Data e zgjedhjeve vendoset edhe pak ditë, zgjedhjet në dhjetor

0
695

Zgjedhjet

Liderët e partive politike, me gjithë premtimet e Presidencës së do i lë të lirë të gjejnë zgjidhjen vet, nuk do kenë kohë pafundësisht për t’i dhënë fund krizës politike në të cilën gjendet Kosova që pesë muaj.

Ka kohë që Presidenca thotë se “po kërkohet zgjidhje dhe jo zgjedhje. Por nëse nuk ka asnjë zgjidhje tjetër dhe nëse alternativa e vetme e mbetur janë zgjedhjet atëherë duhet parë mundesia që vendi te nxirret nga kjo situatë e pamundshme”.

Mirëpo, janë afatet ligjore ato që edhe pak ditë do e detyrojnë Presidenten Atifete Jahjaga të ndërhyjë, nëse liderët e partive politike nuk do tërhiqen prej pozicioneve të tyre.

Opsioni i vetëm do të jenë zgjedhjet të cilat duhet patjetër të mbahen këtë vit pasi i vetmi organ që mund ta fus në fuqi buxhetin për vitin e ardhshëm është Kuvendi.

Tash kemi hyrë në muajin nëntor, që është edhe muaji kur rregullisht është miratuar buxheti i shtetit, ndërsa Parlamenti mbetët ende jo funksional dhe pa udhëheqje. Krahas kësaj janë edhe jo pak Agjenci shtetërore që janë themeluar nga Kuvendi dhe ato tashmë punojnë me borde të skaduara.

Që Kosova të mos e kalojë këtë vit pa Parlament dhe rrjedhimisht pa buxhet, zgjedhjet duhet mbajtur në dhjetor, para festave të fundvitit. Për të respektuar afatin ligjor që për shpallje të zgjedhjeve duhet të kalojnë së paku 30 – 45 ditë, atëherë këto zgjedhje duhet të shpallen jo më larg se mesi i muajit nëntor.

Mbështetur në këto afate ligjore, atëherë Presidentja e Kosovës është e detyruar që p.sh. nëse zgjedhjet duhet mbajtur më 14 dhjetor, ato më së largu duhet të shpallen më 13 nëntor.

Për këtë arsye, liderëve të partive politike, kryesisht atyre të koalicionit pas zgjedhor iu kanë mbetur vetëm pak ditë për t’u tërhequr nga pozicionet e tyre nëse vërtetë nuk duan të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu