Çka pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë…?

0
765

Këto ditë me vapë, politika shqiptare e Kosovës, sikur me të madhe po e trumbeton përfundimin e mbikqyerjes së pavarësisë së Kosovës si një fitore e madhe, e në fakt kjo politikë, politikëbërëse, ka vë në sipërfaqe  mosaftësinë e tyre që të jenë tërësisht të pavarur  dhe e pambikëqyrur nga të huajt. Ndonëse ky vlerësim nga të huajt konstatohej në atë se ende politikëbërsitë Shqiptar kanë nevojë për një prani të të huajve, e veçanërisht t’i lihet hapësirë EULEX-it edhe më tutje ta luan rolin e vet sundues; për këtë siç edhe deklarohet edhe vet Parlamenti Evropian përmes një Rezolutë, ku thotë  se: “… që ky mision të jetë në masë të plotë veprues në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun, si dhe ta forcojë luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar”.

Si për çudi kjo politikë, dhe të zgjedhurit e saj, kuvendarët e parlamentit, na habisin me zërat dhe optimizmin e tyre të lartë. Sidomos “këta zotërinj” me intervista dhe deklarata e tyre individuale, pranë kamerave dhe gazetarëve, na shiten “atdhetar”, “patriot”, filozof, njerëz të përkushtuar për çuarjen përpare interesin  kombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, madje flasin se si ta ulin papunësinë, ta shtojnë besimin në popull si drejtues të ndershëm pa manipulime dhe interesa individuale. Çuditërisht  këta politikëbërës, qofshin politikan apo deputet, po luajnë me ndjenjat e popullit, me ndjenjat e ati që nuk ka me çka t’i gëzoi fëmijët në ditën e par të shkollës, të atij që la gjymtyrët në luftë për lirin e Kosovës, të atij që kryen shkollimin, madje edhe universitetin, e nuk ka mundësi të vije deri te punësime, sepse nuk ka lek, apo dajën, mikun, shokun në vende kyçe. Ndonëse edhe më e keqja shfaqej edhe në shëndetësi kur luhet me jetën e një njeriu, ku i sëmuri do shërim e jo përbuzje, ku i sëmuri do dritë dhe jo humbjen edhe të paktën e asaj drite që kishte dhe më në fund me një kërkim falje të kalohej çdo gjë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kur flasim për të arriturat e Kosovës, thjesht mund të themi se kjo arritje është baras me hiçin, ndërsa në anën tjetër këta politikëbërës mburren me të arriturën, ndonëse mbështetën në fuqinë e vet, që shumë nga ta dikur jo që nuk kanë pasur lek për veshmbathje por as për të ngrënë si duhej, e sot shesin mend me një pasuri marramendëse që njeri nuk do ta paramendoje kurrë se do të fitohej sa qel e mshel sytë, një pasuri çfarë shihet tek politikëbërsit tanë, në qoftë ministra apo deputet, në qoftë shoferë të ministrave apo shoferë të deputetëve, ndonëse edhe pastruesit e kësaj kategorie e gëzojnë këtë privilegj e të qenurit të pasur, e mos të flasim për të afërmit e tyre. Mbase kjo arritje e hiçit dhe përfitimet marramendëse të autorëve në fjalë, disi i bënë që të heshtin pran realitetit që po ndodhë me fatin e kombit dhe në anën tjetër mburren se gjoja këta na e paskan  sjell lirin, pavarësinë dhe na e paskan larguar përgjithmonë pushtuesin serb nga Kosova, e realisht kjo është një politikë mjerane e tyre, sepse për ta hequr pushtuesin ishte i tërë populli në krye me bijtë e saj që ranë heroikisht dhe mbetën besnik i çështjes kombëtare, madje ende nuk është zgjedhur problemi i kombit shqiptar, sepse ditë e më tepër i nënshtrohen një presioni fizik apo politik pjesa e mbetur nën juridiksionin e Beogradit, për ta sikur politika jonë i ka mbyll veshët e sytë, ndërsa për serbët që jetojnë në trojet shqiptare i përkëdhelin me të drejta shtesë, që në asnjë shtet të botës që kultivojnë demokracinë nuk kanë kësi privilegje sa që ka minoriteti serbë, ku me pesë përqindëshin mund ta bllokoi miratimin e ndonjë ligji me rëndësi në Parlament.

Duke i vë një vështrim situatës së përgjithshme në Kosovë, do të hasim në lavdërime nga qeveria, kurse në anën tjetër nga opozita vetëm kobë e errësirë, këto kacafytje në parlament të bënë të mendosh se janë vetëm dokrra që s’ia vlen për hiq gjë,si nga politika ashtu edhe nga deputetët dhe liderët e partive që marrin pjesë në Parlament.

 

E çka pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë nga të huajt…?

Sipas pasqyrës reale të deritashëm, përfundimi i mbikqyerjes së pavarësisë së Kosovës, sipas planit të Ahtisarit, është dashur të mbetët e ardhmja e Kosovës në duart e  udhëheqësve të politikës së saj, që nga momentit i ceremonisë së bërë për largimin e zyrës civile nga Kosova, edhe pse plani i Ahtisarit ishte me shumë pasoja të pariparueshme për Kosovën, ky planë është dashur të mbetej ashtu siç edhe është në planin e Ahtisarit.

Për këtë largim të pjesshëm të mbikëqyrjes të huajve politika dhe kuvendarët e parlamentit të Kosovës secili më tepër çjerr me zë të lartë se ne fituam të drejtën dhe kushtin që ta udhëheqim vetë Kosovën. Në fakt  për këtë elitë politike më shumë rëndësi kishte dreka që kushton sa për t’ua siguruar jetën dhjetëra qytetarëve të tyre dhe t’i mbushim me optimizëm popullin, se sa ta thonin realitetin.

A nuk është për t’u çmendur vallë kjo çka po ndodhë me fatin e parlamentit dhe me deputetët tan!? Për t’ua plotësuar dëshirën të huajve shkelin edhe mbi të drejtën kushtetuese dhe interesin e kombit, si bie fjalë ne qenkemi të prirë që thonë të huajt t’ua bëjmë aminin a?, Kjo nuk përket me etikën e një populli të kulturuar që ka luftuar dhe luftojë për të drejtën e vet pa ia cenuar të drejtën askujt. E sa i përket kërkesës së ambasadorëve të vendeve të Kuintit, të cilët janë pajtuar me propozim për vende të rezervuara, edhe për dy mandate, për komunitetin serbë që përbëjnë diku më pak se 5%. Ky gjest jo që nuk është humane, por është një veprim nënçmues për shumicën e popullsisë, sidomos asaj shqiptare dhe të minoriteteve tjera, e njëherë është edhe kthim prapa me pasoja të paparashikueshme.

Këta zotërinj të vendeve të Kuintin, në shtetet e tyre a thua vallë do ta kishin  përkrah dhe miratuar këtë propozim!? Vërtet se jo, jo që nuk do ta kishin përkrah, por edhe do ta kishin luftuar si akt i kundërligjshëm, sepse t’ia dhurosh dikujt një vend që nuk e meriton jo që nuk është e moralshme dhe e ligjshme, por është akt antikushtetues, jodemokratike dhe fyerje e një procesi.

Me të drejtë konstaton deputetit Hasanit –“se korniza kushtetuese u ka bërë diskriminim pozitiv pakicave”, madje shton Nait Hasani:“Të gjitha pakicat në Kosovë nuk kanë asnjëra një shumicë absolute e ndërkaq është privilegjuar pakica serbe e cila në Kosovë është vetëm 5 për qind, e ku Qeveria e Kosovës i ka 3 ministra serbë e mbi 22 deputetë në Kuvendin e Kosovës”.

Nëse vazhdohet ky avazi të kompromiseve në dëm të Kosovës, e për të përdhelur një pakicë, e për të mos e përfillur shumicën, kjo do të jetë një zjarr i vënë Kosovës, poashu, nëse pakoja e Ahtisarit vazhdohet  edhe për dy mandate me vende të rezervuara, do të thotë se Kosova do të përballet me probleme të reja e të pazgjedhura, me një fjalë Kosova do të bie pre e pesë përqindëshit.

Madje nëse parlamenti dhe komisioni për hartimin e kushtetutës nuk përfill këtë problem, që në dukje duket jo i rëndësishëm, por në veprim do të jetë një mollë sherri i së ardhmes.

Për fund Qeveritarët dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës duhet të mësohen ta udhëheqin shtetin pa të huajt, ndonëse duhet ta kuptojnë se para drejtësisë duhen të vihen edhe të korruptuarit, hajnat, thyesit e ligjit, qofshin deputet, ministra, drejtorë, apo të afërm të drejtorëve, ministrave dhe të deputetëve, se kohëve të fundit me këto turpsira po mbulohen faqet e gazetave dhe emisione e TV-ve. Për fat të keq këtyre të këqijave po u paraprinë bartësit e vendeve kyçe, duke filluar që nga Komunat e deri te Kuvendarët, apo qeveritarët pa lanë anash edhe ndikimin Partiak të të gjitha partive të cilat kanë pakë mundësi për ta keqpërdorur një pozitë të tillë kanë për ta keqpërdor.

Për fund besoi se e drejta dhe bota demokratike, si në aspektin njerëzor dhe atë kushtetutar nuk do ta pranonte që më tutje të ketë vende të rezervuar për minoritar dhe aq më pak nuk do të kishin lejuar që të fyhet shumica mbi 90% e popullit. Për këtë do të ishte në interes që edhe qeveria bashkë me kuvendarët e Parlamentit të Kosovës të mos e miratojnë një akt të tillë nënçmues dhe jo demokratik, kurse ajo që do t’i bënte nder kësaj qeverie dhe parlamenti ta ngrehin zërin kundër dhunës psiko-fizike që po i bëhet shqiptarëve të Preshevës dhe Bujanovcit, po edhe më të drejtë  përmes mekanizmave ndërkombëtar ta kërkoni të drejtën për bashkim e këtyre tri Komunave me mbi 64 fshatra që padrejtësisht pas viteve 70- ju është marr Kosovës dhe iu është lën nën administratën e Serbisë.

 

 

Shkruan: Mustaf Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu