Dëshmitari E1, skenar i Beogradit

0
686

Edhe avokati mbrojtës i të akuzuarve Naser Raufi është i bindur se dëshmitari E-1 është i shpifur. “E kemi parasysh edhe faktin se mediat nga Beogradi për herë të parë përmendën dëshmitarin e mbrojtur. Un mendoj se në kohën kur prokuroria nuk mund të gjejë dëshmi undër të akuzuarëve, e ka shpifur dëshmitarin e mbrojtur. Ku ishte ky dëshmitarë deri tani dhe si u paraqit 135 ditë pas ndodhjes së rastit”, pyet avokati Raufi, në deklaratën e tij për “Lajm”

Paraqitja e një dëshmitari me shifrën E-1 në rastin e quajtur “Monstra” është skenar i Beogradit, vlerësojnë ekspertë shqiptarë. Sipas tyre, në pamundësi pë rtë gjetur dëshmi kundër të akuzuarve, policia maqedonase ka shpifur këtë dëshmitar.

“Nëse ju kujtohet disa ditë pasi ndodhi vrasja në Smilkovc mediat e Beogradit të parat u paraqitën me informacione se ekziston një dëshmitar I mbrojtur lidhur me këtë rast. Në atë kohë policia maqedonase i demantonte këto pohime, mirëpo tani kur si duket nuk ekzistojnë dëshmi kundër të arrestuarëve, sërish ëhstë shpifur dëshmitari i mbrojtur për të arritur qëllimin për edh një rast të montuar kundër shqiptarëve”, deklaroi për “Lajm” një ekspert, i cili dëshiron të mbetet anonim.

Edhe avokati mbrojtës i të akuzuarve Naser Raufi është i bindur se dëshmitari E-1 është I shpifur.

“E kemi parasysh edhe faktin se mediat nga Beogradi për herë të parë përmendën dëshmitarin e mbrojtur. Un mendoj se në kohën kur prokuroria nuk mund të gjejë dëshmi undër të akuzuarëve, e ka shpifur dëshmitarin e mbrojtur. Ku ishte ky dëshmitarë deri tani dhe si u paraqit 135 ditë pas ndodhjes së rastit”, pyet avokati Raufi, në deklaratën e tij për “Lajm”.

Dëshmitari i ashtuquajtur i mbrojtur pas një jave pritet të jap dëshminë e tij para trupit gjyqësor, të dyshuarëve të ndaluar në paraburgim si dhe avokatëve mbrojtës, por ai do të jetë me figurë të fshehur dhe zë të ndryshuar, për të mos u bërë identifikimi i tij për shkaqe sigurie.

Avokati Raufi shton se se po krijohen dyshime se rasti po montohet, vetëm e vetëm për të dënuar personat e dyshuar dhe të ndaluar në kuadër të operacionit “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc që ndodhi në prill të këtij viti.

“Në mungesë të dëshmive të tjera vlerësojmë se do të shkohet me dëshmitar të mbrojtur, për shkak se me çdo çmim duan të ngrisin akuzë. Tejet e dyshimtë është ajo se dëshmitari i mbrojtur u gjet vetëm pas 135 ditëve të hetimeve, që ngre dyshimin se rasti është i montuar”, ka theksuar avokati Raufi.

Tentimi për të pasur dëshmitar të mbrojtur ishte që në fillim të procesit të hetimeve dhe ndalimit të grupit të të dyshuarve në operacionin “Monstër”, por një nga të ndaluarit nga policia Haki Haziri nga Shkupi pas disa ditëve që konsiderohej si person i zhdukur, doli se kishte qenë dëshmitar i mbrojtur. Haziri pas presioneve të mediave u nxor në publik dhe organet policore theksuan se ai ishte dëshmitar i mbrojtur, por që më pas kishte hequr dorë nga një status i tillë, mirëpo ai më pas u përfshi në grupin e të dyshuarve kryesor për vrasjen e pesëfishtë.

Vrasja e pesëfishtë ndodhi në prill të këtij viti me ç`rast pesë të rinj maqedonas u vranë pranë Liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.

Në burgjet e Manastirit dhe Prilepit tashmë gjenden katër të dyshuarit për vrasjen në Smilkovc që ndodhi në prill të këtij viti, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë në arrati.

 

A do të ndikojnë tensionet politike në rastin “Monstra”

Në opinion janë paraqitur edhe dyshime se nëse nuk janë artificiale, tensionet e krijuara politike mund të ndikojnë në përshpejtimin e rastit “Mosntra” me çka do të shtoheshin gjasat për montim të tij. Avokati Naser Raufi qetëson duke thënë se një gjë e tillë vështirë mund të ndodhë pasi për procesin gjyqësor ekziston interesim I madh te bashkësia ndërkombëtare dhe te mediat e huaja dhe ato vendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu