Daka politikanëve e analistëve: Na lini ta kryejmë punën tonë!

0
846

Daka, KQZKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka sot u ka bërë thirrje partive politike dhe analistëve që ta lënë të qetë KQZ-në dhe QNR-në për ta kryer punën e tyre në kuadër të kompetencave ligjore.

Në këtë kontekst ajo ka thënë se KQZ-ja dhe QNR-ja, asnjëherë më parë nuk kanë qenë më shumë transparente.

“Të gjitha subjektet politike kanë vëzhguesit e tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe i kisha lutur të gjithë që të sillen konform kodit të etikës. Po ashtu i kisha lutur të gjithë përfaqësuesit e partive politike, analistët, ekspertët si dhe të gjithë ata që janë duke u marrë këto ditë me KQZ-në, të na lejojnë ta përfundojmë punën tonë, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç janë procedurat tona sepse asnjëherë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka qenë me tepër transparent e aq më tepër Qendra e Numërimit të Rezultateve. Na lejoni ta përfundojmë punën tonë, sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë Daka gjatë mbledhjes së sotshme të KQZ-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu