Deputeti i LDK-së që nuk e votoi Rezolutën kundër Thaqit sulmon Shpend Ahmetin

0
492
Deputeti i LDK-së që nuk e votoi Rezolutën kundër Thaqit sulmon Shpend Ahmetin

Naser Rugova nuk e kishte votuar rezolutën përmes së cilës i ndalohej Hashim Thaçit të dialogonte për territorin në bisedimet në Bruksel, tash vet ai po e sulmon Shpend Ahmetin, që është caktuar si bashkëkryesues i ekipit negociator për dialogun final me Serbinë.

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova me 1 nëntor të këtij viti nuk mori pjesë në seancën ku votohej rezoluta kundër Hashim Thacit si drejtues i delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë. Tha se kishte pasur termin për vizë në ambasadën e Hungarisë, por që Insajderi e kishte kuptuar se ambasada atë ditë kishte pasur ditë pushimi.

Thash Rugova ka thënë se nuk do të donte që ishte në pozitën e kreut të PSD-së, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i Prishtinës, që është caktuar si bashkëkryesues i ekipit negociator për dialogun final me Serbinë.

“Nuk do të dëshiroja të isha në pozitën e zotit Ahmeti, pasi udhëheqësi i një dialogu të tillë do të duhej të ishte dikush që ka mbështetje elektorale, pra legjitimitet politik”, ka thënë Rugova.

Ai ka thënë se dialogun do të duhej të ishin caktuar vijat e kuqe, e temat primare. Ai thekson se pa LDK-në e Vetëvendosjen nuk mund të bëhet asgjë.

“Do të ishte dashur të krijohej klima politike të krijohej një ekip negociator, e një platformë, të bëheshin vijat e kuqe dhe cilat janë temat prioritare. Me këtë arrogancë pa LDK-në e VV-në s’ka fuqizim e vendime të mëdha. Ata mund të negociojnë e mund të sjellin ato në Kuvend prandaj pa LDK-në nuk mund të bëhet asgjë, e gjithsesi as pa Vetëvendosjen”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu