CNN: Kosova me numër relativisht të vogël të luftëtarëve në Siri

0
679

foto

CNN ka përpiluar një listë prej 25 vendeve të cilat deri më tani i kanë publikuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen e shtetasve të tyre në luftën e Sirisë.

Në mesin e këtyre vendeve renditet edhe Kosova, e cila, në krahasim me disa vende me shumicë të popullatës me besim të krishterë, qëndron keq me këto shifra.

SHBA-të, gjithnjë sipas shifrave zyrtare të publikuara nga shtetet përkatëse, del se kanë mbi 100 shtetas që janë duke luftuar në Siri krahas xhihadistëve që po luftojnë për krijimin e një Shteti Islamik.
Sipas ranglistës së publikuar nga CNN, SHBA-të kanë 2 milionë e 595 mijë shtetas të besimit islam, nga të cilët mbi 100 janë të përfshirë në luftën e Sirisë, që në përqindje i bie 0,004 për qind.

Kosova, sipas kësaj rangliste, ka 2 milionë e 104 mijë shtetas të besimit islam, nga të cilët, sipas shifrave zyrtare të publikuara deri më tani, në Siri marrin pjesë 100-120.Përkthyer këtë në përqindje i bie që 0,006 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të përfshirë në luftën e Sirisë.

Për dallim prej SHBA-ve, Britania e Madhe numëron 2 milionë e 269 mijë shtetas të besimit islam, nga të cilët në Siri po marrin pjesë 500. Përkthyer në përqindje i bie 0,017 për qind e besimtarëve myslimanë të Britanisë.
Por, për sa i përket përqindjes së popullatës myslimane, punët më keq i kanë Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda.
Për sa i përket shifrave të personave që marrin pjesë në luftën në Siri, numri më i madh nga vende të huaja vjen nga Tunizia, vend në të cilin jetojnë mbi 10 milionë qytetarë të besimit islam, ndërsa në Siri, krahas forcave të IS, luftojnë 3,000 qytetarë tunizianë, raporton Koha.net.

Singapori, me 721 mijë shtetas të besimit islam, zyrtarisht ka vetëm një qytetar të sajin në këtë luftë.
Në vijim ju sjellim listën e plotë të 25 vendeve me numrin dhe përqindjen e pjesëmarrësve në luftën në Siri:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu