– SI VAZHDIMËSI E REZISTENCËS STUDENTORE E NJË EPOKE HISTORIKE, ISHTE GRUSHT I RËND PËR BABRBARITË E MILLOSHEVIQIT DHE PËR POLITIKËN PACIFISTE KAPITULLUESE TË RUGOVËS!
Më 1 tetor të vitit 1997, Lëvizja studentore e udhëhequr nga Kryesia e Unionit të Pavarur të Studentëve, dhe e përkrahur nga rektori i atëhershëm i UP-së, Ejup Statovci organizuan protestën paqësore për kthimin e studentëve shqiptarë në Universitetin e Prishtinës, nga i cili ishin dëbuar nga regjimi serb.
1) Kthimin e studentëve shqiptarë në lokalet e Universitetin e Prishtinës të uzurpuara nga okupatorët serb, demonstrata pat edhe karakter të thellë politik, sepse;
2) E çjerri maskën e politikës serbe të “mbretërimit të paqes, qetësisë e demokracisë” në “krahinën jugore të Serbisë” me 95% shqiptar autokton, edhe pse ata me 1989 qenë të gj´veshur nga tëra të drejtat nacionale si dhe;
3) Çjerri maskën e politikës kapitulluese pacifiste të Rugovës, i cili duke e mashtrua popullin me premtime të rrejshme se do të arrihet pavarësia pa luftë të armatosur, ndërsa angazhohej vetëm për kthimin e autonomisë të Kosovës të 1974 nën Serbi, ai në kushte lufte e përçau unitetin e rezistencën aktive të popullit në shumë parti dhe e sabotoi luftën e UÇK-ës, duke u përpjekur që të i´a ruante qetësin regjimit serb në qytete e duke e trimëruar atë që të vazhdon masakrat në fshatrat shqiptare të Kosovës;
4) Demonstratat e 1 tetorit 1997 ndikuan në mobilizimin e popullatës rreth LPK e UÇK dhe depërtimin e saj në qytete duke e hapur Zyrën e UÇK në Prishtinë në krye me përfaqësuesin e vet Adem Demaçin;
5) Demonstrata e 1 tetorit 1997 ndikoi në ndryshimin e qëndrimit të qendrave ndërkombëtare ndaj LDK e Rugovës, që deri atëherë e mbante nën kontrollonte rezistencën si pas nevojave të regjimit serb dhe të aleatëve të tyre evropian sllavo-grek;
6) Demonstrata e 1 tetorit 1997 ndikoi në ndryshimin pozitiv të qëndrimit të SHBA dhe të disa vendeve mike në Evropë, ndaj UÇK-ës.
NË LËVIZJETË ÇKIRIMTARE SHQIPTARE
– Lëvizjet aktive paqësore revolucionare demokratike të asaj që ka udhëheq Gandi në Indi me vendosmëri të plot dhe me plot sakrifica, e që nga 1956 në Kosovë atë shkollë po e zbatonte Adem Demaçi. Lëvizja Çlirimtare e Adem Demaçit në parim udhëhiqej që zgjedhja e çështjes shqiptare të realizohet me mjete paqësore, por nëse regjimi i injoron kërkesat paqësore ajo parashihte edhe mbrojtjen aktive të armatosur të popullatës nga terrori shtetëror jugosllav.
– Pas Demonstratës së 1 tetorit 1997 erdhi deri te masivizimi dhe mobilizimi e shtrirja e UÇK, që përfshiu shqiptarët në tërë globin tokësor, epilogun e të cilës dramë e kemi të gjithë të njohur. Por, edhe nga kjo lëvizje, më vonë u shquan ata që i mbetën besnik kauzës kombëtare duke e vazhduar rezistencën dhe ata që u bënë “dele të zeza” e kolaborator të sundimit të ri diktatorial të UNMIK-ut e EULEX-it.
EDHE PAS 1999 UNIONI I STUDENTVE SHQIPTAR ISHTE NË SHENJESTËR TË DIKTATURËS
Edhe pas vendosjes të sundimit diktatorial te UNMIK-ut në Vitin 1999 Unioni i Pavarur i Studentëve krah për krah me shoqatat e dala nga LPK-UÇK e vazhdoi rezistencën ndaj diktaturës së UNMIK-ut dhe ndaj marionetave vendore me demonstrata të shumta, që kulmuan me 18 mars 2004.
UNMIK-u, OSBE-a si dhe Partitë Politike të Ahtisarit investuan jashtëzakonisht shumë para, për të krijuar agjentura mes studentëve me qëllim qe të shkatërrohet UPS. Nga këto përpjekje agjenturore lindi “Parlamenti i Studentëve”, ku studentet më nuk kanë kohë me u marr me çështje madhore studentore e kombëtare por merren me përçarje të brendshme njësoj si partitë politike.
Megjithatë, studentët revolucionar nuk arritën t´i ndalin as frikësimi, as korrupsioni nga qendrat e huaja dhe as kërcënimet e sulmet fizike nga bandat e partive politike! Ata ne vitin 2005 e organizuan Lëvizjen Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje i organizoi sundimit diktatorial të Brukselit një rezistence aktive me plot sakrifica, ku ajo u ballafaqua me vrasje e plagosje, me rrahje dhe me burgosje politike. Nga kjo rezistencë Kosova i fitoi dëshmorët e kombit Mon Balaj e Arben Xhaferi e shumë të tjerë që ranë para e pas marsit 2004, si qindra tjerë të gjymtuar e të plagosur të ri që ishin viktima të regjimi të huaj të ri. Në Demonstratën e 10 shkurtit 2007, në rreshtin e par gjendej Adem Demaçi, ku nga ana e Kosovës ju tha JO e vendosur Planit famëkeq të Ahtisarit! Plumbat që ranë mbi demonstrues nga armët e policëve nga vendet e BE me 10 Shkurt 2007 kanë mundur t´a vrasin edhe Adem Denaçin.
Me kalimin e kohës po shihet se Lëvizja Vetëvendosje i detyroi faktorët e jashtëm dhe ata vendor të pranojnë partneritetin e saj në skenën politike të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e ktheu edhe njëherë simbolikisht flamurin kombëtar brenda Parlamentit të Kosovës, nga ku e kishin nxjerr Partitë – marioneta të Ahtisarit, duke e zëvendësua flamurin kombëtar me flamurin kolonial të Brukselit.
Mirëpo përvoja e së kaluarës na mëson se as Lëvizja Vetëvendosje nuk është tërësisht imune nga ndikimet e huaja dhe as ajo nuk mundet të shpëtoi nga “delet e zeza” brenda saj, që do të korruptohen dhe do të instrumentalizohen nga sundimi i diktaturës së huaj. Vet heqja dorë nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje që të mos e kandidon Adem Demaçin për President të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet që përfunduan me emërimin e një shtetasi të huaj për President, si ishte Pacolli dhe pastaj emërimi i Jahjagës, që erdhi nga jashtë procesi zgjedhor, nga ana e ambasadorit Dell, është tregues dyshimi se hyrja e Lëvizjes Vetëvendosje në Parlament është kushtëzuar nga qendrat e huaja, që ajo të mos e kandidon Adem Demaçin për President të Republikës së Kosovës.
SE A DO T´A MBIJETOI LËVIZJA VETËVENDOSJE PUBERTETIN POLITIK, VARET NGA KANDIDIMI I ADEM DEMÇIT PËR PRESIDNET, NË ZGJEDHJET E ARDHËSHME PRESIDENCIALE?
Si po duket nuk është vetëm Adem Demaçi viktimë, por se të nijetit faktor të huaj kanë urdhëruar edhe eliminimin klasik stalinist e etiketus të disa aktivistëve veteran nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët nuk kanë pranuar as një lloj shkelje të Manifestit. Pritet që udhëheqja e Lëvizjes Vetëvendosje këto lajthitja ti korrigjoi dhe atyre veteranëve të ju hiqen etiketat e rrejshme dhe ata të aktivizohen sërish! Por pritja nuk është e mundur të jetë e pa fund!
Pas zgjedhjeve të 2010 Brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë hy FER dhe struktura tjera andaj tani po imponohet fakti se duhet me e përkrah ç´do iniciativë pozitive të Lëvizjes Vetëvendosje që përputhet me Manifestin e saj dhe duhet qen skeptik me ç´do iniciativë që vjen nga strukturat tjera brenda Lëvizja Vetëvendosje që mund të vinë nga qendrat e huaja. Hapja e Lëvizjes Vetëvendosje edhe për struktura tjera e bënë atë ndryshe nga koha para 12 Dhjetorit 2010, sepse aty kanë hy edhe element nga parti tjera që e kanë miratua dhe që e kanë zbatua Planin e Ahtisarit.
Populli Shqiptar historikisht ka dëshmuar se sa herë që një forcë politike harxhohet dhe fillon marshimin në vend, populli e nxjerr nga gjiri i vet një forcë të re! Por, uroj që kjo të mos ndodh edhe me Lëvizjen Vetëvendosje!
Është me rëndësi të theksohet se Adem Demaçi u injorua hapur dhe u luftua, ku hapur e ku fshehur, edhe në kohën e para edhe pas 1999 nga elementët pacifist kapitullues që kolaboronin si struktura të ish regjimit jugosllav dhe që tani pas 1999 po kolaborojnë me sundimet e huaja. Kështu vepruan edhe bashkëpunëtorët e Titos, të Rankoviqit e të Millosheviqit kështu po veprojnë edhe bashkëpunëtorët e UNMIK-ut e EULEX-it, nga koha e diktatorit Kushner e deri te Xavier De Marnhac.
S´ka dyshim se Adem Demaçi , sikur që ishte simbol i rezistencës për të gjitha gjeneratat e studentëve shqiptar nga 27/28 Nëntori 1968 e deri te 10 Shkurti 2007, ai do të vazhdoi të jetë frymëzim i pashtershëm i gjeneratave të reja studentore në luftën çlirimtare deri te arritja e bashkimit kombëtar brenda një shteti, gjegjësisht deri te realizimi i Programit Kombëtar të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878! Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës identifikohet me simbolin e vet të rezistencës, Adem Demaçin. Andaj Kosova që nga koha e regjimit Titos e Fadil Hoxhës ndahet në ata që janë me Adem Demaçin dhe në ata që janë kundër Adem Demaçit !
Abdullah Prapashtica