Pllaka e dëshmorëve e vendosur në qendër të qytetit të Shtimes është dëmtuar mbrëmë nga persona të panjohur.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar fotot nga ky shkatërrim i pllakës së dëshmorëve të luftës së fundit.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Komunës së Shtimes, Lulzim Sahiti.
“Pllaka është dëmtuar nga një person i dehur dhe me të është marrë Policia e Kosovës”, ka thënë Sahiti për Indeksonline.