
Njëri prej të akuzuarve për rastin e njohur si “Syri i Popullit”, Avni Llumnica, është përplasur fort me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, gjatë kohës sa ky i fundit po jepte dëshmi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Veseli ka thënë se nuk e njeh Avni Llumnicën, ndërsa Llumnica i është kundërpërgjigjur se nuk e njeh Veselin si kryetar të Kuevndit.
“Nuk nij që janë gjallë këta pisa”, tha Veseli për anëtarët e Syrit të Popullit.
Në një moment situata gati sa nuk ka eskaluar dhe është dashur ndëryhrja e policisë për të palandaruar një gjë të tillë.