Deputetja nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur jodemokratike qeverisjen e bashkë-udhëhequr nga partia e saj.
Ajo ka thënë se ndihet e zhgënjyer pasi që Qeveria nuk ka realizuar ato për të cilat ka votuar ajo si deputete.
Më poshtë po u sjellim postimin e saj të plotë:
Unë kam votuar për këtë Qeveri sepse kam besuar se:
– do të anëtarësohemi ne NATO;
– do të nisim negociatat për UE;
– do të realizojmë premtimet për barazi të plotë;
– do të rikthejmë vlerat e demokracisë;
– do të rivendosim sigurinë;
Por, gjatë gjithë kësaj kohe, Qeveria:
– e izoloi vendin nga partnerët ndërkombëtarë;
– e rrënoi imazhin pozitiv të vendit;
– nuk tregoi asnjë respekt për parimet e bashkëqeverisjes etnike;
– pa ndalur e luftoi realizimin e Marrëveshjes së Ohrit;
– vendosi autoritarizmin në vend të demokracisë;
– refuzoi dialogun;
– rrënoi bashkëjetesën;
– prishi kohezionin e brendshëm;
Mjaft ishte. As qytetaret dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk mbështet qeverisjen jodemokratike. Është koha për dorëheqje.