Cirkus Kolombia e skenës Poltike në Kosovë

0
787

Si qytetarë i ndërgjegjshëm i republikës së Kosovës, është e pamundur të rrish indiferent ndaj skenave tragjike-komike që po ndodhin në jetën politike dhe institucionale të Kosovës me sojin e politikanëve Berat Buzhala & Peterit Selimi & Ilir Mirena.

Nuk është e largët se edhe në dimrin e kaluar opinioni u pat manipuluar dhe pati tendencë që problemet jetike të qytetarëve të dalin në rend të dytë nga fjalori dhe sjellja e një far Kamishi në parlament, i cili me fjalor dhe debate e pati përulur vlerën e institucionit të parlamentit të Kosovës. Kjo është duke ndodhur edhe në këtë dimër të ftohtë me një tendencë të nxehjes së një debati politik se kush është pro- amerikan e kush anti-amerikan. Nga përvoja në jetën politike dhe nga ajo që i njoh nga afër një pjesë të madhe të atyre që bëjnë politikë, ndihem qytetarë i ofenduar me këto lloje debatesh, akuzash e kundër akuzash që bëhen në institucionet e Kosovës në kohën kur qytetarët e Kosovës janë duke kaluar momente të vështira ekonomike sociale e politike. Kosova është kapluar nga papërgjegjësia në institucione e njerëzve të cilët prioritet të prioritetit e kanë interesin personal dhe grupor, ndërsa qytetarin e trajtojnë si shërbëtor të këtyre interesave dhe në asnjë kohë këtyre farë zhurmagjinjve politikë nuk ju shkon ndërmend të merren me zhvillimin ekonomik, me zbutjen e papunësisë, me ngritjen e cilësisë në arsim, me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore siç nuk merren me aferat korruptive që kanë përfshirë të gjitha nivelet e institucioneve qendrore dhe lokale. Nuk e kam të qartë as unë dhe shumë qytetarë në Kosovë së a thua anti-amerikan më shumë është dikush që mendon ndryshe dhe shkruan letra, apo garnitura politike e cila Kosovën për vite të tëra e rendit në top listën e vendeve më të korruptuara të botës. Investimi i SHBA-së dhe vendeve demokratike në Kosovë, a thua i bën nderë qeverisja e sotme në Kosovë dhe a thua kjo qeveri me tellallët si Buzhala &Selimi&Mirena janë pro amerikan dhe pro demokracisë, dhe a thua integrimi në Evropë po na ndodhka duke i shtrënguar dorën politikanëve serbë me një anë, dhe në anën tjetër duke lulëzuar gjithnjë e më shume korrupsionin në Kosovë dhe duke e skllavëruar skajshmërisht jetën e qytetarëve të përvuajtur deri më tani. Gjithë kjo lojë politike që po ndodhë në momente historike për vendin është orkestruar nga klane të specializuara për manipulim masiv, me qëllimin më të keq për t’ia zgjat vetës jetën në pushtet. Politikat e nxehta në dimër të ftohtë nuk është mirë as etike që të përfundojnë me mjete violente siç ndodhi dhe iu mbyll goja njëfarë Kamishit, i cili për ta ndalur propagandën e orkestruar është dashur të dalë me sy të nxirë nga parlamenti. Buzhala&Selimi&Mirena janë duke harruar se në këtë vend që për fat të keq nuk funksionon asgjë, me një anarki totale institucionale dhe me një drejtësi nën kthetrat e politikës funksionon një traditë e cila duhet të jetë e tejkaluar për kohën por që në mungesë të ligjit dhe respektimit të rregullave të lojës mund të vijë në shprehje edhe Kanuni. Në gjithë këtë “gjymysh” politik të qëllimshëm që është duke ndodhur dhe orkestruar nga qarqe të caktuara, do të ngritet një vetëdije qytetare e politike si domosdoshmëri jetike për perspektivën e Kosovës dhe qytetarëve të saj për një integrim evropian si dhe një partneritet politik e ekonomik me fuqitë demokratike siç është SHBA.

 

Zafir Berisha, kryetarë i BD-se

 

Ish deputet i Parlamentit të Kosovës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu