Daçiq: S’e njoh Mustafën, por Odalloviqi me të e ka krijuar Komunën e Fushë-Kosovës!

0
670

Daciqi, biri i shkines

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, të dielën foli më shumë për krizën e Ukrainës, pasi vendi i tij kryeson me OSBE-në. Megjithatë, ai do të jetë më 9 shkurt në takimin që do të zhvillojnë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me homologun e tij serb, Aleksandar Vuciq.
Daçiqi nuk e njeh Mustafën, ndaj shton se nuk mund të flasë për të.

“Por, ka në ekipin tim njerëz që e njohin, sikur që është Velko Odalloviq (Sekretar i Përgjithshëm në MPJ të serbisë). Ai më ka thënë se së bashku kanë krijuar Komunën e Fushë Kosovës”, tha Daçiqi.

Tetë ditë para takimit me palën nga Kosova, ai thotë se nuk e din se cilat janë temat për të cilat do të flitet, por tregon se për cilën temë do të dëshironte të fliste vendi i tij.

“Ata që e kanë njohur Kosovën thonë se e gjithë prona që është në Kosovë është e Kosovës. Por, aty ka edhe obligime, sepse Serbia nuk ka paguar kot gjysmë miliardi dollarë kredi për Kosovën në 15 vitet e fundit. Pse ata nuk i kanë paguar kreditë. Kjo që po kërkojnë ata më nuk ndodh askund në botë, përveç nëse nuk ndodh ndonjë revolucion”.

I pyetur se a do të thotë kjo se Serbia po kërkon kompensim për “Trepçën”, Daçiq tha: “Ky borxh nuk është paguar vetëm për Trepçën, por për gjithë Kosovën. Nëse shkojmë me logjikën se krejt çka është në Kosovë është e kosovarëve, atëherë edhe borxhi është i tyre. Por, kjo logjikë nuk është respektuar në periudhën e kaluar. Ky parim nënkupton se për këtë çështje duhet dialoguar”.

Sipas tij, serbët e kosovarët ishin dakorduar që për çështjen e pronës të bisedojnë gjatë vitit 2015. Por, nuk dihet nëse do të ndodh kjo, meqë gjatë vitit të kaluar nuk ka pasur bisedime të nivelit të lartë politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu