Çka përmban projektligji për dhomat e specializuara

0
630

UCK-ja

Gjykata Speciale do të jetë mbi çdo sistem juridik të Kosovës. Ajo nuk do t’i nënshtrohet auditimit të Kosovës. Kjo Gjykatë mund të dënojë me 250 euro dëshmitarët që nuk duan të paraqiten, e në rastin më të keq edhe t’i arrestoj. Për ata që do t’i ndjekë e mund t’i dënojë parasheh edhe dënimin maksimal – burgim të përjetshëm. Krimet për të cilat mund të ndiqen disa ish-pjesëtarë të UÇK-së janë të shumta. Edhe pse është hequr fjala gjenocid në projektligj përmendet “përndjekja mbi baza politike, racore, etnike ose fetare”.

Gjykata Speciale pritet të jetë autoriteti suprem i drejtësisë në Kosovë. Kryeministri e ministri i Drejtësisë e kanë dërguar në Kuvend të hënën, që deputetët ta lexojnë, raporton KTV.

Fjala gjenocid vërtetë është hequr, por rangu i krimeve për të cilat mund të gjykohen disa ish-pjesëtarë të UÇK-së është tepër i madh. Më e afërta e gjenocidit është përmendja e “përndjekjes mbi politike, racore, etnike ose fetare”.

Neni 13 – Krimet Kundër Njerëzimit sipas së Drejtës Ndërkombëtare

  1. Për qëllime të këtij ligji, në bazë të së drejtës zakonore ndërkombëtare gjatë juridiksionit kohor të Dhomave të Specializuara, krime kundër njerëzimit janë veprat e paraqitura në vijim, kur ato kryhen si pjesë e ndonjë sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullatës civile, duke qenë në dijeni për sulmin:
  2. vrasja,
    b. shfarosja,
    c. skllavërimi,
    d. dëbimi,
    e. burgosja,
    f. tortura,
    g. përdhunimi seksual, skllavërimi seksual, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e detyruar dhe çdo formë tjetër e dhunës seksuale,
    h. përndjekja mbi baza politike, racore, etnike ose fetare,
    i. zhdukja e detyruar e personave dhe
    j. veprimet e tjera çnjerëzore.

Kjo gjykatë mund të marrë përsipër kurdo që dëshiron edhe raste që veç janë duke u gjykuar në të tjera gjykata, pos asaj Kushtetuese.

Projektligji përcakton edhe kohën për të cilën do të veprojë e që është nga 1 janari 1998 e deri më 31dhjetor 2000.

Për çka do që bën Gjykata Speciale nuk mund t’i nënshtrohet asnjë lloj audtimi në Kosovë,
Nëse dëshmitarët që synon t’i ketë Prokuroria nuk paraqiten vullnetarisht, Gjykata Speciale i dënon.

  1. Nëse dëshmitari që është thirrur në mënyrë të rregullt nuk paraqitet ose nuk e arsyeton
    mosparaqitjen e tij ose në qoftë se ai largohet nga vendi ku ai duhet të merrej në pyetje pa
    leje apo ndonjë arsye të vlefshme, ai dëshmitar mund të detyrohet të paraqitet dhe mund të
    gjobitet deri në dyqind e pesëdhjetë (250) euro për secilën herë që ai ose ajo nuk paraqitet.

Nëse dëshmitari paraqitet pasi të jetë thirrur por pasi paralajmërohet për pasojat refuzon të
dëshmojë pa arsyetim ligjor, ai mund të gjobitet deri në dyqind e pesëdhjete (250) euro. Nëse
dëshmitari refuzon të dëshmojë edhe pasi të jetë gjobitur, ai mund të burgoset. Burgimi zgjat
për aq kohë sa dëshmitari refuzon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i
panevojshëm, ose derisa procedura penale të përfundojë, por nuk e tejkalon periudhën prej
një (1) muaji.

Paraburgimi mund të bëhet jashtë shtetit, përkatësisht në shtetin pranues, por edhe në Kosovë në formën e arrestit shtëpiak, përderisa i akuzuari pranon të gjykohet me telekonferencë.

E nëse Gjykata e shpallë ndonjë fajtor për krimet e supozuara të luftës, individi mund të dënohet me burgim të përjetshëm si dënim maksimal.

Qeveria e ka pranuar se ky tekst është shkruar nga ndërkombëtarët, dhe gjithçka që ata bashkë me Kuvendin mund të bëjnë është Amin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu