Deputetët nuk duan ta dëgjojnë Isën

0
425

Kuvendi i Kosovës

Salla e Kuvendit të Kosovës është e zbrazët. Ndonëse në të në orën 10 ishte e paraparë interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

Lajmi është postuar edhe në faqen e internetit të Kuvendit të Kosovës ku thuhet se kjo interpelancë e kryeministrit Mustafa bëhet “për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, të propozuar nga GP VV”.

Partitë opozitare në Kosovë e kanë kundërshtuar themelimin e kësaj Gjykate. Ato kanë thënë se do të votojnë kundër ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës që do të mundësonte themelimin e Gjykatës e cila do të merret me hetimin e pretendimeve të dala nga raporti i Dick Martit në Këshillin e Evropës./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu