Deputetët kundër vetvetes dhe luftës së UÇK-së

0
851

Deputetët të cilët votuan për themelimin e Tribunalit, nëse kanë ndërgjegje kombëtare dhe njerëzore, prej sot e tutje do të kujtohen si deputetë të nënshtruar, të manipuluar, të shantazhuar, mjeranë e qyqarë, pa kurrizorë, servilë të pushtetarëve të vendit dhe të mujsharëve të huaj, matrapazë, që për të ruajtur postet, favoret, përfitimet, pasuritë e fituara mbi kurriz të luftës votuan, kundër gjakut të derdhur për çlirimin e vendit, kundër betimit të Ushtarëve të UÇK-së, kundër aspiratave dhe luftës së Legjendarit Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit.

Florë çka ndodhi? Pse votove ‘pro’ Gjykatës?

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, më 16 prill kishte deklaruar se hapur se do të votojë kundër themelimit të Gjykatës Speciale që do të merret me pretendimet e Dick Marty lidhur me krimet e supozuara të UÇK-së.

“Vota ime në kuvend për Tribunalin do të jetë kundër, ngase nuk mund të ngre dorë kundër UÇK-së”, kishte deputatja Flora Brovina.

Ajo pati thënë se është zhgënjyer nga politika, por nuk e ka në plan që të largohet prej saj edhe për një kohë.

Mirëpo, Flora nuk e mbajti fjalën. Në seancën e sotme, deputetja Brovina I tha po Gjyktës për UÇK-së. Ndryshim se jo mahi.

LDK-ja në kor i tha po Gjykatës – të gjithë pro!

Në votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të supozuara pati qarje në disa nga Grupet Parlamentare, pasi që jo të gjithë votuan pro.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës votuan në kor, por dallimi është se deputetët e Vetëvendosjes votuan kundër të gjithë, derisa të gjithë deputetët e LDK-së votuan pro.

Në AAK kundër votuan dy deputetë, Daut Haradinaj dhe Time Kadriaj, derisa abstenoi Nijazi Idrizi.

Në anën tjetër, as Grupi Parlamentar i PDK-së nuk ishte unik sa i përket votimit. Kundër votuan Fadil Demaku, Ganimete Musliu, Nait Hasani dhe Hydajet Hyseni. Unanimisht votuan edhe të gjithë deputetët serbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu