Demarkacioni barrikadon Dukagjinin

0
567

Rugovasit

Marrëveshja për Përcaktimin e Vijës Kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka revoltuar tej mase shqiptarët e rajonit të Dukagjinit dhe të Rugovës, të cilët paralajmërojnë barrikadim të armatosur. 

Ata i kanë dërguar “selam” Qeverisë së kryeministrit, Isa Mustafa, se nuk do të lejojnë të humbasin dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe në këtë drejtim priten të organizohen dhe ta mbrojnë pronën e tyre. Por, nuk janë vetëm banorët që po e kundërshtojnë këtë Marrëveshje, janë edhe partitë politike të taborit opozitar, të cilat kërkojnë që Marrëveshja si e tillë të shkojë në Kuvend për ratifikim, derisa thonë se më këtë Marrëveshje janë humbur gati 10 mijë hektarë tokë.

Qytetarë nga rajoni ku “ka humbur toka” thanë për “Zërin” se tash e tutje nuk do të japin llogari për veprimet e tyre. “Keni me ja ni krismën”, tha njëri nga banorët e kësaj zone.

Ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi, i cili është anëtar i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, thotë se me këtë Marrëveshje që ka arritur Qeveria rrezikohen të humbasin dhjetëra hektarë tokë dhe, sipas tij, kjo çështje nuk do të kalojë aq lehtë edhe në heshtje…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu