Deshishku: Katër a pesë kat të objektit i ndërtova pa leje

0
710

Katër a pesë kat të një objekti kolektiv në Lagjen “Tophane” në kryeqytet, ish-deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, e ka pranuar se i ka ndërtuar para se të pajisej me leje ndërtimi. Punimet ka thënë se i ka filluar në vitin 2012, në kohën e qeverisjes së ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, njëherësh bashkëpartiakut dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Rreth këtij rasti, Deshishku ka dëshmuar të hënën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në gjykimin kundër dhjetë ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës, të cilët po akuzohen për krim të organizuar. Në bazë të aktakuzës, ai ka përfituar prej këtij ndërtimi 1 milion e 144 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pos Deshishkut, janë marrë në pyetje edhe dy dëshmitarë të tjerë, të cilët po ashtu kanë pranuar se ndërtimet i kishin filluar para se të pajiseshin me leje ndërtimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu