Dallavere me vagon

0
872

Hekurudha e kishte blerë një vagon special në vitin 2011 me qëllim të matjes së binarëve. Kontrata thotë se pajisja ishte e re, por dokumentet tregojnë se vagoni ishte i vjetër dhe i ngjyrosur

Vagonët janë gjithmonë barrë për lokomotivat. E në Kosovë ka vagonë që mbeten barrë vetëm për buxhetin e shtetit, ngaqë blihen të prishur edhe kur paguhet një shumë prej rreth 300 mijë eurosh – shkruan Koha Ditore.

Një i tillë prej tri vitesh ka qenë jofunksional. Hekurudha e kishte blerë me qëllim të matjes së binarëve. Kontrata thotë se pajisja duhej të ishte e re, por dokumentet tregojnë se vagoni ishte i vjetër, i ngjyrosur dhe i adaptuar për t’iu përshtatur specifikave të një tenderi publik.

Pas pranimit të pajisjes që ishte bërë nën presion, i ishin bërë asaj një numër i madh testesh. Kishte rënë në to.

Shkaku i kësaj ishte bërë një padi në gjykatë. Por, procesi gjyqësor nuk ishte zhvilluar, pasi që ishte tërhequr padia, pasi Agron Thaçi kishte ardhur në krye të ‘Infrakosit’, ndërmarrje publike e krijuar pas ndarjes së Hekurudhës në dysh. Në kohën kur ishte blerë pajisja, Thaçi kishte qenë kryetar i Komitetit për investime kapitale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu