Çifti nga Londra që erdhen me koronavirus në Kosovë, vetë-izolohen në shtëpi

0
179
Çifti nga Londra që erdhen me koronavirus në Kosovë, vetë-izolohen në shtëpi

Infektologu Salih Ahmeti, në një lidhje direkte, ka thënë se dy personat e fundit të ardhur nga Londra e që rezultuan të prekur me coronavirus, nuk janë shtrirë në Klinikën Infektive për trajtim.

Mjeku thotë se pacientët me vetë dëshire janë dërguar në vetë izolim shtëpiak pasi sipas tij nuk kanë shfaqur simptoma të rënda klinike, 

“Kanë gjendje shëndetësore të mirë, janë në vetë izolim shtëpiak,  por janë nën mbikëqyrje tonën dhe të ekipit të Shëndetit Publik”,ka thënë Ahmeti në RTV Dukagjini.WERBUNG

Infektologu thotë se tashmë ekipet janë duke bërë ekzaminimet e personave tjerë me të cilët këta dy pacientë kanë pasur kontakt.

Duke folur për gjendjen e pacientëve tjerë të prekur nga ky virus, Ahmeti thotë se ata janë mirë dhe kanë gjendje stabile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu