Demarkacioni ‘votohet n’terr’

0
834

Pas shumë seancave, tentimeve, e thirrjeve për votim, seanca për demarkacionin është caktuar sërish për ditën e martë, 20 mars.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që e marta e javës së ardhshme të jetë dita kur do provohet edhe njëherë, mendohet si tentimi i fundit për ti dhënë epilog përcaktimit kufitarë me Malin e Zi.

Me gjithë caktimin, votat ende nuk janë siguruar dhe kjo është pranuar edhe nga partnerët e koalicionit.
Ata kanë minus një votë, por që besojnë se do e sigurojnë deri të martën.
Jo si zakonisht, seanca për demarkacion nuk do fillojë në mëngjes.
Ajo kësaj radhe do nis në errësirë.

Seanca finale për demarkacionin me Malin e Zi është thirrur për në orën 16:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur besimin se përfundimisht çështja e demarkacionit do të marrë fund më 20 mars.
“Si koalicion kemi një koncesion për të votuar dhe po ashtu edhe me LDK-në kemi biseduar. Jemi në kontakte edhe me deputetë të tjerë”, ka thënë ai.

Edhe shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi pas mbledhjes së kryesisë se GP i LDK-së shpreson se kjo çështje më në fund do të zgjidhet të martën.
Deri më tani të siguruara janë 79 vota, me ardhjen e Donika Kadaj Bujupit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Votat kundër demarkacionit përveç Lëvizjes Vetëvendosje, i ka deklaruar edhe Grupi i Pavarur i Deputetëve, i formuar dje në krye me Dardan Sejdiun.

E në terr, deputetët e Kuvendit të Kosovës patën tentuar shumë herë që të qojnë përpara çështje të ndryshme të cilat nuk kanë arritur të kalohen me vota publike.

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale ishte tentuar në orët e vona të 22 dhjetorit të 2016-es.

Qeveria Haradinaj gjithashtu u votua në orët e vona të mbrëmjes.

Se a do kalojë edhe kjo marrëveshje në errësirë, mbetet të shihet të martën /GazetaBlic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu