Delawie: Duhet të ndalohen propagandat në internet

0
733

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, ka thënë se duhet të punohet më shumë në moslejimin e propagandave ekstremiste, pasi sipas tij, interneti po zhvillohet për këtë qëllim dhe ne duhet ti ndalim.

Këto komente Delawie i ka bërë në konferencën për Siguri Kibernetike dhe Privatësi që po mbahet në Prishtinë.

Brenda tre ditëve do të mbahet edhe gara më e madhe për Hackingut në vend dhe rajon, e cila ka bërë bashkë rreth 100 ekspert të sigurisë, të cilët do të testojnë sigurinë e ueb-faqeve të ndryshme private dhe publike.

Gjatë kësaj konference u tha se tani po jetojmë në një kohë të zhvillimit teknologjik ku sulmet kibernetike dhe cenimi i privatësisë janë mjaftë evidente.

Nehat Mustafa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme ka thënë se kjo ministri kanë formuar këshillin shtetëror për siguri kibernetike, në të cilin po punohet për ruajtjen e ueb-faqeve institucionale si dhe për ruajtjen e sigurisë, shkruan KlanKosova.

Gabrieslla Cseh, përfaqësuesja e politikave të Facebook, ka thënë se ky rrjet social po punojnë vazhdimisht në ruajtjen e privatësisë dhe sulmeve kibernetike. Ajo ka thënë se janë duke u munduar që të krijojnë një sistem të përkryer të sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu