Dënohen Rrustem Mustafa, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti

0
854

Grupi i Llapit

Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin në ankesën e të akuzuarve në procesin e quajtur “Grupi i Llapit” në të cilin akuzoheshin drejtuesit e kësaj zone të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me vendimin e apelit, i pandehuri Latif Gashi do ta vuajë dënimin unik prej 6 vjet burgim, i pandehuri Nazif Mehmeti do ta vuajë dënimin unik prej 3 vjet burgim, ndërsa i pandehuri Rrustem Mustafa do ta vuajë dënimin unik prej 4 vjet burgim.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është marrë më 11 gusht ndërsa është publikuar tek sot.

Ja komunikata e plotë e Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka marrë aktgjykimin me numër PAKR 440/13. Gjykata e Apelit e ka bazuar aktgjykimin në fjalë në ankesat kundër aktgjykimit P 448/2012 të Gjykatës Themelore të Prishtinës, të ushtruara nga mbrojtësi përkatës i të pandehurit L.G., i pandehuri N.M. si dhe i pandehuri R.M. Gjykata e Apelit ka vendosur si më poshtë:

Ankesa e ushtruar në emër të të pandehurit N.M. është hedhur poshtë si e paafatshme. Ankesa për të pandehurin L.G. dhe ankesa për të pandehurin R.M. janë pranuar në mënyrë të pjesshme, ashtu që në dispozitiv duhet të përfshihet pjesa ku përcaktohet që koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në vuajtje të dënimit. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës është ndryshuar ex officio në përputhje me këtë në pjesën e dispozitivit, po ashtu edhe për të pandehurin N.M. Pjesa tjetër e ankesave është refuzuar si e pabazuar. Rrjedhimisht, është vërtetuar pjesa tjetër e aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kjo nënkupton që të pandehurit L.G., N.M. dhe R.M. shpallen fajtorë për pikën 8 të aktakuzës së ndryshuar, përkatësisht për krime të luftës kundër popullsisë civile, në veçanti trajtim çnjerëzor, shkaktim i vuajtjeve të mëdha apo cenim i integritetit trupor ose i shëndetit, aplikim i masave të frikësimit, terrorit dhe torturës, në kundërshtim me nenin 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (Gazeta Zyrtare e RSFJ-së, nr. 44 e dat ës 8 tetor 1976) (KPRSFJ), lidhur me nenet 22, 24 26 dhe 30 të KPRSFJ-së, për shkak se nga muaji tetor 1998 deri kah fundi i prillit 1999, L.M. dhe N.M. dhe R.M., me përgjegjësi mbikëqyrëse dhe personale, duke vepruar në bashkëpunim me individë të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës të mbajtur në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e mbajtjes së të burgosurve në Llapashticë në përpjekje të detyrimit me forcë të këtyre të burgosurve që t’i pranojnë aktet e pabesisë së tyre ndaj UÇK-së. Me aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Supreme, të tre këta të pandehur janë shpallur fajtorë për pikën 5, ndërsa i pandehuri L.G. po ashtu është shpallur fajtor edhe për pikën 14. I pandehuri L.G. do ta vuajë dënimin unik sipas pikave 5, 8 dhe 14 prej 6 (gjashtë) vjet burgim, i pandehuri N.M. do ta vuajë dënimin unik sipas pikave 5 dhe 8 prej 3 (tre) vjet burgim, ndërsa i pandehuri R.M. do ta vuajë dënimin unik sipas pikave 5 dhe 8 prej 4 (katër) vjet burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu