Deputetët serbë thonë se FAK’u duhet diskutuar në Bruksel

0
636

FSK-ja

“Kjo është një çështje e madhe dhe duhet të zgjidhet në një nivel më të lartë. Gjithsesi konsideroj se duhet të përfshihet edhe shteti I Serbisë në të gjithë këtë procedurë dhe shpresoj se në fund do të jetë kësisoj, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë. Natyrisht se duhet të jetë temë e dialogut në Bruksel”, ka thënë Bojan Mitiq, nga Lista Serbe.

Përfaqësues të pranisë ndërkombëtare sikurse edhe diplomatë të shteteve perëndimore kanë shprehur interesim lidhur me ecurinë e procesit të transformimit të Forcave të Sigurisë të Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, ndërkohë që nga vendimmarrësit janë njoftuar se Qeveria ende nuk e ka dërguar pakon ligjore në Kuvend.

Madje, sipas një plani të Ministrisë së FSK-së, pakoja ligjore për themelimin e FAK-ut nuk pritet të shkojë në Kuvend deri në fund të muajit mars, shkruan Koha Ditore.

Por pavarësisht kësaj, deputetët nga Lista Serbe kërkojnë që në proces të përfshihet edhe shteti i Serbisë, përkatësisht që çështja të shtrohet në dialogun Prishtinë – Beograd, të ndërmjetësuar nga Brukseli.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu