“Civilna Zastita” pengon kthimin e shqiptarëve, madje kthen mbrapshtë edhe Policinë

0
852

civilna e serbis

Strukturat paralele serbe të sigurisë në veri të Kosovës nuk e kanë ndërmend të shpërbëhen. Sot, një grup i tillë prej disa personave është parë në veri të vendit, duke e penguar që të kthehet në shtëpinë e tij një Shqiptarë.

Alush Alushi, është pronari i një shtëpie në veri të Mitrovicës, i cili me urdhëresë të gjykatës ka fituar të drejtën të kthehet në shtëpinë e tij.

Burime të KosovaPress-it bëjnë me dije se shtëpia e Alushit është e uzurpuar nga Danillo Illiq, qytetar serb i cili njihet për krim të organizuar dhe kontrabandim.
Illiq, si uzurpator nuk ka dashur të ja liroj shtëpinë Alushit, saqë këtij të fundit ju ka dashur edhe ndihma e policisë.

Situata nuk përmirësohej as me praninë e Policisë së Kosovës, përderisa në vendin e ngjarjes u panë edhe pjesëtarë të “Civilna Zastita”.

Këta madje dolën më të fortë se Policia e Kosovës. Të njëjta burime, bëjnë me dije se Policia e Kosovës u detyrua të tërhiqet dhe kjo çështje të zgjidhet ndonjë ditë tjetër.

Ngjarjen për KosovaPress e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zv/drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, por nuk e ka konfirmuar se në ngjarje ka pasur pjesëtarë të “Civilna Zastita”.

Hoti, tha për KosovaPress, se policia e Kosovës është larguar, duke mos dashur të tensionojë situatën.

“Janë mbledhur një masë e madhe e njerëzve dhe për shkak të tensionimit të situatës nuk kemi reaguar. Është arritur një marrëveshje ndërmjet gjykatësit dhe drejtorit të policisë që ky ekzekutim i gjykatës që realizohet në një rast tjetër”, ka thënë Hoti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu