Cili Ministër kishte harxhuar 25 mijë euro për pesë ditë në Londër

0
646

parlamenti

Haki Shatri, një zyrtar i dikurshëm i LDK’së, e tash anëtar i Kryesisë së AAK’së, ka dhënë një detaj se si një ish-zyrtar qeveritar kishte harxhuar 25 mijë euro për pesë ditë qëndrimi në Londër.

Ai e ka treguar se kjo ka ndodhur në vitin 2010 dhe zyrtari ishte Ministër i Hashim Thaçit.

“Ka pasur raste ekstreme të shpenzimeve në mënyrë të pakontrolluar të parasë publike nga qeverisja e kaluar. Po e marr një shembull që ka ndodhur në vitin 2010. Një ministër që ka udhëtuar në Londër, për 5 ditë i ka harxhuar 25 mijë euro”, ka thënë Shatri, për Kohën Ditore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu