Dallavere me subvencione në Komunën e Gjilanit, kryetari Hyseni anulon procesin

0
26

Ditëve të fundit në media u raportua për keqpërdorime e nepotizëm nga komisioni vlerësues në subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Gjilanit.

Për pasojë, kryetari Alban Hyseni ka anuluar tërë procesin dhe ka shkarkuar komisionin vlerësues.

Hyseni, përmes një postimi në Facebook, tha se nga vlerësimi i bërë procesit është konstatuar për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.WERBUNG

“Ne jemi zotuar për komisione të pavarura nga politika, profesionale dhe të pandikuara, gjithmonë duke siguruar vlerësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Përveç zotimit ky është edhe obligim i yni”, tha Hyseni.

“Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit. Gjithashtu dua të përcjell porosinë për secilin dhe kudo që synon parregullsinë se ne nuk do të kemi tolerancë ndaj askujt sepse kemi marrëveshje me qytetarin për transparencë, llogaridhënie dhe korrektësi”, shkroi më tej aihttps://zeri.info/inarticle.html

Kreu i Gjilanit tha se janë të vendosur “dhe këtu nuk ka mes e as kompromis”.

Ai ftoi qytetarët për bashkëpunim, kudo që ata identifikojnë parregullsi t’i raportojnë ato “dhe të llogarisin për partner pushtetin e ri sepse vetëm bashkë mund ta bëjmë ndryshimin për të cilin jemi zotuar dhe kemi marrë besimin e tyre”. /Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu