Daut Hardinaj, me tone të larta pyet minstrin Hyseni: Me urdhër të kujt i bastistë familjet e të vrarëve në Kumanovë

0
454

Daut-Haradinaj_989458

Deputeti i AAK-së, Daut Hradinaj, e ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë, se me leje të kujt kanë shkuar Policia e Kosovës në 3 të natës me i bastisë familjet e të vrarëve.

Haradinaj me një ton të ashpër i është drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, duke e pyetur se a e ka urdhëruar Gruevski këtë bastisje, apo kush.

“Ministri i Punëve të Brendshme nuk posedon asnjë informacion për të vrarët, as Policia e Kosovës. Me urdhër të kujt janë bastisur familjet. Ata nuk e kanë certifikatën e vdekjes, qysh guxoni ju të shkoni pa pasur asnjë informacion të shtëpit e tyre, a e dini që duhet të kenë certifikat të vdekjes”, ka pyetur Haradinaj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, duke iu përgjigjur, Haradinajt, ka thënë se ai nuk ka dhënë urdhër dhe sipas tij, nuk është e logjikshme që një ministër të jep kësi urdhrash.

“Shprehi ngushëllime dhe është jo logjike që ministria ta dijë se kush jep urdhër dhe unë si ministër I Drejtësisë nuk përgjigjem për Ministrinë e Brendshme dhe për Policinë. Po e them me plot përgjegjësi se unë jam informuar nëpërmes medieve”, ka thënë Kuçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu