e ridergimit perseri te  Misionit “E Merkura” per te rekrutuar njerez te tjere besnike  ne lokalitetin e AIPRIG (KOnispoli shen yne)  apo nje xhaxha tjeter te AILICH i cili jeton me ne brendesi nga kufiri Greko-Shqiptar. Ky MIsion ne se do te dergohet do te jete nga 8 deri ne 10 dite.
Veprime ne Pritje
Rikthimi i MIsionit “E Merkura”
Faktore Sigurie
Nuk ka asnje informacion te ri
SEKRET
Raporti i Statusit te Projektit
Projekti OBHUNT
Divizioni SE/1
Shenjestra  Albania
Oficeri mbikqyres ( emri i fshire)
NR 1313J -672
( emer i fshire)  ( emer i fshire)  ( emer i fshire)
Veprime te Raportuara nga Zyra Operacionale e Terrenit.
  1. AIPUMP ish radist, agjent me status ne gadishmeri, eshte rekrutuar si udherrefyes i MIsionit ‘E Merkura”  Ai dhe AILICH ( kryetari i grupit)  jane derguar ne OBATLANTIS per te filluar trajnimim ne 13 Prill. Infiltrimi eshte programuar per ne 16 Maj 1955.
  2. Informacioni biografik per 3 personat qe mendohet se mund te jene  agjente te MIsionit E Merkura”  AIRTREBLE, AIQUAKE dhe AITRAIL si dhe resultatet pozitive te interogomit te AILICH ne LCFLUTTEN i jane derguar Qendres.
  3. Zyra Operacionale e Terrenit po shikon mundesine e MIsionit “E Shtuna” per tu derguar kete vere.
  4. AIRWISE i parashikuar si nje mundesi per te marre pjese ne MIsionin E Shtuna raportohet se eshte i semure. Semundja e tij u diagnostikua si probleme qe ka pasur edhe me perpara me stomakun. Medikamentet e zakonshme ju dhane per kete gje. Duhet pasur parasysh nje kontroll mjeksor per tre jave si nje menyre parandaluse per probleme te tjera.
Veprime ne Pritje
  1. Organizimi i Misionit E Merkura
  2. Rekomandimet per Misionin e Shtuna
Faktore rreziku
Asnje
TOP SEKRET
Shefit S/E
(Emri i fshire)
Operacioni OBHUNT/OBSIDIUS
Progres Raporti i Operacionit OBSIDIUS
15 janar -28 Shkurt 1955
Referenca: SGAA 13721, 21 janar 1955
Veprime te Autorizuara: Asmke per  Dosjet e Qendres
Permbledhje:
  1. analiza e Misionit te Dhjetorit e derguar ne SGAA13850 29 janar 1955
  2. Raporti i LGFLUTTER mbi agjentin RNDOLLAR i derguar ne SGAA  2 shkurt 1955
  3. Asnje veprimtari e rendesishme nuk eshte ndermarre ne kete periudhe
Zhvillimet:
  1. Janar 17. Me ndihmen e BGCANTAR ( ka shume mundesi  emri i zbulimit ushtarak grek) RNDOLLAR u kthye ne Kalamai me tren
  2. janar 28. Pagesa e RNDOLLAR per muajin Shkurt ju dergua atij nepermjet kanaleve te BGCANTAR
  3. Shkurt 25. Ju dergua nje kerkese BGCANTAR  qe RNDOLLAR mundesisht brenda javen  te paraqitet ne Athine per te raportuar. Ne kete takim informacione biografike mbi gruan e AIPIGEON do te merren prej tij. Pervec kontaktit direkt me RNDOLLAR ne kete takim parashikojme qe ti japim edhe pagesen.
Fimra ( emri i fshire)
RAL/RSO/nkr
Mars 7 1955
Per
3-Wash
1-Chronc
1- XO
1-OBOPUS
Nga: Auron Tare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu