Deputetëve nga rajoni i Dukagjinit u kërkohet të mos e votojnë Demarkacionin!

0
440

Deputetëve nga rajoni i Dukagjinit u kërkohet të mos e votojnë Demarkacionin!

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e partive pozitare që i takojnë rajonit të Dukagjinit, po u bëhet thirrje që të mos votojnë pro verzionit aktual të marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo thirrje ka qenë veçanërisht për Armend Zemajn nga LDK, Safete Hadërgjonajn nga PDK dhe Besim Beqajn po ashtu nga PDK, shkruan GazetaBlic.com

Thuaj Jo Demarkacionit me Malin e Zi”,  është faqja në rrjetin social Facebook e cila në emër të qytetarëve të Komunës së Deçanit e ka adresuar këtë kërkesë tek këta tre deputetë për mos votim të Demarkacionit.

Qytetarët e Deçanit, ju bënë kërkesë publike të gjithë Deputetëve tē Parlamentit të Kosovës që vinë nga Deçani, veqanerishtë atyre të pushtetit që të mos e votojnë propozimin aktual qeveritarë për Demarkacionin me Malin e Zi”, shkruan në këtë faqe.

Ju rikujtojnë që nga ky propozim Kosova humbë 8200 hektarë, madje disa fshatra të Deçanit i humbin bjeshkët e tyre”, vazhdon kërkesa e paraqitur në këtë llogari në facebook.

Po ashtu këtyre tre deputetëve dhe të gjithë të tjerëve, kjo faqe u thotë se vota pro demarkacionit është tradhti.

Vota për, është votë e tradhëtisë. Dëgjojeni zërin e popullit. Mos e votoni demarkacionin”, përfundon kërkesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu