Deshën ta mashtrojnë ambasadën, por arrestohen

0
804

Prishtinë, 12 maj – Provuan të futeshin në provim të gjuhës gjermane me pasaportë të falsifikuar në emër të dikujt tjetër por të njëjtin u kapën nga policët.

Më 11.05.2011 rreth orës 15:00, njësia patrulluese e stacionit policor “Qendra” kishte pranuar një informatë nga zyrtarët e ambasadës gjermane se kanë hasur në një pasaportë të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Andrea Gropa” në objektin ku mbahen provimet për gjuhën gjermane, ku personat e dyshuar të involvuar në rast duke falsifikuar dokumentin zyrtar (pasaportën) kanë tentuar që të futen në provim në emër të dikujt tjetër.

Policët me të marrë informatën kanë shkuar në vend ngjarje dhe personi që kishte dorëzuar pasaportën e falsifikuar është sjellë ne stacion policor së bashku me tre persona të tjerë.

Katër të dyshuarit dy meshkuj dhe dy femra B D. I R. S V. dhe F K. janë intervistuar nga ana e hetuesve policorë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori publik komunal dhe dy të dyshuarit e parë të gjinisë mashkullore B D. dhe I R. janë dërguar ne qendrën e ndalimit për 48 orë derisa dy të dyshuarat të gjinisë femërorë S V. dhe F K. janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë duke u përgatitur të gjitha procedurat për dorëzimin e kallëzimit penal në prokurorinë përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu