
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur edhe për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
“Hashim Thaçi nuk është ani- Kosovë”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Ai tha se edhe kur ka nis lufta në Kosovë, të gjithë kanë qenë per bashkimin e trojeve shqiptare.
Haradinaj duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve, tha se kundërshtojnë fuqishëm një ide të tillë.
Ai tha se po luhet edhe me ndjenjat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se marrëveshjet e dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Malit të Zi, është obligative sepse është futur në ligj.
Daut Haradinaj ka insistuar se demarkacioni është bërë gabimisht.