Deputeti i LDK-së do patjeter koalicion me VV-në, Presidenti të diskutohet më vonë

0
216
Deputeti i LDK-së do patjeter koalicion me VV-në, Presidenti të diskutohet më vonë

Të paktën një deputet i LDK’së mendon se çështja e Presidentit s’duhet të diskutohet tash me Vetëvendosjen. Në këtë kohë, Fatmir Rexhepi po kërkon marrëveshje për formimin e Qeverisë. Madje, po thotë se pajtimi duhet të arrihet gjithqysh pasi s’ka alternative tjetër. Në një bisedë për Express, ish-Ministri i Brendshëm ka sqaruar edhe mospajtimet me Lutfi Hazirin në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së për koalicionin me VV’në.

Deputeti i LDK’së, Fatmir Rexhepi e ka pranuar se ka pasur mospajtime në Këshillin e Përgjithshëm kur kanë folur për koalicionin me Vetëvendosjen. Përplasjen e kishte pasur me Lutfi Hazirin kur ishte hapur tema e koalicionit.WERBUNG

Rexhepi thotë se edhe në organin më të lartë partiak ka thënë se s’ka alternativë tjetër pos marrëveshjes me Vetëvendosjen.

 “Në mbledhjen e fundit të kryesisë së LDK-së  kam shprehur mendimet e mia sa I përket çështjes së marrëveshjes për koalicionin që alternativë tjetër nuk ka përpos koalicionit mes VV-së dhe LDK-së”, ka thënë Rexhepi dhe ka sqaruar përplasjen me Nënkryetarin e LDK’së

“Kurse nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka ndërhyrë pas fjalës time dhe nuk është pajtuar me propozimet e mia lidhur me këtë çështje. Mendoj që ka bërë një veprim jo të arsyeshëm politikisht dhe unë nuk desha me u marr me të do të kemi rast të i sqarojmë ato në forumet e partisë pa dashur me e zmadhu atë far pune le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, ka shpjeguar Rexhepi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu