Demarkacioni me Malin e Zi, rugovasit reagojnë ndaj Murat Mehës

0
661

kufiri

Agron Nikqi, kryetar i Bashkësisë Territoriale ‘Rugova 1’, në një konferencë shtypi të ftuar sot në Pejë, ka reaguar ndaj veprimeve të fundit dhe shpjegimeve që i ka dhënë Murat Meha, kryetar i Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi.

Kryetari Nikqi duke folur në emër të rugovasve ka deklaruar se pakënaqësia e komunitetit rreth kësaj çështjeje është në rritje, raporton Telegrafi.

“Pas zhvillimeve të fundit lidhur me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kryetarët e bashkësive territoriale të Rugovës dhe banorët e Rugovës janë të pakënaqur me reagimet dhe me sjelljet e kryetarit të Komisionit për Demarkacion, z. Murat Meha”.

“Ne kemi pritur dhe vazhdojmë të kërkojmë që të marrim shpjegime të duhura. Mos të vendos askush mbi fatin tonë. Viti 1974 përcakton vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Vendimi i rugovasve duhet të kihet parasysh në këtë çështje”, ka deklaruar Nikqi.

Nikqi më tej ka rikujtuar institucionet se temat që përfliten dhe diskutohen rreth kësaj çështjeje pa vendimin e rugovasve, e dëmtojnë rëndë këtë komunitet.

Kryetari i B.T. ‘Rugova 1’ deklaratat e ditëve të fundit të kryetarit të Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi, Murat Meha i ka quajtur të pavërteta.

Në këtë konferencë me gazetarë i pranishëm ka qenë edhe kryetari i B.T. ‘Rugova 2’, Rexhep Kurbogaj.

Edhe ai ka potencuar dhe rikujtuar se rugovasit mbeten kundër lëvizjeve dhe disa matjeve të dhunshme qe janë bërë në vitet 1987-1988.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu