Dehari ishte rrëfyer tek Makolli para vdekjes

0
797

Avokati Tomë Gashi, njëherit edhe avokati i familjes së Astrit Deharit, i cili ishte shok qelie me Naser Makollin, ka deklaruar që vdekja e Makollit është mjaft e dyshimtë, veçanërisht pas deklaratës së KMDLNJ-së, ku thuhet që Makolli nuk është person me probleme shëndetësore.

“Besoj se gjithçka është e qartë kur prokurorët e cilësojnë si vdekje e dyshimtë, është një vdekje që ka dyshimet e saj. Për mua ka dyshime gjithsesi për vdekjen e Makollit. Informatat që kanë rrjedhur sot, posaçërisht nga KMDLNJ, ku ka dalë se Makolli nuk ka rezultuar si person me probleme shëndetësore.” ka deklaruar Tomë Gashi në një intervistë në Info Magazine.

Tutje avokati Gashi ka treguar që Naser Makolli ishte deklaruar në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, dhe se paraprakisht Dehari i kishte thënë Makollit se ishte i frikësuar dhe se i kishte dhënë numrat e telefonit të familjareve, në mënyrë që ky i fundit t’i kontaktonte në rast të ndonjë ndodhie.

“Unë kam tri deklarata, në këto dokumente që janë deklarata të Makollit, janë marrë nga hetuesi dhe ka qenë prezent edhe prokurori i çështjes. Deklarata e tij që është dhënë pas vdekjes së Astrit Deharit ( data 5 nëntor, dy orë pasi ka gjetur trupin e pajetë të Deharit) është shtatë faqe, ku ndër të tjera është thënë se Astriti ka qenë i frikësuar dhe i ka dhënë numrat e telefonit të nënës së tij, babait, motrës dhe gruas dhe i ka thënë se nëse diçka e keqe i ndodh, ai ti telefonoj familjarët e tij. Makolli ka thënë se këta numra i ka shënuar në bllokun e tij. Për ta vërtetuar këtë, kemi tri deklarata. Makolli ka qenë dëshmitari kryesor, deklarimet e tij kanë qenë të vlefshme për tu hetuar rasti i Deharit. Njëri nga vëllezërit e Makollit më ka kontaktuar që të shkojë ta vizitojë në Lipjan Makollin, sepse ai është në gjendje që të japë më shumë informata që sipas tij, mund ta vërtetojë vrasjen e tij. Mënyra e vetme që të ishte e ligjshme është që të siguroja një leje që ta vizitoj për rastin e tij e jo për rastin e Deharit” ka thënë Tomë Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu