Debati/ Auron Tare: Camaj dhe Koliqi bashkëpunëtorë me agjenturat e huaja, studiuesi Behar Gjoka: Të flasin ekspertët!

0
150
Debati/ Auron Tare: Camaj dhe Koliqi bashkëpunëtorë me agjenturat e huaja, studiuesi Behar Gjoka: Të flasin ekspertët!
Martin Camaj dhe Ernest Koliqi

Auron Tare ka publikuar një studim për angazhimin e Martin Camajt edhe Ernest Koliqit në veprimtari spiunazhi. Ky studim ka ngjallur debat në rrethin letrarë. Studiuesi Behar Gjoka e konsideron këtë një mënyrë për të zhvlerësuar kontributin e tyre në letërsi.

Auron Tare ka publikuar një studim se shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi kanë qenë të përzierë me veprimtari spiunazhi. Studimi ka ngjallur debate në rrethin e studiuesve letrarë, të cilët e quajnë këtë një mënyrë për të zhvlerësuar kontributin e tyre në letrat shqipe. Ndërsa, Tare shprehet se i referohet arkivit amerikan edhe nuk ka si qëllim studimin e teksteve letrare.

 “Këto dokumente janë pjesë e fondit të deklasifikuar të arkivave amerikane, britanike edhe së fundmi nga dosjet që kanë mbetur nga ish-sigurimi i shtetit. Unë nuk jam marrë me pjesën e letërsisë, se ata kanë vlerën e tyre, por me pjesën që nuk njihet. Pra me një dritëhije të tyre, që gjatë punës që kanë bërë në mërgatën shqiptare tregon se kanë pas marrëdhënie të ngushta. Kur them të ngushta, flasim për njerëz që firmosnin çdo fund muaj për një pagë të caktuar. Këto marrëdhënie nuk kanë qenë vetëm me amerikanët, por me italianët, gjermanët” , shprehet Tare.

Sipas tij, nga dokumentacioni del se Koliqi ka pas lidhje të ngushta me shërbimin sekret politik të SD-n naziste, që në ’43-n, deri në ’75 kur vdiq.

“Ka pas marrëdhënie të gushta me të gjitha këto shërbime. Derisa një pjesë e materialeve që ai shkruante i jepeshin edhe KGB-s sovjetike. Të gjitha këto janë të dokumentuara në arkivin amerikan. Unë thjesht kam zbardh dokumentacionin e shërbimeve amerikane, që i kanë të dokumentuara”.

Tare vijon se Camaj se nuk ka dokument që ka qenë bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit në Tiranë, por në dosjen amerikane ka të tjera të dhëna të komplikuara.  

“Në fakt, unë e kam shkruar që firmosja e Camajt me Sigurimin e Shtetit nuk është ndonjë mëkat, se ka qenë i ri. Por ajo që shohim është deponimi i tij, që bën me faj aktivitetin anti-qeveri mësuesit e tij të seminarit jezuit, që i quan krerët e këtij aktiviteti anti-komunist të kohës, në dosjen e tij nuk ka dokumente që ai të ketë pas bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit”. Por, vijon më tej tare, Camaj në dosjet e amerikane është një i ri refugjat për të cilin ka disa koincidenca të çuditshme. “Brenda një viti është pranuar në Universitetin e Beogradit, edhe është e theksuar se studentë që mësojnë atje janë të instruktuar nga UDB-ja jugosllave. Camaj del si person që punon në Radio-Beograd. Është pedagog në Universitetin e Beogradit edhe anëtar i Komitetit të Prizrenit. Një organizatë që sipas shërbimit amerikan ishte një qendër spiunimi jugosllave kundër Shqipërisë edhe mërgatës shqiptare në Europë”, shpjegon Tare.

Për komentet e historianëve edhe studiuesëve, që e kundërshtojnë këtë studim, duke e quajtur edhe të manipuluar Tare thotë se:

“Unë kam bërë një analizë të bazuar mbi dok amerikane, por disa detaje i kam kryqëzuar me dok e dosjes së tij në Tiranë. Me historianët që ju thoni do të ishte mirë, që të flisnin me argumente edhe jo me fjalë të përgjithshme.

Pas Luftës së Dytë Botërore amerikanët dënuan të gjithë ata që kishin dhënë shërbime për aleatin kundërshtar. Në çdo vend të botës është krim nëse spiunon për një shtet një shteti tjetër”, thekson Tare,  duke shtuar se nuk ka asnjë lloj droje,  në publikimin e këtij studimi pasi s’ka pas edhe s’ka qëllim që të thotë se dikush është i mirë apo i keq.

https://peizazhe.com/wp-content/uploads/2020/07/Mite-t%C3%AB-rreme-Auron-Tare.pdf

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu