Çka po ngjet sot?

0
968

Bota sot gjendet në krizë të gjithanshme. Kjo krizë është pasojë e ngritjes së imperializmit në shkallën më të lartë dhe domosdo se kjo prodhon edhe kriza luftënxitëse. Ky stad i ngritjes së një klase shumë të vogël si dominuese e kapitalit dhe lëvizja kundër saj e artikuluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ne shqiptarët nuk duhet të jetë tabu temë, për shkak se gjendemi në rrugëkryqe të interesave të mëdha të zgjidhjes së problemeve kombëtare, por duhet analizuar mirë dhe në bazë të kësaj analize të gjejmë vendin tonë dhe aleatët për mbështetje.

Lufta e përmasave ndërkombëtare ka marrë fund, duke e ditur potencialin bërthamor që është në duart e disa shteteve, i cili po qe se përdorët do të shkatërrojë lëmshin tokësor. Luftërat lokale kanë qenë po thuaj pa ndërprerë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, por gjithnjë duke u kujdesur që ajo të mos ndodh në vendet neuralgjike, ku mund t’i prishte interesat globale dhe të ndërrojë kahen e përllogaritjeve kapitale. Mbarimi i luftës së ftohtë nxori shumë gjëra në shesh dhe duke iu frikuar shpërthimeve të mëdha, liderët ndërkombëtar u munduan t’i japin një kahe tjetër gjithë kësaj, për të qenë të përgatitur në përballje me kategorinë e varfër të popullsisë e cila ditë më ditë po ndrydhej e shtohej. Kush do ta kuptonte më mirë këtë se sa njerëzit e shkencës dhe artikuluesit e tyre- studentët? Nisur nga kjo, sot bota përballet me katër fenomene, të cilat herë – herë i zënë vendin njëra tjetrës me përmasat e zhvillimit dhe acarimit.

Në planin monetar

Kriza financiare daton herët. Rrënjët e saja janë në kohën e luftës së ftohte, kur mundoheshin disa shtete t’i favorizonin dhe nuk e kishin shikuar kurrë realitetin e përcaktimit të vlerës së parasë në kuadër të petkut kombëtar. Dikujt kjo i interesonte, qoftë për të futur në kurth akëcilin shtet e pushtet, qoftë për të investuar dhe përmes investimit të huaj burrështetasit përllogaritnin vlerën e parasë kombëtare në relacion me Dollarin, si e vetme vlerë për të ditur fuqinë monetare. Rënia e Murit të Berlinit i nxori të gjitha në shesh dhe gradualisht krizat filluan të shpërthejnë. Për t’i ikur kësaj, Bashkësia Evropiane përshpejtoi të nxjerr një monedhë në qarkullim dhe kjo lojë bëri që edhe të dalin në shesh të gjitha përllogaritjet kuturu, duke menduar se mund të pështillen në këtë rrëmujë. Edhe këtu, disa shtete, u bënë se nuk po shohin lojën që bënin akëcili shtet për të rritur vlerën e parasë pa mbulesë, që në relacion me Euron të kenë tretman baras vlerëshmërish me ata që ndikojnë në përcaktimin e vlerës së saj, vetëm që të mos jenë që në fillim të shkatërruara ekonomitë e tyre dhe të marrin mandatin nga qytetarët e tyre për të hyrë në këtë familje. Ky fenomen kaloi thua pa u diktuar, por dikujt i konvenonte për të qenë mbikëqyrës i forcës së parasë dhe ekonomisë së tregut, që më vonë t’i futi nën kthetra. Një luftë e re e dominimit të kapitalit dhe zotërimit të tregut, përmes imperialistëve. Kjo nuk do të zgjatë shumë dhe si pasojë kemi edhe rënien e dy pushteteve:
1. Në Greqi, e cila bëri disa manovra me Qeverinë e Shqipërisë londineze, për të siguruar pasurit nëntokësore detare dhe korridorin e gazsjellësit rusë nëpër atë pjesë, duke u munduar t’i lë peng në Bashkësinë Evropiane për borxhet aq të mëdha, sa tash duhet të shes pjesë territori, së pari ujdhesat për të stabilizuar gjendjen e brendshme, sepse me kohë kishte kalkuluar monedhën e vet me vlerë më të lartë se sa në realitet e kishte ajo. A nuk është kjo formë e re e neokolonializmit?
2. Italia, e cila duke iu falënderuar personalitetit të Berluskonit arriti në pikën më kritike, zgjimin e italianëve nga gjumi dhe radhitjen e tyre në luftë kundër imperializmit. Me detyrimin e Bashkësisë Evropiane Ai shkoi nga skena politike, por ndikimi i Tij është vështirë të çrrënjoset, kur dihet se Ai e kontrollon nën token dhe medie e informimit italian. Mirëpo, lëvizja kundër imperializmit do të fundos edhe kapitalin e Tij i cili mundohet që përmes parasë të krijoj komoditet ndikimi në politikë edhe më tutje.
Kjo krize financiare nuk e ka fundin e vet këtu, por do të zgjerohet dhe si Bashkësi Evropiane vështirë e ka të ruaj Euron si para të veten. Të përkujtojmë veprën e Enver Hoxhës mbi “Evokumonizmin”, që në shikim të parë përcaktimi i monedhës së përbashkët dukej se po merrte rrugë të mbarë, mirëpo ajo monedhë po i bënë varrin djepit të saj dhe kjo ëndërr e kahershme nuk do të jetësohet, se fillimin nuk e ka të mirë dhe nuk është e hapur për të gjithë, por është e ndikuar më së shumti nga strukturat politike e ndikimet e superfuqive dhe i ndan kombet- shtete në të favorshëm dhe të pafavorshëm. Kjo mos barabarësi ndërshtetërore nuk përkon me qëllimin e mirë, të artikuluar përmes propagandës së verdhë, por mundohen të nxjerrin dhjamë nga pleshtit
Për të ardhur gjerë në këtë situatë të euros, duhet kthyer kokën prapa dhe hulumtuar për lojën e kësaj krize financiare që doli në Amerikë në fillim vitin 2007. Për këtë duhet bërë analizë, ishte me të vërtet SHBA- në krizë, apo përshpejtoi krizën në eurozon, për të larguar nga vetja disa aleat që më nuk kishin peshën gjeostrategjike dhe gjeopolitike, e para dhe e dyta për të forcuar pozicionin e vet përbrenda dhe në ekonominë globale. Zhvleftësimi i dollarit dhe rritja e tij pas pak kohe, jo vetëm euron e destabilizoi, por kjo kërconi edhe paranë ruse. Ekspertët ekonomik paralajmëronin për thyerjet që do të ndodhnin dhe asaj iu deshtë një situatë e tillë dhe hodhi topin në një fushë krejt tjetër. Barako Bama me të ardhur në pushtet bëri disa reforma, që përkonin me të majtën, duke u mëshuar disa kompanive të mëdha dhe kapitalistëve të caktuar, për t’i pasur nën kontroll, duke shikuar mirë se mos po i has sharra në gozhdë. Për këtë atëbotë kam bërë një analizë. Përkundër kësaj loje, Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk mund të ikin nga Lëvizja kundër imperializmit, që gjeti mbështetje në shumë vende të Evropës. Kjo edhe sot po ndikon dhe tash duke e parë këtë kërcënim përbrenda, edhe republikanë edhe demokratët i kanë përafruar qëndrimet për të dalë nga kjo situatë bukur me peshë për të ardhmen e shtresës imperialiste, pra vet ekzistimit amerikan si kujdestare e botës.

Lëvizjet në botën arabe

Ikja e shumë shteteve për të mos u marrë me vetën, ishte loja në botën arabe. Kjo u pa më së shumti me francezët, të cilët u munduan të ndanin prenë, mirëpo e kaluara jo e largët, se ende janë dy gjenerata të gjallë që përjetuan kolonializmin francez, i bëri të mbetën me gishta në gojë. Energjia dhe kapitali i harxhuar në këtë drejtim, Francës do t’i kthehet si bumerang mu në teren e saj, fillimisht me euron. Ishte alarmante situata politike në këtë pjesë të botës, sa e alarmuan gjer në shkallën e ndërhyrjes me logjistikë e ekspert ushtarak, me embargo e bllokim pasurish, që kriza financiare të bartit në teren tjetër. Mendojë se gjithë kjo u bë për sigurim të tregut, sepse asnjë luftë nuk është bërë për çështje humane, pos atyre çlirimtare, por të gjitha luftërat për qëllim kanë profitin. Ky profit është përllogaritur në rrotullim e parasë për njëqind e më shumë herë, por koha do të tregojë se për disa është fatalitet, sa do të ngriti në këmbë qytetarët e vet për kërkimin e një rendi të ri shoqëror.
Se nuk ishte e përgatitur bota arabe të përballej me një krizë kaq të madhe shkatërruese në të gjitha fushat e jetës dhe një njerëz, kjo u pa. Ndryshe nuk do të duhet për të përmbysur udhëheqësit e saj me muaj të tërë, me arsenal ushtarak më të avancuar dhe nga një grup shtetesh, si kujdestare e demokracisë dhe paqes në botë. Kam bindjen se lëvizja arabe nuk do të shkojë në kahen e duhur, për të cilën shumë shtete tashmë të njohura i kanë mbështetur. Çdo revolucion, apo demokraci e importuar nuk do të prodhojë fryte të shëndosha për dikë tjetër, aq më tepër për qytetarët e saj dhe për këtë na mëson më së miri lufta afgano – ruse. Se çka ka ndodhur pas përfundimit të asaj lufte, të gjithë ata që janë marrë me analiza të krizave luftarake e dinë. Këto pasoja po reflektohen edhe sot, se askund më tepër nuk është e angazhuar një ushtri e jashtme për të mbajtur nën kontrolle situatën e nder, që vështirë të mendohet se do të arsyetohen mjetet, mundi, gjaku i investuar kryesisht nga amerikanët. Kjo do të prodhojë një bashkërendim të veprimeve të kësaj pjese të botës, që më herët e kanë pasur më lehtë t’i mbanin nën kontroll për mes individëve të caktuar. Mu këtu qëndronte edhe hamendja amerikane për mbështetjen kaq të furishme që jepnin shtetet e Evropës, sepse te këta të dytët thjesht ishte dominimi i tregut me arin e zi, për t’i ikur krizave të brendshme, që do të jenë të pamëshirshme.

Lëvizja kundër imperializmit

Ka kohë që mundohet të ndrydhet nga politika lëvizja kundër imperializmit, që filloi në Amerikë, aty ku është më i koncentruar kapitali në duart e individëve. Kjo lëvizke nuk është pritur si të tjerat, madje edhe aty ka dhunë si në mbrojtjen e kolltukëve qeveritar në botën arabe, mirëpo të gjithë janë të vetëdijshëm për përmasat e saj, madje edhe organizatat joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut po heshtin, se ato e kanë financimi mu nga këta individ të caktuar të cilët luajnë me pjesën dërmuese jo vetëm të qytetarëve, por edhe me kapitalet e tyre. Kjo lëvizje edhe pse gjendet nën presion të madh, do të shpërthejë, por në radhë të parë në Evropë, ku kanë terrenin më të përshtatshëm, mu për shkak të krizës financiare reale. Kjo nuk është e zonja për të përballuar këtë, sepse këtu filloi që herët, kur amerikanët ende nuk e kishin sprovuar dominimin në botën kapitaliste.
Gjithë ndryshimet që u bënë, në emër të demokracisë, prodhuan kriza të brendshme, që për interesa të caktuara derdheshin mjete financiare nga dominuesit e parasë, për t’i mëkëmbur një kastë të re politike, për të krijuar edhe në këtë pjesë të botës kapitalist në dëm të interesit kombëtar të akëcilit shtet. Kolona e pestë, që paraqitet përmes propagandës së verdhë, për çdo qytetar të Evropës Juglindore, është e njohur për mes ndihmës së SOROS- it që u jepet për dezinformim dhe shtim të lakmisë për një “botë të re”. Kjo ngritje e shpejtë e kësaj kaste kapitalistësh në vendet e përfshira nga skenarët e jashtëm për demokratizim, në vendet e tyre nuk u mirëprit dhe qytetarët e tyre janë më zëdhënëse për nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre, kjo për arsye se nuk ishin të aftë profesionalisht të fshehin qëllimin e tyre për etje pushteti dhe kapitalin e krijuar brenda natës.
Kjo lëvizje kundër imperializmit global, e jo të një shteti të caktuar, merr përmasat e lëvizjes së klasës punëtore, prijatare e të cilave gjithnjë kanë qenë studentë, sepse ata e ndjejnë drejtpërsëdrejti peshën në xhepat e tyre, për të kaluar një jetë modeste si student, mundësi për të qenë të barabartë në zënien e diturisë, mundësi për të qenë të barabartë në punësim, mundësi për të qenë të barabartë në krijimin e familjes, mundësi për të qenë të barabartë si baballarë për të siguruar jetën e fëmijëve të tyre, për një të ardhme më të mirë. Është zbuluar shkaktari i gjithë kësaj të keqeje, që nuk përkon me shtimin e popullsisë, siç shprehen disa të ndikuar nga imperialistët. Shtrëngimin e dorës nga disa imperialist, që parat veta i orientojnë për përfitime më të mëdha, në radhë të parë duke krijuar kriza lufte, pastaj mbështetjen e luftës dhe më në fund rindërtimet, forma për të sunduar dhe derdhur mjetet financiare në qarkullim sa më të shëndosh dhe përfitim sa më të shpejtë. Mu për këtë, është rritur vigjilenca dhe përkushtimi për të qenë të barabartë në mesin e të barabartëve nga kjo lëvizje e re.

Ngrohja globale

Dikur kjo krizë dominonte në analet e politikës ditore dhe në mediet e informimit. Kësaj filluan t’i përkushtohen edhe ata të cilët nuk dinin se çka është ajo dhe pasojat që mund t’i sillte njerëzimit. Edhe dokumentarët e shumë, edhe takimet e G- 8, edhe takimet e G-20 përcilleshim me vëmendje të madhe për të parë se çfarë do të ndërmerrej në këtë drejtim.
Kjo filloi shpejtë të bien nën errësirën e zhvillimeve të problemeve tjera që shpërthyen në gjithë hapësirën e rruzullit tokësor, të cilat u përmenden më lartë dhe pak dëgjojmë se dikush merret me këtë. U munduan liderët ndërkombëtar që kapitalin, që qëndron në duart e imperialistëve ta orientojnë në këtë drejtim, gjoja në emër të së mirës së njerëzimit, por këtë karrem zotëruesit e kapitalit nuk e honepsën, sepse qarkullimi i parasë mungonte në përmasat e dëshiruar dhe të mundshme, ndërsa përfitimet e tyre nuk kishin trendin e kalkulimit që e kishin bërë.
Duke prodhuar kriza tjera imperialistët bënë që të komprometohen qeveri e specialist dhe të bien pre e diktateve të tyre. Kjo bëri që kriza e ngrohjes globale të hiqet nga rendi i ditës dhe për këtë merren vetëm qarqet e caktuara politike, kryesisht për Evropën juglindore, përmes “ruajtjes së ambientit”.
Ambientalistët e kësaj treve pak kanë njohuri mbi zhvillimet reale që po ndodhin, mirëpo ata, qoftë në cilësinë e ekspertëve, qoftë në cilësinë e pagesave të majme që marrin, që ma merr mendja se kjo e dyta zotëron, mundohen të ngrehin zërin kundër kësaj të keqeje. Nisur nga faktet dhe frikën e krijuar nga propaganda e më hershme për ngrohje globale, ky artikulim është vetëm një segment i tërësisë dhe me fragmente krizash nuk do për tu lodhur dhe marrë imperializmi.

Shqiptarët në këtë vorbull, kah…?

Shqiptarët duhet studiuar dhe hulumtuar ku mund ta gjejnë vete në këtë vorbull ngjarjesh të lëvizjes kundër imperializmit. Këtë duhet bërë duke u nisur nga realitetet në terren, e më së miri mund të ju shërbejnë kriza në Shqipërinë e robëruar, për të vërtetuar se kanë gisht këtu edhe të “mallkuarit e botës” siç shprehej Franc Fanoni. Ma merr mendja se disa pinjoll të kastës së imperialistëve sllavo – ortodoks kanë gjetur terren të përshtatshëm edhe te shqiptarët, mundohen ta zhvendosin vëmendjen e kësaj lëvizje kundër imperializmit nga trualli i vet, në emër të mbrojtjes së tokave dhe kishave të shenjta në hapësirën shqiptare, siç ishte rasti me Greqinë, tash me Serbinë dhe Rusinë. Prandaj është e domosdoshme që të krijohet një rrirrjeshtim i faktorit kombëtar shqiptar, për të hulumtuar dhe gjetur veten në këtë kohë dhe të zgjidh problemin e mbetur përgjysmë. “Tragjeditë e mëdha” siç thoshte Ismail Qemali, mund të hapin edhe porta për kombet e vegjël, siç jemi ne, por lypset mençuri dhe guxim për t’iu përveshur punës dhe orientuar drejtë zgjidhjen e krizës kombëtare.
Ne jemi më të favorizuar në këtë drejtim, nëse dimë për të përdorur mësimet jetësore nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Ne e dimë më së miri çka do të thotë të jesh i robëruar edhe kombtarisht, ne e dimë më së miri çka do të thotë të mos jesh i barabartë, ne e dimë më së miri çka do të thotë të jesh i nëpërkëmbur, ne e dimë më së miri çka do të thotë të jesh monedhë kusuritjeje në duart e të mëdhenjve, ne e dimë më së miri se ku po shkon pasuria jonë kombëtare, ne e dimë më së miri vlerën e gjakut të dëshmorëve dhe gjakut të kallove të duarve, ne e dimë më së miri kur ngreh kokën tradhtia, ne e dimë më së miri kur rehabilitohen antivlerat dhe antikombëtarët, ne e dimë më së miri se si luftohen këto të këqija, sepse të gjitha këto i kemi provuar përbrenda dy gjeneratave. Le të na shërbej kjo përvojë për të mos na u përsëritur historia e hidhur e ndjelljes së ujqërve, siç mëtoi ta bënte Esad Pash Toptani, siç e bri Ahmet Zogu e Sali Berisha, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të shuar lëvizjen kombëtare, e cila do të përkojë në këtë kohë me lëvizjen kundër imperializmit.

Prishtinë, 21.11.2011

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu