Dënim 1500 euro sepse bërtitën “Ulqini është Kosovë”

0
1098

Ulcini

Pesë qytetarë të rinj nga Kosova të cilët jetojnë në Gjermani janë dënuar me nga 300 euro pasi natën në mes të dieles dhe të hënës  në Ranë të Ulqinit thërrisnin “Ulqini është Kosovë”.

Siç shkruan gazeta Vijesti, të pesë të rinjtë janë arrestuar nga policia e cila më parë është njoftuar se të rinjtë prishnin qetesinë publike.

Përveç të rinjëve nga Kosova kanë pësuar edhe familjet ulqinake tek të cilët kanë qenë të vendosur të rinjtë pasi ata nuk kishin lajmëruar mysafirët. Dënimet e pronareve të shtëpive janë nga 150 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu