Demantim – ndaj shpifjeve dhe denzinformimeve të hapura të koautorëve të shund pamfletit

0
1159

“Lëvizja – Një Lindje e Përgjakur“ – Që prodhon gënjeshtra!

Në emisionin “PA RROTULLA” të RTK ( kohëve të fundit edhe në mjete tjera të informimit) ku mysafir ishte njeri prej koautorëve të shund pamfletit “LEVIZJA – NJË LINDJE E PËRGJAKUR” u than shumë të pa vërteta mbi themelimin dhe zhvillimin e LPK. Me që jam njeri nga iniciuesit dhe themeluesit e LPK dhe pasi që u përmend edhe emri i im, e kam për obligim të e bëjë këtë demant për këto gënjeshtra që u dëgjuan në këtë emision, nga të cilat edhe përbehet brendësia e këtij pamfleti.

Pamfletet kanë kryesisht karakter pozitiv, por ky rast ka përjashtim. Shund pamfletit “LEVIZJA – NJË LINDJE E PËRGJAKUR”, e quajta pamflet në kuptimin negativ, sepse fjala është për një publikim privat i cili nuk ka trajtim as verifikim shkencor as përmbajtje pozitive, por se fjala është për një konglomerat gënjeshtrash e thashë të thanave denigruese për LPK dhe për aktoret e saj kryesor. Kjo vazhdon edhe për pamfletet tjera të autorëve të ngjashëm.

 

Pa u lëshuar në hollësira tjera do t´i demantoj gënjeshtrat kryesore të këtij pamfleti ku gënjehet se

– “…LPK është themeluar me 17 janar 1982 dhe

– se themelues i LPK është Ibrahim Kelmendi”! Kjo është njësoj gënjeshtër sikur gënjeshtra e lansuar nga regjimi vasalëve të Brukselit në 31 vjetorin e demonstratave të 1981, se

– gjoja se “…demonstratat e vitit 1981 janë rezultat i veprimtarisë të organizatave që ju kanë takua Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka …”. Gjë që është gënjeshtër e kulluar. Organizatave që ju kanë takua Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka nuk kanë pas lidhje me kërkesën për Republikën e Kosovës as me organizimin e demonstratave me ketë kërkesë, sepse ata kanë veprua për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

– Sikur që është gënjeshtër e kulluar deklarata se ka ekzistua ndonjëherë fantom organizata me emrin “fronti për republikë”, që është shpikje e zyrave 30 vjet pas demonstratave të1981, nga ata që e nisen veprimtarin e vet me kërkesa për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa në Rambuje e nënshkruan bashkimin e Kosovës me Serbinë! Derisa po ata që sot na lan pa himen, pa flamur, pa identitet nacional shqiptar, pa pavarësi, pa barazi, pa ekonomi e territor nacionale etj., sot mundohen të na falsifikojnë e edhe historinë e 1981 edhe të asaj LPK, të cilës ata ia kthyen shpinën dhe e tradhtuan posa ju dha rasti të kyçen në pushtetin vasal nën sundimin e huaj diktatorial.

E vërteta është krejt ndryshe!

01) Nga historia e përpjekjeve për bashkimin e organizatave ilegale dihet se bisedimet paraprake para arritjes së bashkimit në LPK, mes përfaqësuesve të LNÇKVSHJ dhe OMLK, deri te ato të 1981, në Stamboll kanë dështuar;

 

02) Pastaj me iniciativën e PKMLSHJ kanë fillua bisedimet e reja mes LNÇKVSHJ, OMLK dhe PKMLSHJ në fundin e nëntorit 1981 dhe ato kanë përfundua me 17 shkurt 1982 kur u arrit bashkimi mes PKMLSHJ e LNÇKVSHJ në LRSSHJ – LPK dhe pastaj mes LRSSHJ – LPK e OMLK me 15 maj 1982. LPK është themeluar një muaj pas atentatit të UDB-ës kundër Kadri Zekës dhe Vëllezërve Gërvalla në Stuttgart. Pra, jo me 17 janar por me 17 shkurt 1982 është themeluar LPK. Bashkimi është realizuar në Platformën e PKMLSHJ për Republikën e Kosovës, sepse OMLK e LNÇKVSHJ para bashkimit me PKMLSHJ në LPK, kanë veprua nga Platforma e Politike e Bashkimit te Kosovës me Shqipërinë.

 

03) Në bisedimet për bashkim në LPK, të iniciuara nga PKLMSHJ, as njëherë nuk ka marr pjesë Ibrahim Kelmendi, prandaj paraqitje e tij si “themelues i LPK” është gënjeshtër.

 

04) Ibrahim Kelmendi ka qen pjesëtar i Frontit të Kuqe. Frontit të Kuqe kurrë nuk ka marr pjesë në këto bisedime.

 

05) Në bisedimet për bashkim, qofte me korrespondencë apo drejtpërsëdrejti, kanë marrë pjesë:

 

– iniciuesit e Komisionit për Bisedime për Bashkim nga PKMLSHJ;

 

Abdullah Prapashtica,

Osman Osmani dhe

Faton Topalli,

 

– nga LNÇKVSHJ,

 

Sabri Novosella,

Jusuf Gërvalla

Bardhosh Gërvalla (sa ishin gjallë) e

Xhafer Durmishi, (pas atentatit në Stuttgart)

 

– dhe nga OMLK

 

Kadri Zeka (sa ishte gjallë),

Hasan Mala dhe

Xhafer Shatri.

 

6) Kjo ka qenë edhe përbërja e par e Komiteti Drejtues të LPK (të cilit pas atentatit i bashkohet edhe Nuhi Sylejmani nga LNÇKVSHJ). Pra, KD i LRSSHJ – LPK, pas atentatit, ka pas fillimisht 8 anëtar. Komiteti Drejtues të LPK LPK ka pas një Fond të përbashkët dhe Zërin e Kosovës si Organ të përbashkët. Gjatë 30 viteve përbërja e udhëheqjes vazhdimisht ka ndryshuar, por programi ka mbetur gjithmonë i njëjtë. Një pjese e LPK kurrë nuk i ka përdor mjetet e këtij Fondi në Zvicër – Gjermani, për shkak të mjegullës që e krijo një fraksion atje në vitin 1983/84.

 

7) Për shkaqe të konspiracionit bashkimi nuk ka qen bashkim i thjesht fizik por bashkim në Program Politik i cili mbështet në Vendimet e Bashkimit në LPK të 17 shkurtit 1982.

 

8) Nuk është e vërtetë se është ndarë as njëra nga Organizatat e Bashkuara në LPK. Prandaj deklarata e Ibrahim Kelmendit se “pas një muaji bashkimi u shkatërrua” është gënjeshtër. Shkatërrimi i LPK ka qen dëshira e ti e dështuar. Është e vërtetë se për arsye të paraqitjes të një fraksioni të dyshimtë komplotist në Gjermani ku edhe kishte ndodhur atentati, një krah i LPK ku ka veprua Ibrahim Kelmendi dhe disa fraksionist tjerë të dyshimtë, për shkaqe të sigurisë të LPK, u izolua dhe vazhdoi të veproi si i tillë derisa ata u shpërben. Pra, ndarja e individëve nga LPK për shkaqe subjektive e objektive ka pasur nga 1983 e deri me 1999, por nga LPK nuk është NDARË AS NJËHERË AS NJERA NGA ORGANIZATET QË E KANË THEMELUA LPK!

 

09) Nga LPK kurrë nuk është ndarë as Abdullah Prapashtica as PKMLSHJ, por për shkaqe të konspiracionit dhe të sigurisë, kontaktet për ndonjë takim të nevojshëm kanë qenë të reduktuara vetëm me njerëz të sigurt si me Fazli Veliun, me Emrush Xhemalin, me Azem Sylën etj. Për arsye se LPK ka qen e përbërë prej tri ish organizatave ilegale, krahu i ynë e ka nxjerr një organ të vetin në emigracion të quajtur “PUNËTPRËT” dhe ka veprua fillimisht si BASHKIM I PUNTORËVE TË KOSOVËS – në kuadër të LPK. Pastaj me kërkesën e Mr. Halil Alidemës e Mr. Ukshin Hotit, deri në shpërthimin e luftës se armatosur, kemi veprua edhe si UNKOMB, por gjithnjë si pjesë e Lëvizjes . Ne kemi marr pjesë në demonstrata e aktivitete tjera të përbashkëta rregullisht, deri te financimi i rregullt i UÇK. Shkrimet e mija i ka botua vazhdimisht Zëri i Kosovës nga 1982 e deri me sot. Por, fondin e LPK nuk e kemi shfrytëzuar kurrë, pasi që aktivitetin ton e kemi vetëfinancuar. Ka pas edhe veprime të tjera në përpjekje për unifikimin e forcave në nivel kombëtar edhe pas 1990, por nga ato është heq dorë pasi nuk kanë dhanë rezultate.

 

10) Me shpërthimin e luftës të armatosur të UÇK, me vendimin e udhëheqjes se UNIKOMB-it ndërpritet aktiviteti politik i saj. Në Korrik 1998 paraqitem vullnetar për të shkua brenda vendit në UÇK (vullnetar për në UÇK ishin paraqitur te unë edhe Skënder Ibishi, Faton Topalli dhe Ejup Ahmeti, por mobilizimin e tyre e kam shty unë personalisht për shkaqe objektive). Në kohën e mobilizimit me ftesë të Komandantit të SHP të UÇK , Azem Syla unë kyçem në UÇK ku emërohem për të udhëheq me Drejtorinë e Sektorit të Zbulimit në të gjitha Qendrat Stërvitorë të UÇK gjatë Operacionit “Shigjeta”. Pas përfundimit të luftës të armatosur nga QPK emërohem për Nd. Ministër në Ministrinë e Mbrojtjes. Kur QPK pushoi se vepruarat në shkurt 2000 unë shkova me kontingjentin e përbërjes së UÇK në SHPK. Pas mbarimit të stazhit fillestar u angazhova në Zyrën për Zhvillim Profesional Policor pran Shtabit të Përgjithshëm të SHPK. Por, kur me Dekretin e Udhëheqjes se Policisë të UNMIK-ut me dërguan në Zyrën për Arrestime, unë refuzova ketë, pasi që kishte rrezik që nga UNMIK-u të më qojnë në arrestimin e shokëve të mi të luftës. Prandaj refuzova detyrën, e e braktisa SHPK dhe vazhdova aktivitetin e rezistencës ndaj sundimit të huaj të ri diktatorial, gjithmonë si aktivist i LPK.

 

Në përfundim, pasi e përshkrova edhe ketë situate pas lufte po e theksoj se unë se bashku me shokët e mi e kemi vazhduar rezistencën kundër sundimit të ri kolonial në tera format e mundshme, dhe gjithmonë në drejtim të përmbushjes se programit të LPK duke e konsideruar LPK gjithmonë si lëvizje e jo si organizatë partiake sektare, pa u kyçur as një herë në as një parti Politike. Por, duke i dhanë krahun e duke u angazhuar në tera përpjekjet e rezidencës kombëtare kundër sundimit të huaj te ri. Prej bashkëveprimit me Unionin e Studentëve e Shoqatave të dala nga UÇK e deri të Lëvizja vetëvendosje, para se ajo të behet parti politike është vepruar intensivisht ne këtë drejtim, derisa në tè njëjtën kohë këta gënjeshtar vazhdonin të mashtronin popullin dhe të plaçkitnin për vete ekonomin nacionale.

 

Prandaj mbi veprimtarin time qysh nga vegjëlia, pra nga demonstratat e 27 e 28 Nëntorit 1968 dhe nga viti 1975, nga kur veproi si njeri i organizuar, e deri me sot, me 25 Prill 2012, nuk munden të flasin as të e vlerëson as Bedri Islami e Ibrahim Kelmendi dhe as kush tjetër që nuk ka veprua me mua drejtpërsëdrejti dhe që nuk i njoh e nuk me njohin fare. Por, atë mund të e vlerësojnë vetëm ata që kanë veprua bashkë me mua për këto, po thuaj 4 dekada të kaluara. Veprimtaria ime dhe e shokëve të mi jo vetëm se përcillet me dëshmi të njerëzve të gjallë, por gati çdo veprim është edhe i dokumentuar dhe i arkivuar edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, por edhe nga armiqtë, edhe në Beograd. Kështu që unë nuk kam nevojë vet me u marrë me shkrimin e historisë personale si bëjnë disa individ, por atë, me plot besim ua la Shkencëtareve të Historisë. Personalisht nuk jam i kangur me punën time personale as me punën tone kolektive, sepse jemi akoma shumë larg prej realizimit te programit ton te 17 shkurtit 1982.

 

Bedri Islami, me te cilin nuk jam takua as një herë në jete time, pa me njohur fare bën vlerësime mbi mua në bazë të intrigave të njerëzve që po ashtu nuk me njohin fare dhe thirret në “arkiva” të njerëzve që kurrë nuk kanë veprua me mua. Ky është një naivitet që nuk përputhet me moshën dhe me prezantimin e tyre si intelektual dhe gogja “aktivist të LPK”, ne atë formacion ku ai ka veprua. Si ka mundësi një njeri që quan veten “intelektual” të benë vlerësime publike paushallë për njerëzit që nuk i njeh fare? Si ka mundësi që të paragjykon, se me qe unë kam qen oficer i sigurimit, qenkësha me pak shqiptar se gjithë ata shqiptar tjerë që kanë krye akademitë e ish okupatorëve që nga koha e Perandorisë turke e deri te koha e Titos, e te cilët luftuan për lirin e kombit e atdheut. Dhe disa prej tyre edhe u vranë, derisa unë kalova vetëm me plagë?

 

Mua me njeh Prishtina mirë, ku kam lindur dhe ku jam rritur. Me njeh Republika e Kosovës cep me cep, ku i kam pas e i kam shokët e mi ilegales dhe pastaj mirë më njohin edhe gjithë ata Ushtar e Oficerët e UÇK nga të gjitha viset e atdheut ton, që nga Saranda, Ulqini e Kumanova, Medvegja e derti te Kulla e Isa Boletinit nën Malet Argjendare me të cilët kam bashkëveprua. Andaj kot e keni ju dhe kot e kanë ata qe janë pas juve, që po mundohen të më ndajnë nga fronit kundër armikut sllav, e me u marr me këto figura tragjikomike, qe sillen sikur ajo lavirja që krihej derisa fshati digjej. Republika e Kosovës po kullon gjak në tri frontet, ndërsa këta ish patriot po i shkruajnë historinë vetes sikur çdo gjë ka përfunduar dhe sikur tani ka mbet vetëm të krekosemi për ato “suksese” që nuk janë askund. Le që nuk veprojnë vet por na pengojnë edhe neve të tjerëve të veprojmë. Ata janë ata që duan të përvetësojë punën tjerëve, të përbuzin, të shkelin, të mohojnë tera sakrificat, tërë veprimtarin e tera vuajtjen e bashkëluftëtarëve të mi të ilegales e të familjeve të tyre, që edhe sot po vuajnë nën regjimin e tyre vasalë në skamje e mjerim. Shkoni njëherë e shihni se çfarë shtëpia kane dhe si jetojnë ata e fëmija e tyre! Pra, tani më u teprua. Këtë më nuk do t´ia lejo askujt! Jemi me fronte të hapura me sllavet, se ndryshe do të bisedoja me këta individ pa tru e pa zemër shqiptari, që pabesisht ju ngulin thika luftëtarëve të lirisë pas shpine pa ju bërë kurrë as një të keqe e pa ju pas kur far borxhi.

 

Andaj kjo është hera e par dhe e fundit që unë ju përgjigjem provokimeve të tilla, pa valuar i lirë Flamuri Kombëtare në të gjitha pikat kufitare të Atdheut ton. Që nga sot ua ndaloj rrëbisht të gjithë njerëzve që nuk me njohin dhe që nuk kanë bashkëveprua me mua praktikisht dhe teorikisht në ilegale e me vonë, që të përmendin emrin tim apo të bashkëluftëtarëve të mi në shkrimet e bisedat e tyre, pa marr autorizim nga unë ose nga ata. Kjo vlen edhe për redaksitë dhe për ata qe përhapin intriga te tilla verbalist e me shkrim. Ata qe e kanë ber deri me tani një gjë të tillë, duhet urgjent ti tërheqin ato nga opinioni dhe të na kërkojnë falje publikisht brenda një muaji nga dita e sodit. Nëse nuk e respektojnë këtë kërkesë timen po ju tregoj se kanë BESË të kufizuar me kushte deri në ditën kur të sigurohen kufijtë dhe statusi kombit ton. Unë atyre kurrë nuk kam me ju përgjigj si ata dëshirojnë. Por po ju garantoj me kokën time se kanë me marr përgjigjen që e meritojnë. Prandaj, ju bëj apel familjeve të tyre që ti ndalin këta keqbërës, që të mos të na mbështesin për muri, se atëherë do të detyrohemi ti ndalim ne.

 

Kërkoj nga të gjitha mjetet e informimit ku është përmendur emri im nga këta provokator, që këtë DEMANT të e publikojnë sa më parë, në përputhje me ligjin për informim publik!

 

Abdullah Prapashtica

 

Me 25 Prill 2012

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu