Depërtimi Agjenturor i UDB-s ndër Shqiptar

0
893

UDB-a

Nga dosjet që më ranë në dorë, mësova si ishin likuiduar edhe Arif Kapetani i Glloboçicës në Zhelinë, Mulla Idrizi i Gjilanit dhe Sulë Hotla i Kumanovës, lexova se ç’kishte ndodhur me Bajram Mahmutin, i njohur te ne si Bajram Dobërdolli, gruan e të cilit, Pemben, (UDB-ja e kishte transferuar në Tetovë, duke e punësuar në fabrikën ,,Teteks,, si kuzhiniere) paraprakisht shefi i UDB-s i Qarrkut të Tetovës dhe Gostivarit Stojçe Gjeorgjievskin, e kishte vënë në ,,lidhje,, fshehurazi me një person ( i cili kishte qënë spiun) dhe e kishin kurdisur ,,lojën,, duke i shpreh spiuni Pembes se ishte shqiptar nga këto anë,(që në fakt kishte qënë vetëm një shqipfolës) Pembja duke e ditur se si e kishte hallin e saj, kishte dyshuar, mos vallë, ishte ndonjë kurthë e UDB-së, e kishte rrefuzuar por, ai, përsëri, edhe më tej kishte insistuar me këmbëngulje, duke i thënë se shumë e kishte për zemre, duke i premtuar në fjalë e ,,besë,, se kush nuk do të kuptonte për jetë për lidhjen e tyre, që duhej ta mbanin fshehtësi sa të ishin gjallë!?

Dikur, gruaja e shkretë duke qënë edhe hallexhie dhe në luftë për të mbijetuar, kishte lëru pe, duke i sugjeruar që të shkonte asaj mbrëmje fshehurazi në shtëpinë e sa, një shtëpizë e vogël përdhese, e cla gjendej bri rrugës Tetovë – Gostivar, në skaj të qytetit. Spiuni shpejt e shpejt e kishte informuar shefin Stojçe. Por, ai, duke vepruar sipas planit operativ, duke i dhënë direktivë që të mos shkonte në shtëpi të saj për shkaqe sigurie, dhe se takimin do ta bënin në një apartamant të fshehur, diku në qytet dhe ashtu kishin bërë, duke e bindur spiuni Pemben, se nuk bën të takoheshin në shtëpi të saj se mos vallë i vërente ndokush ,,Kam një dhomë të sigurtë ,aty nuk të njeh njeri!,, – i kishte thënë spiuni ajo ishte dakorduar një ditë ishin vendos në dhomën e preferuar, (e të cilën operativët e UDB e kishin parapregatitur me mikrofone ,,buba,, dhe aparaturë për ingjizime, fotoapart për fotgrafim etj.

Dhe, kështu kishte filluar edhe një lojë djalli…Spiuni kureshtar, me qëllim që të ,,zbulonte,, gjëra interesante dhe të kishte informacione relevante dhe të ,,dorës së parë,, aq të nevojshme për UDB-n, shpesh e kishte pyetur Pemben nëse vjente fshahurazi Bajram Dobërdolli në shtëpi, dhe a vjenka me shokë, ose vetëm, a vjen i armatosur dhe çfarë i rrëfen gruas së vet në besim ,,Ore ty, po këso farë pyetjesh edhe disa herë të tjera më ke bërë.

Shumë interesohesh për Bajramin? A mos je i dërguar prej UDB-s ?- i thotë duke dyshuar , Jo, moj jo, vetëm se pyeta, ashtu pa lidhje, se e di që je gruaja e Bajramit, dhe kam frikë se, nëse vij ndonjëherë në shtëpinë tënde natën, kam frikë se mos, vallë, vjen tinza Bajrami e na gjenë aty bashkë në krevat! u arsyetua disi spiuni i trajnuar mirë. ,,Eh, sikur të na gjen ashtu Bajrami (!) e din ty, ore, kush është Bajram Dobërdolli, që të dyve na e pret kokat si dashit dhe deles!,, thuhet më tej në raportin e shkruar zyrtar spiuni u mundua të zgërdhihet si nën dhëmbë dhe , kinse i inatosur vazhdoi duke provokuar: ,,Po,po por, ja që unë e kam në dorë gruan e tij, e ai le të shkon vërdallë andej këndej nëpër Shqipëri ka frikë dhe nuk ia mban që të vijë në Jugosllavi ashtu siç kanë frikë edhe të tjerët si Hashim Toplica e Azir Tenova, tha spiuni, duke përmend madje edhe emra si Qahil Fazli Çegrani ,,More, po ty mos je spiun UDB-je, ku i din të gjithaë këto emra!? i tha Pembja e hidhëruar dhe iku kah dera e nënçmuar, e penduar dhe e vrarë në krenarinë e saj ajo vuajti gati tërë jetës në skamje me dinjitet të thyer, por UDB-a kurrë më nuk arriti ta fuste në dorë.

Megjithatë, të gjitha të bëmat, kurthe tinzore me dredhira e prapavijë të cilat UDB-ja i kurdisi, do t u kushton shumë shtrejt udbashëve të Gostivarit: Bajram Mahmuti –Dobërdolli erdhi disa herë ilegalisht maleve të Sharrit dhe një natë (pasi posedonte informacion të sakt),zbriti me hapa vigani nga një shpat mali dhe qëndroi bri rrugës e cila lidhte fshatin Negotinë me Gostivarin.Në momentin kur disa oficer të UDB-s dhe të Komitetit Qendror të Gostivarit, duke u kthyer nga një mbledhje që kishin mbajtur me fshatarët e Negotinës me rrethinë dhe ata të ,,Narodna Odbranës,, (Mbrojtjes Popullore), Bajrami po sa kishte zbritur nga Sharri, i veshur me uniformë oficeri JNA me gradë koloneli, dhe nën shinel, fshehur automatikun, vërejti dritat e ,,xhipit,, që po afrohej, andej rrugës strukeshin fshati Dobërdoll dhe Toplica Burri shtatgjat dhe me mustaqe korb të zeza, në fytyrë disi i vrejtur, ua çon dorën që të ndaloninS hoferi i xhipit ka qënë Adil magjupi nga Forina, i cili thotë: ,, Qenka oficer i armatës sonë,sigurisht don të vjen me ne deri në Gostivar,,- dhe ndalon Bajrami, u flet në gjuhën serbokroate: ,,Imate li jedno mesto za mene do grada?,, – (A keni një vend për mua deri në qytet),- u kishte thënë me një zë metaliku si një ushtarak i vërte ,,Kako ne, druzhe pukovniçe! (Si jo, shoku kolonel), dhe ia hapin derën ai me të shpejt si rrufe, nxjerr nga shineli i gjatë automatikun dhe i vret që të tre me dy rrafale dhe, si një dragua ik malit përpjet dhe kalon kufirin për në Shqipëri…Vetëm Adil magjupi i cili drejtonte timonin, i plagosur rëndë, mbeti gjallë…Këtë dramë UDB-a ende e mban fshehtësi shtetërore !

( Në Tiranë Bajram Dobërdolli punoi disa vite si oficer i Sigurimit por përshkak se që në këhën e luftës, kur ishte me grupet guerile në mal, më së shumti qëndroi në anët e Lumës ishte mik i afërt me Muharrem Bajraktarin, i cili tanimë kishte vite që përmes Greqisë kishte emigruar nëBelgkikë! Një letër, të cilën ia dërgon Muharremi nga Brukseli, ishte fatale për Bajramin dhe i kushtoi 12 vjet burg. Pas daljes nga burgu, Enveri ia mundëson që të hapte një dyqan-rrojtore në Fushë Krujë ku kishte familje të krijuar…dhe aty vdes, diku kah vitet shtatëdhjeta, i përmalluar dhe pa e pa më kurrë Dobërdollin ku lindi ! Gjersa vëllai i tij, Idrizi ka një tjetër histori).

* * *

Por, kush ishte, në të vërtetë, Mahir Zherovjani me pseudonimin “Majeri” ? për te kisha mjaft informacione të cilat i kisha gjurmuar nëpër dosiet sekrete dhe arkivin e UDB-ës dhe KOS-it në Shkup. Mahiri ishte njeri jo i shkolluar, ose më mirë me thënë ishte gjysëm analfabet, por nga natyra shumë i shkathët, i zhdërvjellt, dhe mjaft komunikativ që posedonte edhe një oratori të rrallë sikur të kishte lexuar libra e libra në jetë.Sidomos nga sferat e agjenturave dhe të spiunazhit kishte një prirje të rrallë. Historia e tij dhe ironia e fatit e kishin shpjer në vorbulat e rrugëve pa rrugë.Për shkak vrasjeje të dyfishtë bashkë me vëllaun Sefën kishin rënë në burgun e ,,Idrizovës,, ! këtu edhe i ka fijet fatumi dhe tragjika e tij, aty ku vuanin burgun edhe ca të tjerë si ky, të cilët, kur e donte, nevoja hidheshin maleve si agjentë andej kufirit, në Shqipëri. Për të gjitha këto,duke i treguar se ia kisha lexuar dosien, një rast takimi me te, nisi e më rrëfente gjatë e gjatë “Majeri”. Ai më ka folur edhe për angazhimet e Hashim Toplicës dhe të tjerëve për “veprimtarinë e suksesshme”, prokurori i atëhershëm publik, Llazar Mojsovi, i kishte shprehur “Majerit” mirënjohje të veçantë.

Nga dokumentet e dosjeve sekrete, mësova gjithashtu se në listën e gjatë të bashkëpunëtorëve dhe agjentëve të UDB-së kishte edhe shumë shqiptarë të tjerë, disa prej të cilëve u bënë edhe viktimë e saj, duke ua shkruar dosjet personale ose ato të informatorëve.

UDB-ja KONTROLLONTE  KOS-in

Ndodhte shpesh, me përjashtim të ndonjë emrimi të veçant në sektorët e VOS-it, përndryshe UDB-a efektivisht bënte edhe kontrollimin e KOS-it, dhe asnjë nuk mund të emrohej në rradhët e kësaj operative ose ndonjë shef sektori të këtij shërvimi pa lejen dhe miratrimin paraprak të UDB-së sepse, njëkohësisht,në njëfarë mënyre ky Shërbim posedonte edhe një seksion special i cili ishte i ngarkuar dhe merrej vetëm me çështjet e brendëshme të KOSit, dhe bile ishte i autorizuar, sipas një hierarkije të këtyre organizatave sekrete, UDB-ja, sipas nevojave dhe rasteve të veçanta të bënte edhe survejimin e pamvarun në rradhët e forcave të armatosura, duke përfshirë këtu në bashkëpunim me KOS-in dhe nuk kurseheshin as kuadrat komandues dhe oficera të lartë. Edhe në këto rradhë kishte informatorë sekret dhe agjent të infiltruar kur bëhej fjalë për kombinacione operative dhe agjenturore në fushën e zbulimit dhe kundërzbulimit ushtarak,siç thohej në terminologjinë zyrtare në gjuhën serbokroate :,,OBAVESHTAJNA I KONTRAOBAVESHTAJNA SLUZHBA,, ose në gjuhën maqedonase : ,,Razuznavaçka i kontrarazuznavaçka Sluzhba,, që në shqip doTE të thotë dhe ka të bëjë me SHËRBIMIN E ZBULIMIT DHE KUNDËRZBULIM ! por, njëkohësisht, edhe njëra edhe tjetri, edhe UDB-ja edhe KOS-i pos angazhimeve operative në vend, kanë për detyrë të zbulojnë edhe të gjitha plabet sekrete operative dhe agjenturore ushtarake dhe të ndonjë Shërbimi tjetër të jashtëm (të huaj) për të cilin posedohet informacione të sakta se ajo Organizatë e fshehtë vepron në analet e spiunazhit ose të kundërspiunazhit ,ose të zbulohen punkte, baza, filiala të maskuara dhe poligone të ndryshme ku bëhet stërvitja e agjentëve të huaj apo grupesh terroriste…(Por, stërvitje dhe përgatitje të këtilla profesionale bënte dhe zhvillonte edhe vetë UDB-ja dhe KOS- i e VOS-i ushtarak për nevojat e veta, siç ishte poligoni apo baza sekrete për shkollim dhe stërvitje në vendin e quajtur BATAJNICË , disa kilometra afër Zemunit dhe Beogradit, i cili gjendej në thellësitë e një fushe dhe livadhesh ku nuk kapte syri i njeriut normal dhe, në ball të rrugës që kthente në kryqzimin e autostratës për në këtë ,,poligon,, skaj më skaj ishte vënë lartë një plakatë e madhe në të cilën shkruhej: ,,Sportski Centar Saveznog SUP-a Jugosllavije,, ( Qendra sportive e Sekretariatit Federativ për PB të Jugosllavisë,,) duke e maskuar në sytë e kalimtarëve atë që fshihej andej, e ku gjendeshin katër pallate moderne me nga dy kate nën tokë dhe nga dy mbi tokë, në të cilat gjendej me pedantëri të vëndosura e tërë arkivi sekret i UDB-së që nga themelimi i saj dhe koha e Rankoviqit, bile edhe pas tij…Por kjo është, një histori tjetër ! UDB-ja nuk kontrollonte vetëm KOS-in ose VOS-in, por edhe të gjitha Organizatat tjera të këtij lloji, kontrollonte edhe Milicinë dhe SJB si në nivele komunale njashtu edhe në atë republikane e Federative.Nën ,,syrin e fsheht,, mbante të gjitha institucionet e shtetit dhe organizatat dhe Komitetet e Partisë komuniste, shkollat, fakultetet, ndërmarrjet tregëtare, institucionet e ndrysgme kulturore dhe fetare, persona e qytetarë të zakonshëm, mësues,mjek,inzhinjera e hoxhallarë, priftërinj dhe gazetarë…Domethënë, çdo kund ku gjendej njeriu dhe merrte frymë, edhe në dhomë e kuzhinë, por edhe në mes burrit e gruas kur gjendeshin në krevat, aty gjendej prezente edhe ,,veshi e syri,, i fshehtë i UDB-së. E tillë ishte jeta në regjimin dhe diktaturën komuniste! Kështu ndodhte me të gjitha vendet bollshevike, të shablonit kominternist dhe të KGB-së ruse, të trashëguar edhe në Jugosllavi, Bullgari,në Shqipëri,në Rumaninë e Çausheskut etj.etj. ku njerëzit ecnin me droje, si të ishin robotë dhe nën mbikqyrjen e vëzhgimin e ,,jashtëtokësorve,, me nga një sy të madh në ball me të cilin ,,shikonin,, çdo gjë ! bie fjala, operativistët e SDB në Shkup, nuk lenin anash pa kontrolluar as poezitë të cilat do të botoheshin në ,,Flakë,, ose në revistem letrare ,,Jehona,,! Po kështu ndodhëte edhe në emisionet e radios dhe televizionit në gjuhën shqipe.Shpesh unë, në ,,Jehonë,, vjershat e mia i botoja me pseodonimin Fatmir Petrela, ose në Prishtinë, në revistat ,,Bota e re,, ose dhe ,,Fjala,, e ,,Jeta e re,, shkrimet e mia i nënshkruaja me Gazmend Papa ose Dritan Shijaku etj. Në ,,Zërin,, ndodhte që, me urdhër të SDB së Kosovës të mos botohej ndonjë artikull kur shkruaja për disa aspekte letrare të veprave të Ernest Koliqit, Gjergj Fishtës, ose mbi librin ,,Djella,, të Martin Camajt (të cilët i kisha takuar gjatë citit 1974/75 në Romë të Italisë) për këtë, ato vite gjendeshin në redaksinë e ,,Zërit,, Ali Olloni, Qani Mehmedi, Agim Malaj, ose në ,,Fjala,, Alidemë Jasiqi, Hasan Hasani etj. në revistën pedagogjike ,,Shkëndia,, ishte Beqir Berisha…Kurse materialet të cilat ia dërgova ato vite ,,Rilindjes dhe një felton me titull: ,,Mërkata shqiptare në Perëndim,, ia dorëzova Fadil Bujarit.Ky, pasi i kishte lexuar mirë dhe me kujdes, të gjitha i kishte vë në pako dhe ia kishte drejtuar UDB-s- në Prishtin.Edhe për këtë pata shumë telashe nga udbashët e Shkupit.Të gjitha këto, besoj, i mbajnë mend mirë personat e lartpërmendur.Kështu veproi edhe Adem Gajtani, i cili bashkë me poezitë dhe shkrimet e mia, ia kishte dorëzuar SDB-s në Shkup edhe poezitë e vëllezërve Nuhi dhe Agim Vinca dhe të shumë të tjerëve, me kërkesë të shefit për Kundërzbulimin, Dushko Mitevskit, i cili e fliste shqipen më mirë se shqiptarët, dhe grupit operativ që të përktheheshin në gjuhën maqedonase.Me këtë punë do të merrej njëfar Bujari, nip i Evzih Mehmedit nga Kumanova. Kurse Sllavo Vasovski, Zulal Abedini, Saqip Karllari, Bexhet Bexheti, njëfar Grozde Grozdanovski dhe Millosh Muti bashkë me Nazmi Musliun nga Piroku etj. ishte punëtor operativ për irredentizëm shqiptar në Shkup, të cilët me direktivë të kryeshefave, ishin servilë dhe nuk i vjente mirë që unë merresha me shkrime, më survejonin në kontinuitet. Unë edhe më tej bashkëpunoja edhe me disa emisione në Radio Shkupin, kurse redaktori i emisionit letrar të atyre viteve, njeriu fisnik dhe bujar, poeti i madh dhe i shquar Abylazis Islami hoqi të zitë e ullirit, pse e kishte emituar një emision timin letrar në radio, e që në atë emision paskam bërë ,,gabim të rëndë,, sepse kam trajtuar disa spekte letrare të personave të emigracionit siç ishin: shfletime letrare mbi prozën e Alarupit,(gjë që ishte e vërtetë,sepse Alarupi më dhuroi personalisht disa libra të tij në Amerikë) madje, pata shkruar ca shfletime nga revista ,,Shejzat,, të Ernest Koliqit që botohej në Romë, ku i njoha personalisht bashkë edhe Martin Camajn.Ky i fundit më dhuroi librin e bukur me titull ,,Djella,, e shkrojtur me shodrançen e tij të kulluar. UDB-a, duke më poërcjell vazhdimisht, sidomos pas kthimit tim nga Amerika, duke angazhuar një tabor të tërë spiunësh ndaj meje dhe njerëzve me të cilët kontaktoja, më kishin rënë mirë në fije.

Kështu që, nga ana tjetër e kishin vënë në vëzhgim dhe survejim të vazhdueshëm edhe njeriun e urtë dhe poetin e devotshëm Abdylaziz Islamin, të cilin, mjerisht, për gjatë tërë natës e kishin suspentuar nga vendi i redaktorit në Radio,dhe në vend të tij emruan një kodosh të tipit të Muhamer Vishkos ose dhe Mustafa Morinës.

Të tilla ishin udhët e jetës në të cilat hapëroja, çapoja ato vite të rinisë sime me një afsh në zemër në një takim rasti me Qani Mehmedin në Prishtinë, me të cilin njihesha përmes shkrimeve dhe shokut tim të Normales Dr Nexhat Abazin (tanimë i ndjer), në besim Qaniu më rrëfeu se në faqet e ,,Zerit të rinisë,, pasi është bërë faqosja dhe çdo gjë ishte gati për në shtypshkronjë, ku do të botohej edhe një artikull imi, poe… me intervenimin e UDB-së kanë qënë të detyruar gjithë ekipi i redaksisë të punojnë gjatë tërë natës e ta heqin atë faqe, sepse kështu paskësh qënë urdhëri i censurimit ,,nga lartë,,. Nuk u habita fare, sepse dija se nga frynin këta stuhi të nëntokës udbashiane…Poashtu, një rast tjetër, pasi isha kthyer nga Amerika, vazhdoja studimet si i çregullt në gazetari në Shkup, ktheva në bibliotekën e katedrës së Albanologjisë ku duhej të takoja profesorët Xhevat Gegën dhe Remzi Nesimin për disa konsultime në lidhje me provimet që i kisha dhënë në Albanologji, të më mundësohej të më pranoheshin të njëjtat në Fakultetin e gazetarisë ku vazhdoja studimet,sepse për këtë kisha të drejtë.Aty, në bibliotekën e kësaj katedre i takova Prof. Sejfedin Sulejmanin ( i cili në SDB ishte i regjistruar me pseodonimin ,,Sokrati,,) dhe përgjegjësin e bibliotekës Avzi Mustafën, me të cilët u përshëndeta sipas rendit. Në atë moment Avziu duke më uruar më tha: ,, Hallall të qoft Nafi, sa bukur dhe më pëlqeu shumë një poezi me titull ,,MËMËS,, të cilën e ke të botuar në revistën prestigjioze ,,Zjarri,, nga Palermo!- duke e shfletuar revistën, ( duke më sugjeruar Avziu që të kisha kujdes sepse për këtë poezi kishin qënë të interesuar edhe Bexhet Bexheti dhe ca të tjerë të UDB-së) e kuptova!…Lëvdatat nuk munguan as nga Sejfedin Sulejmani…Por, mjerisht, pas dy ditësh isha i thirrur në të ashtuquajtura ,,biseda informative,, te bylikbashët e SDB, ish shefat e mi ! u tregova truç, se çfarë është poezia, dhe se Bexhet Bexheti, apo Sejdali Saliu dhe të tjerë tipa si këta nuk kanë fare lidhje me poezinë dhe nuk dinë çka është poezia.Këtë poezi e kam shkruar me shpirt duke ia kushtuar mëmës që më ka lindur ! ,, Mos vallë, me këtë poezi e shpreh mallin dhe nostalgjinë që ke për MËMËN SHQIPËRI, ose thënë shkurt, ndoshta kjo pezi këtë simbolizon?!,,- vazhdonin me provokime. ,,Poezia është poezi,- iu thash, e ju mund ta merrni si të doni.

Unë e kam shkruar një rast tjetër përsëri e takoj Avzi Mistafën dhe ia tregova hallin dhe bisedat në UDB në lidhje me poezinë time dhe revistën ,,Zjarri,, ! Avziu si i habitur, heshti për një çast, duke më thënë se për mua dhe atë poezi timen edhe atë e kishin pyetur disa herë edhe Bexhet Bexheti, Dushko Trajkovski, Saqip Kollari dhe Sllave Vasovski, duke shpreh dëshirën të dinin edhe mendimin tim për këtë poezi. ,,Unë u thash se revista ,,Zjarri,, nga Palermo e Italisë herë pas here vjen në katedrën tonë, është revistë letrare dhe aty e kam lexuar poezinë në fjalë të Nafi Çegranit,,. ,,Mirë… por nuk marrin vesh dhe nuk kanë lidhje me poezinë as Bexhet Lepuri, as Saqip tokmaku, kurse Dushko dhe Sllavja kanë hallet e veta…!,, i thash shkurt Avziut, duke ia sqaruar edhe njëherë sjelljet jo njerëzëre dhe antishqiptare të tyre, ( sidomos të Sllave Vasovskit i cili në vitet 1970 hodhi lëndë plasëse në Qendrën e Bashkësisë Islame në Shkup dhe në viaduktin e Bit-Pazarit. Ai duke dashur të mbulonte marrëzitë e tij, këtë akt terrorist deshi t’ua linte në derë shqiptarëve. Ishte mjaft i angazhuar, duke arrestuar dhe burgos me dhjetra e dhjetra shqiptar, duke u dhënë dajak nëpër bëdrumet e milicisë në Bit Pazar, në stacionin e komandirit Dimitrie në Gjorqe Petrov, në atë të ,,Butelit,, ,,Proleqes,, ,,Karposhit,, ,,Autokomandës, ,,Kisela vodës,, etj. afro 120 shqiptarë janë tejet mase të maltretuar dhe rrahur me shkopinj gome, duke ushtruar mbi to një dhunë të paparë, dhe me metoda antinjerëzore, me provokime shoviniste, të cilat as gestapovcit e Hitlerit nuk e kanë bërë.

Mjreisht si bashkompanjon me Sllaven merrnin pjesë edhe disa shqiptarë të shitur, duke shpallur shqiptarët varfanjak – terorrist ose e gjithë kjo dramë dajaku e hataje, duke insistuar krimin tua mveshnin shqiptarëve të pafajshëm). Gjatë një mbledhje zyrtare në Kabinetin e kryeshefit të sektorit të analitikës, në verën e vitit 1972 gjatë ,,debatimeve,, të nxehta të atij kolegjiumi operativ, ku merrnin pjesë edhe kryeshefi i DB për Maqedoni Arso Arsovski, thashë: ,,Nuk ka mundësi që të mos zbulohet autori ose autorët e këtij krimi terrorist kaq kohë, nëse ai ose ata nuk gjenden në rradhët e Shërbimit ku punojmë dhe nga brenda e shikojnë terrenin dhe e kanë të qartë tërë situatën se nga shkojnë punët në lidhje me këtë çështje, nga fryejnë erërat mos vallë, lepuri gjendet këtu pranë nesh? e më kot janë rrah e gjakosur njerëz të pafajshëm..!,,- dhe u ula në kulltukun tim,ashtu qetë për disa çaste mbizotëroi një heshtje e thellë pas pak u dëgjua një zë kumbues dhe i rëndë me një të folur të rrallë : ,, Pa dobro, Nafija, dobro ti zboruvash no, ako ne se potvrduvaat rabotite po tvoe viduvanje ili pretpostavka, togash teshko qe odgovarash!,, (Pra mirë, Nafi , mirë ti thua, por nëse nuk vërtetohen gjërat ashtu siç i parashikon, atëherë do të përgjigjesh rëndë),-konkludoi kryeshefi Arsovski.

Përsëri kaploi një heshtje e thellë, por ajo ishte ,ndoshta edhe heshtje frike nga ndonjë pasojë eventuale, ose hetje ndaj guximit tim dhe njohjes për ta studjuar, analizuar të vërtetën reale, në veçanti kur ishte fjala për gjëra të këtilla delikate të atij Shërbimi i cili njerëzit shpesh edhe të pafajshëm i HANTE NATA dhe skëterra…!

Prej atëherë kaluan vite e vite… Shumë gjurmë gjaku e vragë, mbetën nëpër bodrumet e milicisë udbashiane. Edhe sot e kësaj dite banorët e Dervenit, i mbajnë mend si gjakatarë Sllavo Vasovskin, komandantin e milicisë Dimitrijen dhe Rauf Qazimin, Saqip Kollari, një trap nga Dibra, i shembëte shqiptarët në dajak deri sa humbnin ndjenjat. Ai ushtronte dhunë mbi ata që i quante “nacionalistë”, “irredentistë”, “enveristë”, të rrezikshëm për sistemin komunist, e më vonë pro milosheviçian (Në kontekst të këtyre reshtave, më duhet të theksoj edhe faktin, se gjatë viteve, pas 1981, ku unë më gjendesha në burgjet e Zenicës në Bosne, gardianët e atij burgu më dhanë një gazetë që ta lexoja, më duket se ishte ,,Zagrebaçki list,,. ,, Çitaj Nafija, vidi shta rade oni u Makedoniji!,, (Lexoje Nafi, shiko çka bëjnë ata në Maqedoni) nisa të lexoja : ,,Otkrijena grupa bombashi u Skoplju na çelo sa Sllave Vasovskom!;, (U zbulua grupa e bombashëve në Shkup në krye me Sllave Vasovskin). ,, Nuk më habit fare kjo, sepse me kohë e kam marrë me mend se Sllave Vasovski ishte operativ SDB dhe kriminel- antishqiptar, u thash gardianëve duke ua kthyer gazetën ,,por, ja shyqyr Zotit,që është zbuluar ky hajn matuf !,,- mendova me vete.

Gjithashtu, për herë të parë do të kemi edhe emra kodoshësh dhe të atyre të cilët në rradhët e emigracionit shqptarë në Amerikë,dhe të atyre të cilët me direktiva sekrete ishin infiltruar me vite në rradhët e organizatës së Lidhjes së Prizrenit, si dhe emrat e atyre që e likuiduan Kalosh Hamdi-Reçanin në Amerikë më 1971.Por do të shkruaj edhe për fakte, se si dhe në ç mënyrë u vra Sefer Selimi, si e spiunuan dhe likuiduan Azem Moranën me shokë, si dhe kush e vrau Hamzë Rexhepin,në malet e Sharrit, ku ende nuk i dihet varri. Çfarë rrjeti spiunazhi dhe prita i vënë Sadudin Gjurës nga Shipkovica duke e tradhëtuar e spiunuar UDB-a me shqiptar të ,,devotshëm,, kur ishte nis maleve të Sharrit të kalonte andej kufirit për në Shqipëri! Si ndodhi vrasja mistere- tragjike e Azem Azemit në mes të Shkupit, dhe kush ishin njerëzit e involvuar dhe motivet e tyre? Si dhe kush ia pregatitën PRITËN NË BISTRICË dhe e likuiduan Hasan Rremnikun me shokë kur ishte nisë të arratisej në Shqipëri? Do t’i tregoj fytyrat e vërteta të Gjoko Medenicës dhe Spasoje Gjakoviqit, Sinan Hasanit, Ali Shukriut, Mehmet Shoshit, Selim Broshës e Abazoviqit në Kosovë. Madje, të Muharrem Danës, Halit Lokut, Danush Lurit, Sahit Merakut, Jusuf Karakushit, Bashkim Hisarit por, kush ishin ,,kompanjonët,, e tyre nga Shkupi, Tetova,Gostivari,Kërçova,Dibra dhe Struga ?

Për të gjitha këto mistere, për këto të vërteta që e shqetësojnë dhe tmerrojnë opinionin mbarëshqiptar në të gjitha meridianët e botës, do të lexoni pra në faqet e librit dyvëllimësh. Do të lexoni për “miqësitë” e Sllavo Vasovskit me shqiptarin “e ndershëm” Latif Kurtin, Muamer Vishkon, Lutfi Turkeshin ( ky i fundit për vite me rradhë e mbante në ,,lidhje,, miken e tij Kujtime Lita – Kicën). Mandej do të mësoni si shqiptari nga Sellca e Tetovës ,, Arnori,, u bë viktimë e “mikut” të tij të UDB-së, Gjore Kocevskit,duke e angazhuar të njëjtin rreth vendasve të tij në Gjermani dhe rreth veteranit të Luftës Bajram Golës, vetë pse ky i fundit ishte në disa marrëdhënie konfliktuoze me Xhemal Veselin, Servet Saliun dhe disa jarana të tjerë të Koço Tulevskit. Çfarë roli konspirativ me shqiptarët luajtën në SDB e Tetovës Bedri Sinani i Gajres dhe pasardhësi i tij Hisen Musliu nga Dobërdolli, vendas i Bajram Dobërdollit? Çfarë ,,miqësie,, e lidhte Vahetin Shefki Ramadani nga Çajla e Gostivarit me Despod Aleksovskin, Zhivke Mitevskin, Temelko Boshkovskin dhe disa të tjerë. Do të lexoni edhe për kurthet udbashiane të pregatitur gjatë netëve të thikave të gjata ndaj vëllezërve Nexhat e Qemal Agolli, të Sali Lisit, Xhafer Kodrës, Izmit Ravenit, Hashim Toplicës, Amet Perës, Gajur Derallës, Mahmut Dumanit, për histori të shkruara në raporte zyrtare.

Dhe mandej, pjesën e dytë mbi rolin sekret agjenturor të Kapllan Resulit, cilat ishin kombinacionet operative në Gjykatën e Qarkut në Tetovë, dhe me çfarë plani UDB-ja, i kurdisi si ,,dëshmitarë,, edhe Adem Demaçin e Bahri Brisku nga Ulqini dhe, përgatitja e fsheht në teren që Adem Gajtani, t`ia merr gruan Kapllanit, Ferihaje Hajrullahun nga Tetova. Aq më interesante janë informatat, përkatësisht referatet e dosjes së Murat Isakut në lidhje me veprimtarinë e ,,grupit,, në shtëpinë e hoxhës Hetemit nga Reçica, madje kombinacionet dhe dramat tragjike ndaj Sadudin Gjurës, likuidimet me tradhëti të Gjon Sereçit, Halim Oranës, Azem Moranës etj., këto materiale dhe deklarata UDB-ja i përdori si argumente për t’i dënuar ata dhe të tjerët, sidomos me rastin e Organizatës ilegale në fshatin Reçicë – Shipkovicë dhe më gjërë në malësinë e Sharrit të Tetovës (për çka, shpejt dhe urgjentisht, në bazë të një plani konspirativ, për motive politike antishqiptare, edhe nxënësit e Normales ,,Liria,, nga Tetova, gjatë natës u transferuan në Shkup !)

* * *

Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies se Rankoviçit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve, si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë, shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-j a vite më radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.

Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi (babai i Shkëlzen Maliqit), e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu “shitën” falas edhe shumë gazetarë të

“Rilindjes”, si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mustafa Rushiti, Nebi Gashi, Mehmet Kraja, Vehap Shita, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës, Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj. Në Shkup, në redaksinë e “Flakës së Vëllazërimit”, në kohën kur kryeredaktor i saj ishte ish-oficeri i OZN-ës, Lutfi Rusi, zëvendëskryeredaktore u bë Sllavka Biljanovska, kohë më parë e ardhur nga Shqipëria, e cila si rezidente mbante lidhje të drejtpërdrejta me Dushke Trajkovskin, shef në sektorët e KOS-it dhe të SDB-së në Shkup.

Në këtë gazetë, me një kujdes të veçantë survejohej dhe analizohej veprimtaria e pishtarit të kulturës, shkrimtari dhe poeti Memedali Hoxha,në rend të parë edhe nga vendasët dhe të afërmit e tij –struganë.Por, edhe nga Fejzi Bojku, informatory ,,Novinar,, dhe Adem Gajtani, ( ky i fundit, njëherit, mbante në ,,lidhje,, edhe Bajram Sefajn, Mustafa Spahiun dhe ca të tjerë si Enver Shalën). Në këtë drejtim, gjithashtu ishin caktuar me detyra të veçanta si informatorë edhe Muamer Vishko ( cili në ,,lidhje,, mbante Shaip Mehmetin, Nurije Rushitin-Selimi, Mustafa Pezën dhe Lutfi Turkeshin, e ky i fundit i pandarë me Kujtime Lita-Kicën).Madje, Sllavka Biljanovska ( e cila si rezidente, mbante në kontakt Nijazi Limanovskin me urdhër të ,, CK SKM ,, Servet Avziun, Sejdali Saliun, Shani Mt…, Hamit Hamitin dhe Sejfedin Sulejmanin me pseodonimin ,,Sokrati,, i cili me urdhër të CK dhe të UDB-së u emrua kryeredaktor përgjegjës i ,,Flakës,,).

Këtu, gjithësesi më duhet të theksoj se , deri në kohën kur Jusuf Gërvalla ”kaloi” në “Rilindje” të Prishtinës, nisën vërdallë të rrotulloheshin agjentë dhe shumë informatorë ( edhe të atillë që kishin dopio-rol, të dyfisht e që kishin nga tri fytyra, nga njëra anë, dhe ata të KOS-it e të SDB-së, në anën tjetër. Tanimë, këto shërbime posedonin me materiale të ashtuquajtura ,,komprometuese,, dhe informacione të hollësishme për çdo lëvizje të Jusuf Gërvallës me shokë të tij, siç ishin Teki Dervishi, Kadri Zekë, Daut Demaku, Ibrahim Kadriu, Beqir Musliu,Gani Bobi, Musa Ramadani, Anton Berisha, Avni Spahiu,Qani Mehmedi, Ramadan Sinani et. Kurse Beqir Berisha vëzhgohej këmba –këmbës nga kolegu i tij në redaksinë e revistës ,,Shkëndia,, me psodonimin ,, Vetulla,,!

Të tilla raste kishte edhe rreth Ali Hadrit, Rexhep Qoses, Hasan Kaleshit , Gazmend Zajmit, Idriz Ajetit, Anton Çetës , Sali Bajrës nga Kaçaniku dhe kësht me rradhë. Në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit, tregohen mjaft aktivë si informator i devotshëm personi me pseodonimin ,,Rezhiser,, i angazhuar edhe rreth Luan Starovës, të cilin SDBja e mbante në vëzhgim. Madje, “Lushi” dhe ,,Novinar,, ishin ,,lidhje operative,, të Grozde Grozdanovskit, Bexhet Bexhetit,Viktor Tanaskovski dhe Boro Dellovski, shefa në degën për Zbulim dhe Kundërzbulim kundër veprimtarisë së Sigurimit të Shqipërisë. Në radhën e tyre hynë ndërkohë edhe  disa shqiptar, te cilet u bëne viktimë i tyre dhe i Muamer Vishkos. UDB-ja, më vonë SDB-ja, përmes Kërlive dhe disa dibranëve të tjerë, kishin angazhuar si bashkëpunëtor i UDB-s edhe Ejup Qulavku dhe disa dibran të tjerë, emrat e të cilëve janë të shifruar e tërë kjo storie e thukët dhe e gjatë është e shtjelluar në saje të kriteriumeve të konspiracionit të thellë dhe zbërthimit operativ, që në dosjet e UDB-së është i koduar me emrin “Lidhja Dibrane”. Spiunët e ,,Lidhjes Dibrane,, sipas direktivave të UDB-s dhe KOS-it arritë të depërtojnë edhe gjer në qarrqet diplomatike të Shqipërise në Vjenë dhe në Stamboll, duke i përgatitur paraprakisht UDB-a dhe duke i furnizuar edhe me pasaporta dhe viza të duhura përkatëse, përçka më gjërësisht do të bëjmë fjalë një rradhë tjetër rekrutimi i intelektualëve shqiptarë, si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë, bëhej në mënyrë shumë specifike dhe perfide. Në këtë kontekst, shumë orvatje dhe kombinime operative rreth “transferimit” e Ali Aliut në Universitetin e Prishtinës, të cilit, pasi iu “shit” disa profesorëve të Tiranës, në saje të instruksioneve të marra drejtpërdrejtë nga sigurimi, iu caktua tema e doktoraturës “Veprat e Petro Markos”, por me kusht që disertacionin t’ia përgatisnin Teki Dervishi dhe Luan Starova. Pse kërkohej të veprohej kështu dhe pse Sejfedin Sulejmani ,,Sokrati,, u kthye pikërisht në atë kohë “si i pavolitshëm” nga Prishtina në Shkup, këtë e dinte vetëm SDB-ja e Prishtinës dhe Shkupit. Aty u zhvilluan një mori operacionesh të fshehta, ku fjalën kryesore dhe vendimtare e kishte SDB Federative e Beogradit.

Ato vite u bënë ca “rokada” në SDB-në e Shkupit dhe në rezidencën e saj në “Flaka” u dërgua Sejdali Saliu (dhëndër i Nazmi Sallmanit, nëpunës shumëvjeçar i milicisë), i cili më vonë, me propozim të Nazmi Musliut (i cili Sejdaliun e mbante si informator), pëlqim dhanë edhe Dushko Trajkovski, Ilija Bllazhevski dhe Sllave Vasovski.Kështu edhe u bë punëtor operativ me “perspektivë” në degën e SDB-së në Gostivar. Por, njerëzit e mbajnë mend si njeri hipokrit dhe poltron, i cili,duke i bastis shqiptarët, ua ka nxjer me dhunë flamurin kombëtar nga arkat (çekmexhet) nëpër shtëpia dhe ua ka shky sa turp dhe marri është kjo! Dëshmitarët janë gjallë në listën e gjatë të personave të angazhuar nga brenda dhe jashtë, në këto veprimtari të errëta janë edhe disa politikanë dhe figura të shquara, si Xhemal Veseli, i cili në SDB-në e Tetovës, inkuadroi Bedri Sinanin nga Gajra, rreth të cilit pastaj u tubuan shumë masha të ndryshkura si informatorë të cilët spiunonin të afërmit e tyre të cilët gjendeshin në Gjermani e Zvicër,në Belgjik e Danimarkë, në Francë dhe Austri dhe gjer në Aurora të Çikagos ku gjendej i ,,rrezikshmi,, i shtetit jugosllav, Hafuz Jusuf Azemi, dhe Luan Gashi, Ajet Rushiti e disa të tjerë nga Kërçova.

Në Gjermani vëzhgoheshin njerëz të cilët kishin kontakte me persona të bazës ushtarake angloamerikaneshqiptare ,,Kompania 4OOO,, në Kaizerslautern. Kështu veprohej edhe me ,,Arnorin,, të cilin e mbante në lidhje Gjore Kocevski, duke e survejuar edhe Bajram Golën kurse Nexhat e Idriz Idrizi, Servet Saliu, Enver Abdurrahimi (Shala), Nesim Nesimi i Dobroshtit, Refet Bafqari i Nerashtës dhe disa të tjerë nga Zhelina, Reçica, Strimica etj. bënin të tyrën ! Veprimtari të këtilla agjenturore dhe spiunazhi u zhvilluan edhe në Kërçovë e Dibër, Strugë e Ohër, Shkup e Kumanovë, në Kosovë e më gjerë.

Histori e veçant është edhe veprimtari agjenturore e Sigurimit të SDB-së jugosllave dhe KGB-së ruse, duke zhvilluar edhe kombinacione të ndryshme rreth gjeneralit Panajot Plaku, Stafë e Aqif Lleshin (për rrëmbimin me çdo kusht të Haxhi Lleshit dhe sjelljen e tij në Jugosllavi).Për këtë fakt, Aqifi i thotë Stafës: ,,Nëse ne bëjmë siç kërkon UDB-a që Haxhiun ta sjellim këndej, kjo është tradhëti kombëtare,dhe më mirë të mos jetojmë gjallë! ,,duke i dhënë urdhër të birit ta pregatiste terenin në kufi, pasi ishte njëherit komandant i kufirit si oficer OZN-e, dhe kështu,një nate pa hënë, duke e njohur terenin me pëllëmbë,ikën me të gjitha familjet, me fëmijë e gra,dhe plang! u arratisën në Shqipëri por, ironia e fatit shpesh shkruan sagën e çuditshme të brengës dhe jetës.

Një storie tjetër është edhe rasti me veprimtarinë patriotike dhe agjenturore e Skënder Kosovës me shokë në luftën e heshtur për Kosovën Histori këto mjaft interesante, të veçanta dhe rrënqethëse ishin edhe ato të operacionit ,,Olluja, (,,Stuhia,,), ku rol vendimtar për likuidimin e tyre në anët e Pejës dhe Gjakovës kishin falanga tradhëtare dhe e spiunazhit për Kosovë të udhëhequr nga Spasoje Gjakoviq, Mehmet Maliqi-Cukulli i Prizrenit, Ali Shukriu, Gojko Medenica, Shefki Ozna, dhe disa të tjerë udbashë të Fallangës antishqiptare në këtë kontekst, nëse lexoni librin e Spasoje Gjakoviqit me titull ,,Sukobi na Kosovo,, (Përplasjet në Kosovë) dhe atë të Sinan Hasanit ,,E vërteta për Kosovën,,?!? ose atë që shkruan Milan Obradoviq në librin ,,Crveni

horizonti,, (,,Horizontet e kuqe,,) dhe ,,Tajni frontovi na Kosovo,, (,,Frontet e fshehta në Kosovë,,) etj. atëherë, padyshim se do të vëreni në vazhdimësi një absurd të një brenge dhe të një lufte për Kosovën me motivacione politike antishqiptare dhe të një TRADHËTIE TË MADHE që u është bërë shqiptarëve ! Por…por kjo është punë për historianët ndaj, ata le ti qasen kësaj çështje në baza shkencore, nëse dëshirojnë të shkruajnë realisht historinë e vërtetë për të mirën njerëzore dhe për brezat që vijnë, duke lartësuar më tej argumentet relevante në kohë dhe hapësirë që të njohim të vërtetën dhe trashëgiminë historike e kulturore të kombit tonë në dekada e shekuj të rrënuar.

Nga ana tjetër, kur jemi këtu, e kam të domosdoshme të përmendi,ose më mirë të them, të bëj një qasje sado të shkurtër mbi FENOMENIN : UDB-ja dhe KOS-i jugosllav, aksionet e tyre operative dhe të fshehta, dokumentet, analizat, planet sekrete dhe lufta agjenturore e spiunazhit dhe të kundërspiunazhit të tyre në vite e vite në pambarim, duke përndjekur dhe vëzhguar, duke agjituar në konflikte dhe propagandë përçarëse në rradhët e çdo lloji organizate apo grupi të mërgatës sonë në disporë…UDB-ja dhe KOS-i kanë zhvilluar operacione dhe aksione të tmerrshme survejimesh, spiunimi dhe likuidimesh ndaj shqiptarëve, duke mos kursyer as edhe një shqiptar, i cili gjendej në listat e ,,zeza,, ose për të cilët mbahen dosie personale si ,,nacionalist të rrezikshëm,, ose si antisllav dhe ,,separatist,, shqiptar etj. Etj.

Poashtu tejet interesante janë edhe mënyra e infiltrimeve të disa agjentëve shqiptarë në rradhët dhe qarqet e ngushta të emigracionit shqiptar në disa shtete të Europës Perëndimore dhe në Amerikë. Do të shfletojmë faqet e dosjeve sekrete të “Ballit Kombëtar”, “Legalitetit”, “Lidhjes së Prizrenit”, “Partisë Agrare”, “Lidhjes Kosovare”, “Besës” etj., si dhe dosjet e Abaz Kupit, Abaz Ermenjit, Vasil Andonit, Ibrahim Biçakut, Selim Domanit, Luan Gashit, Qazim Prodanit, Eqerem Maçit, Ekrem Bardhit, Ismail Vërlacit, Mentor Çokut, Beqir Malokut, Hasan Dostit, Jusuf Azemit në Aurorë të Çikagos, Martin Camajt, Abdullah Prapashticës, (ish-nëpunës operativ i SDB-së), të cilat SDB-ja jugosllave me vite e vite i mbante në vëzhgim, duke i spiunuar shqiptarët me shqiptar. Dhe kështu me rradhë, sepse luftëra të këtilla të fshehta dhe agjentura u zhvilluan midis shqiptarëve gjetiu, edhenë Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi dhe andej Oqeanit. Gjersa veprimtaria e fshehte ne sferat e spiunimit  ne rolin dopio te Olloman Seles , icili ca vite ishte edhe ne burgun e ,,Idrizoves,, tani gjendet prane agjentit  Dragan Terziovskit ne Nju Xhersi, jane rrefime me vete, per cka do te flasim nje rradhe tjeter!.

Per te gjithe keta burra shqiptare te mergates sone ne Belgjike , UDB-ja  prore, me vite, i   mbante ne vezhgim dhe u kishte sajuar dosjet personale si ,, grup  i rrezikshem,,  per Jugosllavine ne krye me  Xhele Kalishtin.

 

 

Shkruan Nafi  Çegrani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu