Çka ndodhi në Aeroportin e Shkupit?

0
767

Aeroportet në Shkup dhe Ohër janë evakuuar të shtunën pasdite pas një paralajmërimi anonim për vendosjen e një bombe. Por pas kontrollit në objekt nuk është gjetur asgjë.

Sipas njoftimeve, policia është duke punuar të zbuluar identitetin e atyre që kanë bërë këtë alarm të rrejshëm.

Por, sipas njoftimeve të mediave prapa alarmit qëndrojnë motive tjera.

Bëhet e ditur se 6 aeroplanë me qytetarë shqiptarë nga Maqedonia janë ndaluar të aterrojnë, vetëm një ditë para zgjedhjeve lokale, që mbahen të dielën në të gjithë vendin, Qindra emigrantë shqiptarë po tentojnë të kthehen në Maqedoni për të votuar, shkruan BW.

Partitë shqiptare në Maqedoni po punojnë për uljen e avionëve, ndërkohë që raportohet se në total janë 20 avionë me emigrantë që vijnë për të votuar të dielën.

 

Alarme të rrejshme për bomba në Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

MPB ka bërë të ditur se ekipet speciale antiterrorizëm kanë kontrolluar dy aeroportet dhe se është konstatuar se alarmi ka qenë i rrejshëm lidhur me vendosjen e bombave.

Ekipet e MPB kanë konstatuar se nuk kanë gjetur asgjë kërcënuese, ndërsa dyshojnë se bëhet fjalë për lajmërim të rrejshëm. MPB informoi se kanë nisur aktivitetet për gjetjen e personit që ka dhënë alarmin e rrejshëm.

Alarme për vendosjen e bombave sot janë dhënë në aeroportet e Shkupit dhe të Ohrit. Shërbimet për siguri të të dyja aeroporteve kanë paralajmëruar udhëtarët dhe tërë stafin e të punësuarve për tu evakuuar nga ambientet e aeroporteve, për gjoja vendosjen e bombave.

 

Siç bëhet e ditur nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup në ora 14.10 është dhënë alarmi, pasi që një zë burri i panjohur me një numër të panjohur të huaj ka lajmëruar autoritetet e aeroporteve për vendosjen e bombave dhe se menjëherë është ndërprerë linja.

Ekipet speciale antiterrorizëm të MPB-së kanë mbërritur në terren dhe se kanë nisur kërkimet intensive. MPB akoma nuk ka dhënë ndonjë informatë lidhur me alarmin e dhënë dhe se ekipet speciale kanë vazhduar kërkimet. Kjo situatë ka ndodhur kur në dyja aeroportet ka fluks të madh të mërgimtarëve shqiptarë të cilët po mbërrijnë në vend për të shprehur të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e nesërme lokale.

 

Refuzohen fluturime në destinacionin Bazel – Ohër

Agjencia për Fluturime Civile në Maqedoni ka refuzuar sot kërkesat e dy aviokompanive të huaja për realizimin e fluturimeve në relacionin Bazel – Ohër.

Sipas njoftimit të kësaj agjencie, janë refuzuar kërkesat e aviokompanive “Air Bukuresht” dhe “Enter Air”, për shkak se ato nuk kishin plotësuar procedurat evropiane dhe se me këtë qëllim është bërë refuzimi. Dy aviokompanitë kishin për qëllim të realizonin fluturime çarter të shtunën dhe të dielën në këtë destinacion, ndërsa të gjithë pasagjerët ishin mërgimtarë që do të mbërrinin në vend për zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Por, siç mëson agjencia e lajmeve INA, fluturimet do të realizohen dhe se të gjithë udhëtarët do të kenë si destinacion Tiranën ose Prishtinën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu